Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilët është prerë fletë-arresti në kuadër të operacionit ‘Shpirti” ndodhen në Spanjë. Mësohet se Marku dhe Deda janë laguar disa vite më parë nga Shqipëria dhe destinacioni i tyre i fundit ka qenë Spanja.
Dëshmia e të penduarve ka zbuluar se dy efektivët kanë qenë përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, që nga viti 2016. Mediat italiane shkruanin sot se në një pjesë të dëshmisë, të penduarit tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë.
SPAK i akuzon dy ish-truproja se kanë trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën me 1016 kilogramë kanabis, e cila u është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Këta dy të fundit janë arrestuar në Bari. Në dosje thuhet se dy ish-truprojat e Tahirit dyshohet se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.
Një ditë më parë, Agustin Deda ka mohuar të ketë lidhje me drogën. Disa orë pasi u pre fletë-arresti në emrin e tij, në një intervistë me gazetaren Klodiana Lala, Deda që njihet dhe me emrin Paul është shprehur se si ndodhet jashtë shtetit ku po punon në ndërtim për të siguruar para për familjen e tij, pasi siç shprehet, është edhe baba i një djali.
Deda dhe Marku janë vetë dy nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti”, i nisur që nga viti 2017 dhe akuzohen për trafik të narkotikëve.
Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?
Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjashtë drejtues mjetesh janë vënë në pranga në 24 orët e fundit dhe 2 mijë e 356 të tjerë janë gjobitur pasi janë pikasur teksa udhëtonin në...
ITALI– Një shqiptar i identifikuar si Atilio Ndrekaj, 23 vjeç dhe një italian, Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç janë sulmuar brutalisht me shkopinj...
VLORË– Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës. Balkanweb ka publikuar një video ku shihet përfshirja e lokalit ng...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 55 raste active dhe 130 mijë e 23 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bi...
TIRANË– Prokurori i komanduar në krye të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi i cili tashmë është pas hekurave për korrupsion ka liruar katër të rinj që ...
SKRAPAR– Makina e plehrave pasi depoziton mbetjet buzë të përroit të Pilipizgës, plehrave u vihet flaka. Përveç ndotjes mjedisore, vatra e zjarrit ...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur një person vjedh një motor gjatë natës. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së vendit ku ka ...
BRITANI E MADHE– Ervis Truni 20-vjeç dhe Migen Dragjoshi 31-vjeç, të dy shqiptarë, janë dënuar me nga 24 javë burg secili dhe nga 128 oaund gjobë ...
POGRADEC- Ekspozita e makinave Retro është mbajtur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Ditën e sotme mbi 60 makina të viteve të mëparëshme nga shtete të ndry...
LIBRAZHD– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Libraz...