LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk jam shqiptare, por Shqipërinë e kam në zemër”/ Epidemiologia amerikane jep këshilla për të përballuar C

19 Shtator 2021, 09:22 Nga DOSJA
“Nuk jam shqiptare, por Shqipërinë e kam në

TIRANË- Ambasada amerikane në vend ka dhënë një mesazh sensibilizues për vaksinimin dhe pandeminë e Covid-19. Me anë të një videoje-mesazhi nga epidemiologia Mesilla Perry, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë, ambasada u tregon shqiptarëve së si të përballojnë sa më mirë situatën e Covid, si dhe si të ruhen nga virusi.

Sipas epidemiologes Perry, vaksinimi është shumë i rëndësishëm , duke shtuar se të gjitha vaksinat janë shumë të sigurta. Ajo gjthashtu bëri apel për mbajtjen e maskës, si dhe respektimin e masave anti-Covid, në ambientet e mbyllura.

Fjala e plotë:

Përshëndetje, unë jam Mesilla Perry, profesore dhe drejtuese e Departamentit të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin George Washinton. Unë jam këtu në Shqipëri si pjesë e një burse të Fulbright për t’u përqendruar në shëndetin publik dhe jam një epidemiologe. Unë kam qenë më parë profesorë në universitetin e Harvardit për 13 vjet dhe kam qenë në George Washington për më shumë se 10 vjet. Unë në fakt kam një lidhje të gjatë me Shqipërinë. Herën e parë që kam ardhur këtu ishte në 1998 dhe e kam vizituar shumë herë që atëherë, dhe në fakt takova burrin tim që është shqiptar, ai është nga Saranda.

E kam takuar në Boston dhe ne kemi më shumë se 20 vjet bashkë. Ne kemi dy djem që janë 13 dhe 8 vjeç dhe ata do ndjekin shkollën në Shqipëri gjatë vitit që do kemi këtu. Unë kam punuar mbi Covid që në fillim dhe doja të ndaja disa pikëpamje me popullin shqiptar. Është e rëndësishme të përmend se këto pikëpamje janë të miat, ato nuk janë të qeverisë amerikane apo të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Pikëpamjet që dua të ndaj kanë të bëjnë me pandeminë dhe me kohën e gjatë dhe të vështirë që po kalojmë.

I gjithë globi ka përjetuar kaq shumë humbje dhe shqiptarët kanë sakrifikuar shumë. Unë i njoh shqiptarët, e di që ata janë zemërgjerë, i njoh ata si njerëz vërtet inteligjentë, shumë punëtorë, shumë mikpritës dhe njerëz vërtet të bukur, dhe ata meritojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dhe për të arritur atje dua të ndaj tre perspektiva, tre gjëra që të gjithë shqiptarët mund të bënin, që mund të bëjnë për të parandaluar Covid. Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes, janë të sigurta. Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë të sigurta. Prandaj, merrni pak kohë për t’u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë në familjen tuaj nga sëmundja. Nëse vaksinoheni keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital. E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska.

Është ajo që është, na ndihmon të parandalojmë Covid. Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra, kur jeni brenda vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush nuk ka nevojë të mbani maskë. Dhe më në fund nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi, nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid mund të testoheni. Nëse rezultoni pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandaloni infektimin e të tjerëve. Dhe në fund doja të thoja se: Unë nuk jam shqiptare, por e kam Shqipërinë shumë thellë në zemër.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane covid ne shqiperi mesilla perry ambasada amerikane covid ne shqiperi mesilla perry

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj