LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk flitet për rënie apo përgjysmim”; COVID-19 zhduk kërkesën për produkte plazhi

14 Maj 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Nuk flitet për rënie apo përgjysmim”; COVID-19 zhduk

Në krahasim me vitet e tjera, kur dyqanet në tregjet e hapura të Tiranës në fillim të sezonit veror janë të mbushura me produkte plazhi, këtë vit – të ndikuar nga pandemia e COVID-19, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm dhe mund të numërohet me gishtat e njërës dorë. Sezoni i sivjetshëm turistik në Shqipëri pritet të mbështetet kryesisht në kërkesën vendase, ndërkohe që ardhja e turistëve nga jashtë varet akoma nga hapja e ndërsjellët e kufijve midis shteteve dhe rifillimi i fluturimeve ajrore.

Në tregun e madh të Tiranës, ku gjithnjë në fund të muajit maj kishte një dyndje të klientëve që blinin  produkte të plazhit si shezlongë, çadra, kamerdare, peshqirë, topa dhe frigoriferë portativ, këtë vit shumë pak tregtarë i shesin këto produkte. Ndërkohë, në të ashtuquajturin tregu Çam, pranë rrugës Myslym Shyri në qendër të Tiranës, vetëm dy dyqane kishin nxjerrë të enjten disa produkte të plazhit për shitje.

Një prej tregtarëve, Blerim Rrënjollari, i tha BIRN se në hapje të këtij sezoni turistik të pazakontë nuk ka pasur fare kërkesë për këto produkte. “Nuk flitet për rënie apo përgjysmim kërkese….këtë vit nuk ka pasur fare blerje për produktet e plazhit,” tha Rrënjollari. “Ndërkohë që në vitet e tjera do kishte filluar normalisht blerja në këtë periudhë,” theksoi ai.

Ai pranon se njerëzit janë të trembur dhe nuk ndihen të sigurt të shkojnë me pushime sivjet, kjo për shkak të pandemisë, frikë që sipas tij që ka ndikuar edhe në rënien e blerjeve. Më 2 maj,  Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë publikoi draft- protokollin e masave anti-COVID-19 për sezonin turistik 2020, dokument ky që i është shpërndarë operatorëve të turizmit.

Sipas këtij protokolli, çdo hotel në territorin shqiptar do të ketë një koordinator  ‘anti-COVID’ që do të jetë përgjegjës për menaxhimin e kontrolleve shëndetësore të pushuesve në hotel, ndërsa plazhet do të kenë rojen bregdetare që do të jetë përgjegjës për ruajtjen e distancave prej 3.5 m nga çadra në çadër, si edhe distancën e caktuar ndërmjet pushuesve, si në rërë ashtu edhe në ujë.

Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik këtë vit nuk është hapur akoma, Agjencia Kombëtare e Turizmit thotë se janë marrë masat e distancimit fizik për subjektet akomoduese.  Rënia e kërkesës për produkte plazhit lidhet direkt me pasigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj për sezonin veror turistik. Pjesa më e madhe e agjencive të udhëtimit në Tiranë akoma nuk kanë rifilluar aktivitetin e tyre, ndërsa edhe ato të pakta që  hapur dyert ndjehen të pasigurta për sezonin turistik që po afron, për shkak të situatës kaotike.

Shumë prej dyqaneve që kanë qenë agjenci udhëtimi tashmë kane nxjerrë lajmërime se jepen me qira, pasi sektori i turizmit është ai që ka marrë dhe goditjen më të madhe nga kufizimet e imponuara nga pandemia e COVID-19. Një pjestare e stafit të agjencisë së udhëtimeve “Amara”, pranë rrugës së Durrësit, u shpreh se këtë vit ata ndodhen në një pozicion të vështirë si asnjëherë tjetër.

“Prenotime të reja nuk ka fare…të vetmit që interesohen janë turistë nga Kosova, të cilët marrin në telefon për të pyetur nëse do t’iu lejohet këtë  verë  që të vijnë të pushojnë në plazhet tona. Ndërkohë ne si agjenci nuk iu japim dot një përgjigje pasi akoma nuk ka dalë një vendim zyrtar për lëvizjen e lirë”, u shpreh agjentja e udhëtimit nga “Amara Travel”. “Ne kemi një hotel tonin në Golem, ku dërgojmë klientët tanë. Por aktualisht nuk kemi rezervime për shkak të situatës së pasigurt,” tha ajo, ndërsa shtoi se as pushuesit vendas këtë vit “nuk kanë shprehur interes në lidhje me pushimet e tyre.”

Në tregun Çam, pak më tutje dyqanit të Rrënjollarit, një tjetër  çift  tregtarësh, të cilët shesin produkte të ndryshme plazhi, shkolle, e shtëpiake , shprehen se kërkesa për produktet e plazhit ka qenë afër zeros. “Asnjë shitje, fare, zero…zero shitje për produktet e plazhit…ja aty kanë ngelur,” tregon tregtari duke bërë me gisht nga kamerdaret  të modelit ‘flamingo rozë’ që janë rreshtuar në trotuar, të cilat askush nuk i blen, ndërsa para një viti kishte kërkesë të lartë. “Klientët vijnë, pyesin, marrin çmimin dhe ikin e nuk kthehen më për t’i blerë,” thotë ai.

Çmimet e kamerdareve që kanë dalë në treg këtë variojnë nga 1000 lekë deri 2000 lekë të reja, çmime të arsyeshme por që gjithsesi nuk kanë ndikuar në shitjet e produkteve pasi klientët tashmë kanë problematika të tjera për të zgjidhur. Sipas tregtarëve, vështirësitë ekonomike që ka shkaktuar kriza COVID-19, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve, të cilët i kanë reduktuar ndjeshëm shpenzimet për argëtim dhe pushime.

“Jo vetëm kërkesa për produktet e plazhit ka rënë, por në përgjithësi për të gjitha produktet që ne tregojmë nuk ka pasur xhiro këto kohë”, përfundoi  tregtari në tregun Çam.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demi ekonomik nga covid-19 pasojat e covid-19 produktet e plazhit demi ekonomik nga covid-19 pasojat e covid-19 produktet e plazhit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj