LIVE UPDATES
Bota

Një fillim i mbarë, tre partitë në Gjermani “gjejnë” gjuhën për koalicionin

19 Tetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Një fillim i mbarë, tre partitë në Gjermani

GJERMANI – Fillimi është i mirë. Në më pak se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, socialdemokratët, (SPD), liberalët, (FDP) dhe Të Gjelbrit e përfunduan me sukses fazën e bisedimeve paraprake, ku verifikohet, nëse ka aq të përbashkëta mes partive, që të kalohet në fazën tjetër të bisedimeve zyrtare për koalicion. Të përbashkëtat pra ekzistojnë. Koha e Krishtlindjeve si afat final për krijimin e qeverisë së re duket realiste. Një periudhë e tejzgjatur pezulli do të mënjanohej kështu për Gjermaninë, BE dhe aktorët ndërkombëtarë.

Edhe një lajm tjetër i mirë…para së të vijë një “Por” e madhe. Siç u premtua krijimi i qeverisë së re nuk u bë treg medial koketerish. Kujtojmë herët e fundit të bisedimeve për koalicion, kur mediat rregullisht ushqeheshin me deklarata nga bisedimet e brendshme. Apo kur në ballkonët, që shiheshin nga të gjithë luhej teatër me ndërrim aktorësh. Këtë herë u tregua disiplinë. Kjo krijon përshtypjen e qëndrueshmërisë. Por kaq e stabilizuar situata nuk është.

Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen

Kuota e vaksinimit në Gjermani nuk është aq e lartë sa në vende të tjera të BE dhe se si do të zhvillohet pandemia këtë dimër nuk dihet. Pavarësimi në prodhimin energjitik përmes prodhimit të energjive të rigjenerueshme kërkohet gjithnjë e më shumë me zë të lartë, por aftësitë nuk janë zhvilluar sa duhet. Në vend të kësaj rritet njëherë për njëherë varësia nga gazi rus. Partia e dytë popullore pas SPD-së, CDU-ja ndodhet në krizën më të rëndë të historisë së saj.

Aleanca treshe, e ashtuquajtur “semafor” paraqitet si “koalicion i së ardhmes”. Por ajo duhet të zgjidhë njëherë shumë probleme të së tashmes. Pa harruar çështjen, se si do të financohen këto plane. Politika e shpëtimit e Coronës e Gjermanisë ishte mjaft zemërgjerë, duke kushtuar kështu kushedi sa miliarda. Shumë rezerva financiare janë zbrazur.

Një koalicion tresh në federatë risi për Gjermaninë

Këto kohë flitet shumë për një “bashkëpunim” të ri. Sado bukur të tingëllojë kjo, së pari është një fakt. Sepse për herë të parë në historinë e Republikës Federale do të ketë një koalicion tre partish në nivel federal. Vërtet që politikanët mund të bazohen në përvojat e qeverive të landeve, por gjetja e kompromiseve mes tre partive është më e vështirë. Në negociata nuk ka asnjë partner dukshëm më të fuqishëm. Liberalët dhe Të Gjelbrit së bashku janë po aq të fortë sa SPD.

Po ashtu pas aktorëve të ardhshëm të politikës që janë në rresht të parë qëndrojnë parti të fuqishme me orientimet e tyre, si psh në politikën e tatimeve. Brenda partive veprojnë grupime, krahë të caktuar, qendra pushteti që duhet t’i mbështesin vendimet që merren. Këta janë bashkë-lojtarë që mund të sjellin dinamika të tjera. Siç duket tani në Berlin, ku u zgjodh senati i ri. Aty Franziska Giffey e SPD u paraqit në zgjedhje me qëllimin të krjojë një koalicion qytetar-liberal, me CDU ose FDP. Tani asaj i duhet të ndjekë vullnetin e partisë së saj, dhe kërkon një ringjallje të koalicionit të majtë me Të Gjelbrit dhe të Majtët.

Në negociatat për koalicion në Gjermani bëhet fjalë edhe për shpërndarjen e posteve. Posti i ministrit të Financave shihet si post kyç, prandaj aty fillon lufta e vërtetë për pushtetin e ardhshëm, ku do të kuptohet sa të qëndrueshëm janë uniteti dhe solidaritet i përfolur.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermani zgjedhjet ne gjermani zgjedhjet ne gjermani 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 gjermani zgjedhjet ne gjermani zgjedhjet ne gjermani 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj