Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë-Kreu demokrat Lulzim Basha në një lidhje në emisionin “Opinion” ka theksuar rëndësinë e shpalljes së vendit në gjendjen e emëergjencës së fatkeqësisë natyrore. Sipas Bashës, shpallja e një gjendjeje të tillë, do të ndihmonte si shtetin ashtu edhte qytetarët.
“Kushtetuta e Shqiprisë dhe ligjet e Shqipërisë, ligji i emergjencave janë shumë të qarta. Ne jemi në dy javëshin e fundit të zgjatjes së emergjencës së shkaktuar nga tërmeti, për 3 qarqe. Kam kërkaur shpalljen e emergjencës në gjithë territorin. Kjo është një masë që ndihmon shtetin, por dhe individët. Në kushtet e një emergjence të shpallur nga shteti, edhe bizneset që kanë kontrata jashtë vendit mund të kenë kaluazola që i ndihmojnë”.
Duke kujtuar që qytetarët shqiptarë në këtë situatë kanë edhe të drejta, Basha theksoi se vendimi për emergjencën është një detyrim ligjor, ndërsa theksoi edhe një herë 3 prioritetet e platformës së Partisë Demokratike në këtë situatë.
“Ne kemi vetëm 3 prioritete ku duhet të investohen lekët e taksapaguesve. Nuk janë lekët e shtetit ato, janë të qytetarëve. Shteti është administrator. 3 janë priorietetet:
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Shqipëria mund t’i ketë në dispozicion këto para dhe mund t’i gjejnë, Basha foli për të paktën 216 milionë euro, që janë në strukturën e buxhetit të sotëm të shtetit.
“Aty ku i kanë gjetur edhe shtete të tjera. Nga shpenzimet e luksit. E rëndësishme është që ato konçensione që nuk kanë leverdi, por dhe shpenzime të tjera, ndërtime rrugësh, etj, mund të shtyhen. Të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë sot duhet të shkojnë në një drejtim.
Janë 120 milionë euro nga 10 kontrata konçensionare . 40 milionë euro si shpenzime operative të tepërta dhe afro 100 milion të tjera të cilat janë shpenzime në zërin e investimeve publike”.
Ndërsa ka mbështetur masat strikte të ndërmarra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, Basha tha se opozita prej 1 muaji ka bërë thirrje për masa parandaluese dhe se koha madje mund të kërkojë përforcimin e tyre.
“Madje koha mund të kërkojë që të bëhen më shumë sakrifica. Këto sakrifica bëhen kur ne i mbështesim njerëzit në nevojë. Një pjesë janë vendosur, çka tregon se propozimet ishin realiste. I garantoj qytetarët që këto propozime I kemi bërë sikur të ishim ne sot në qeverisje, me përgjegjësinë e një force që ka qeverisur vendin. Të gjitha propozimet tona janë konstruktive. I tillë është dhe propozimi për mbylljen e të gjitha bizneseve që janë në ambjente të mbyllura. Flas për fasonë, call center, fabrika që nuk janë në domosdoshmërinë jetike dhe shfaqin rreziqe për shëndetin e punonjësve. Sot u informova që Kryeministri do ta shpallë këtë gjendje emergjence, por i bëj thirrje të mos e vonojë”, tha Basha.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për armëpushimin që ka bërë me Kryeministrin në këto ditë kur Shqipëria është përfshirë nga COVID-19. I ftuar sot...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një vendim të ri për përballimin e situatës së COVID-19. Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare dhe ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për planin ekonomik të qeverisë dhe u shpreh se është një hap i rëndësishëm për situatën e tanishme dhe pret që t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se ku i ka kaluar ditët e karantinës. Në një intervistë në emisionin “Open”, Meta u shpreh se tani nuk u jep më...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë që të urdhërojë mbylljen e të gjithë call center dhe fasonerive që nesër në...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka bërë një denoncim teksa shkruan se qeveria ka porositur me një muaj vonesë mjetet mbrojtëse për ...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur se sot ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, në lidhje...