LIVE UPDATES
Politike

Nuk e lanë të fliste! Vasili: Ku ta kërkojmë fjalën? Mbylleni këtë debat

28 Tetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Nuk e lanë të fliste! Vasili: Ku ta kërkojmë fjalën?

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi pasi nuk u la që të fliste as nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe as nga kryeministri Edi Rama. Vasili kërkoi të dinte se ku mund ta kërkojë fjalën kur nuk ia jep asnjeri në sallën e Kuvendit. Ai kërkoi që debati Rama-Basha të mbyllej dhe të respektohen rregullat e vendosura për ndjekjen e kësaj seance plenare.

Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu apo është pronësi e çdo lloj tangoje politike që ka kohë të tjera për tu bërë. Kjo rregullore që jeni çobani i saj nuk parashikon përveç atij që kërkon dhe ai që i përgjigjet. Lërini të bëjnë muhabet sa të duan. Por së paku bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar i rregullores Kryeministri, të flasë kur ka radhën! O bëjeni këtë detyrë! Ku do vemi ta kërkojmë fjalën te shkallët e kuvendit. Mbylleni këtë debat, po boll këtë rrumpallë parlamentare që është pa rregull, të zbatojmë këto rregulla së paku. Mbi këto nuk del asnji në këtë sallë. Griseni publikisht dhe thoni që është salla e kryeministrit dhe të vazhdojmë me rrëmpallën.’– tha Vasili.

Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike petrit vasili seance plenare 28 tetor 2021 petrit vasili seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll