LIVE UPDATES
Politike

‘Nuk është presion, duam rezultate’, VOA: Rama kërkon nga SPAK hetimin e Berishës

11 Maj 2022, 16:45 Nga DOSJA
‘Nuk është presion, duam rezultate’, VOA: Rama kërkon

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA-të për “korrupsion madhor”, e po ashtu dhe gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga procesi i vettingut.

Ai hodhi poshtë kritikat se po i bënte presion politik drejtësisë, duke theksuar se deri tani SPAK ka hetuar dhe akuzuar pa asnjë pengesë shumë ish funksionarë socialistë.

Pas debateve të shumta që shoqëruan dy fjalime të tij në forumet socialiste me sulme të forta ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, zgjodhi sot sërish hollin e partisë së tij, për të folur mbi këtë temë.

Ai theksoi se nuk është presion ndaj drejtësisë të kërkosh më shumë rezultate nga ajo, kur vetingu po bën 5 vjet dhe Prokuroria e Posaçme gati tre vjet nga nisja e veprimtarisë.

Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion, se përndryshe çfarë do të duhet të thoshim pastaj për deklaratat e BE e SHBA, ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatëse të korruptuar, presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti, e një ish-kryeministri, të shpallur non grata nga SHBA më akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë, dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht një deklaratë se institucionet e një vendi, pra të këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre” – tha zoti Rama.

Zoti Berisha nuk është i vetmi ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendour sanksione. Megjithatë deri më tani zoti Rama nuk është shprehur sepse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve, duke nisur nga ish kryebashkiaku socialst i Durësit Vangjush Dako, te ish deputeti Tom Doshi, nga partia e të cilit sociaistët llogarisin si mbështetje 3 vota në parlament, apo së fundmi dhe ish deputeti Aqif Rakipi, po ashtu i njohur për lidhjet e qarta me shumicën, që i garantuan dhe praninë e djalit të tij dhe një të afërmi tjetër, si deputetë në parlamentin e tanishëm.

Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se Shqipëria duhej të ndahej nga drejtësia e të kaluarës dhe të ndërtonte një drejtësi të barabartë për të gjithë, kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të mos bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; apo të thonë se drejtësi bëhet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen vetëm nga një krah politik.

Por sipas zotit Rama, “nuk jam unë që them që këtu drejtësia po gabon se po vjen nga ana ime. Unë po them të kundërtën. Unë po them që siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Ne duam drejtësi 360 gradë nuk duam drejtësi të pjesshme e të njëanshme. Flas për ndërhyrje, për presion. Këtë mua nuk ma thotë dot askush, as anglisht, as shqip, as frëngjisht, as gjermanisht”.

Zoti Rama po ashtu përsëriti thirrjen që të hetohen edhe gjyqtarët e prokurorët që komisionet e vettingut i kanë larguar nga radhët e drejtësisë.

Është e patolerueshme që nuk ka akoma asnjë gjykatës e asnjë prokuror të korruptuar prapa hekurave. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe parashkrimi vlen për ato vepra, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë, por nuk vlen për korrupsionin. Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtetëror, korrupsioni nuk ka parashkrim” – tha kryeministri Rama.

Ai u përpoq të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve se po e përdor politikisht drejtësinë, apo se po sulmon rivalët politikë, me faktin se ish ministra e ish funksionarë të majtë janë sot para drejtësisë dhe se PS nuk po u jep asnjë mbrojtje.

SPAK arrestoi dhe ka ngritur akuza për korrupsion ndaj ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako pas hetimeve për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Sipas vëzhguesve të pavarur, pritshmëritë e publikut ndaj këtij institucioni të ri janë shumë të larta, dhe në SPAK janë denoncuar një mori çështjesh korruptive, ndaj edhe rezultatet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të jenë më të larta./VOA/

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike edi rama sali berisha spak edi rama sali berisha spak

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para