Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Një “PO” së cilës i qëndrojnë si thikë pas shpine një sërë kushtesht që e bëjnë të ngjajë më shumë se një vendim negativ. Nëse këtë fillim jave agjensia Reuters njoftoi se Bashkimi Evropian do të miratojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, duket se dardha e ka bishtin mbrapa.
Heqja e vetos nga Holanda dhe Franca nuk e është e mjaftueshme që në këtë kohë të rëndë koronavirusi të festohet sado pak. Sipas draftit paraprak që Lapsi.al ka mundur ta lexojë për “PO” shtohen kushte të tjera plus atyre të nëntave që vendosi Bundestagu gjerman. Ato kanë të bëjnë me ligjin e mediave, me luftën ndaj kriminalitetit dhe me ruajtjen e të drejtave të minoritetit, si pasojë e presionit të Athinës.
Lapsi.al arriti të sigurojë nga burime diplomatike sot në drekë draftin e plotë që 27 vendet anëtare të BE do i thonë një PO me kushte tejet të forta, madje shumë më të rënda se ato të Bundestagut Gjerman, hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas këtij dokumenti, Athina zyrtare nuk është kënaqur po ka shtuar edhe dy të tjera që lidhen me të drejtat e minoritetit. Greqia ka kërkuar miratimin e një ligji për regjistrimin e popullsisë sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe me përparimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
Këto pika janë shtuar në nenin nr 10 të dokumentit që pritet të votohet nesër nga ministrat e jashtëm të 27 shes.
Por, duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin, por gjithashtu u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e pare ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor ka rënë dhe ulja reale në tryezë me BE mund të shtyhet në kalendat greke.


Nëse në qershor të 2018 u mor vendimi në parim dhe u përcaktua fundi i 2019 si momenti për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare (siç lexohet në piken 54 të konkluzioneve të 2018 për Shqiperine), në vendimin që pritet të merret nesër, konfirmohet vendimi për hapjen si i 2018, por vendosen disa kushte për të nisur negociatat e për të zhvilluar konferencen e parë nderqeveritare.
Ato janë: miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me OSBE/ODIHR; funksionomi i gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë në përputhje me opinionin e komisionit të Venecias, kthimi mbrapsht/amendimi i ligjit të medias në perputhje me opinionin e komisionit te Venecias dhe kushteve të tjera që kane teëbejnë me luftën kundër korrupsionit, krimit te organizuar dhe luftimin e fenomenit të azilkerkimit.
Pra më e keqja qëndron se nuk percaktohet asnjë afat kohor se kur mund të zhvillohet konferenca e parë nderqeveritare. Dhe kushti mbi kushtet është se vendet anetare i kerkojnë Komisionit Evropian që të bëjë një raport për permbushjen e këtyre kushteve, përpara se të zhvillohet takimi i parë BE- Shqipëri.
Por përpos heqjes së një afati kohor,të limituar , 27 vendet kanë rënduar edhe procedurën se si do të arrihet tek konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në. Kleçka qëndron tek Kuadri Negociues që i kërkohet Komisionit Evropian për të përgatitur perpara zhvillimit të Konferences Ndërqeveritare. “Zakonisht ky është një dokument ku përcaktohen parimet e procesit të negociimit. Propozohet gjithnjë nga Komsioni Evropian dhe miratohet nga Vendet Anetare përpara zhvillimit te Konferences Nderqeveritare. Por për Shqipërinë kjo procedura është përmbysur. Vendet anëtare kanë bërë një listë të stërgjatë ku mes tjerash kërkohet: dënimi i zyrtarëve të lartë, politikaneve, gjyqtareve, prokuroreve që kanë pasur akuza gjatë procesit të vettingut. Dënimi i personave që akuzohen për blerjen e votave etj. Aty kërkohet vendim përfundimtar për ligjshmerine e zgjedhjeve vendore të 2019 (nënkupto Gjykatë Kushtetuese funksionale) si dhe zbatimi i legjislacionit për minoritetet. Pra, kur komisioni të bëje gati Kuadrin Negociues për Shqiperine dhe të kërkoje miratimin nga Vendet Anetare, në këtë dokument duhet te reflektohet qartë që kushtet e mësiperme janë permbushur” e shpjegoi këtë procedurë për Lapsi.al një diplomat që e ka lexuar dokumentin.
Pra, po të thuhet troç, ndryshe nga Maqedonia që po merr një PO të vertetë, Shqipërisë do ti jepet një miratim “fake”, sa për sy e faqe. Rruga për ne është shumë më e vështirë se ajo që vendet anëtare na përcaktuan në 2018, kur vërtetë s’na i hapën negociatat, por na e lanë ndezur dritën jeshile.
Thënë thjeshtë, pengesat që shtohen janë dy: E para, ndryshe nga më përpara nuk kemi më një datë dhe së dyti për ta pasur një ditë atë, do na kërkohet një dokument me një pafundësi konditash shumë më të forta sesa ato që në vuri parlamenti gjerman. “Pra nëse sipas Bundestagut kishim një liste me kushte për t’u plotesuar për zhvillimin e Konferences se Parë Nderqeveritare dhe asaj të dytë, që u njohen ndryshe si 9 kushtet e famshme të Bundestagut, me vendimmarrjen e tanishme të BE-se, do të kemi një listë më të gjatë kushtesh që duhen permbushur nga ana e Shqiperisë. Kur kjo të ndodhë, ato duhet të reflektohen si të tilla në dokumentin e Kuadrit Negociues, që duhet përgatitur nga Komisioni Evropian e më pas të miratohen njëzeri nga vendet anëtare. Për permbushjen e këtyre kushteve, Komisioni duhet të bëjë një raport tjetër për Vendet Anetare. Pra shkurt, kemi të bëjmë me një kalvar të parealizueshëm” i tha Lapsi.al, diplomati që e kexoi këtë dokument.
Pra me teper sesa një ngjarje për tu gëzuar drafti që pritet të vendosë hapjen e negociatave është një fletërrufe për gjendjen në të cilën jemi.
Marrë nga Lapsi.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Rindërtimit dhe koordinatori për situatën ekonomike të koronavirusit, Arben Ahmetaj i ftuar dje në “Opinion” ka lëshuar një thirrj...
Tiranë-Kreu demokrat Lulzim Basha në një lidhje në emisionin “Opinion” ka theksuar rëndësinë e shpalljes së vendit në gjendjen e emëergjencës së fatkeqësisë nat...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për armëpushimin që ka bërë me Kryeministrin në këto ditë kur Shqipëria është përfshirë nga COVID-19. I ftuar sot...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një vendim të ri për përballimin e situatës së COVID-19. Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare dhe ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për planin ekonomik të qeverisë dhe u shpreh se është një hap i rëndësishëm për situatën e tanishme dhe pret që t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se ku i ka kaluar ditët e karantinës. Në një intervistë në emisionin “Open”, Meta u shpreh se tani nuk u jep më...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë që të urdhërojë mbylljen e të gjithë call center dhe fasonerive që nesër në...