Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Një patriot për Lushnjen”/ Kandidati i PD zbulon sloganin: Në shërbimin tuaj
7 Shkurt 2022, 08:46Nga DOSJA
LUSHNJE– Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka zbuluar sloganin dhe posterin e fushatës. Në postimin e tij, Sefa shkruan se është patriot i qytetit dhe vjen nga një familje që ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontributin e saj në Kongresin e Lushnjes. Duke përmendur kështu dhe një prej nënshkruesëve të deklaratës së Pavarësisë më 1912, Nebi Sefën. Ai shkruan se me ardhjen në krye të Bashkisë Lushnje, Sefa zotohet se do të punojë për qytetin e do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Votoni Partinë Demokratike. Votoni INDRIT SEFA për Kryetar bashkie të Lushnjes. Lindur dhe rritur në Lushnje, Endriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa,”-shkruan Sefa në postimin e tij.
Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës mnga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta fajësoi kryeministrin e vendit Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha për zvarritjen e reformave mad...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta beson se opozita shqiptare do të dalë nga kriza e saj për të qenë më e fortë. Në intervistën e dhënë për R...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi që Bashkimi Europian të liberalizojë sa më shpejt vizat për Kosovën. Në intervistën e dhënë së fund...
GJIROKASTËR – Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Tritan Shehu mori pjesë në mbledhjen e degës së PD në Gjirokastër. I shoqëruar ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga Bashkimi Europian që të ushtrojë më tepër presion ndaj Shqipërisë për zbatimin sa më efikas të ...
TIRANË – Presidenti i Shqipërsië, Ilir Meta theksoi se vendi i tij dhe Mali i Zi nuk kanë marrëdhënie të mira, por të shkëlqyera. Në intervistën e dh...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike përkujtoi sot 55-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë vend ateisht nga ish-diktatura komuniste. Në një postim n...
DURRËS – Kandidati i Partisë Demokrate për postin e kryebashkiakut të Durrësit Luan Hoti reagoi pas publikimit të fotove të ish-kryetarit të Bashkisë...