LIVE UPDATES
Bota

Numër i vogël protestuesish para Kapitolit mes masash të rrepta të sigurisë

19 Shtator 2021, 05:31 Nga DOSJA
Numër i vogël protestuesish para Kapitolit mes masash të rrepta

Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

Nisur nga njoftimet për akte të mundshme dhune policia e Kapitolit nuk rrezikoi, duke dislokuar me qindra oficerë të sjellë në Uashington, në përpjekje për të shmangur atë që ndodhi më 6 janar ndërsa Kongresi po çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Gardhi rreth Kapitolit u vendos sërish, forcat e policisë së qytetit u aktivizua plotësisht dhe Policia e Kapitolit kërkoi ndihmë nga Garda Kombëtare.

Megjithë disa incidente të vogla në fillim të tubimit dhe një personi të arrestuar për mbajtjen e një thike, nuk u raportua asnjë incident i madh. Megjithatë zyrtarët e zbatimit të ligjit vijojnë të mbetën të shqetësuar rreth mundësisë së përplasjes së protestuesve dhe kundër protestuesve.

100 trupa të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri dhe në një përpjekje për të parandaluar dhunën, zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj atyre personave që po mbërrijnë në kryeqytet përmes aeroportit më të afërt.

Organizatorët e tubimit “Drejtësi për 6 janarin” thanë para aktivitetit se presin një tubim paqësor, por shefi i policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve të premten se “ka pasur disa kërcënime për dhunë” të lidhura me ngjarjen, dhe se policia do të punonte për të shmangur përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër i madh gjykatash, zyrtarë shtetërorë që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve si dhe anëtarë të administratës së vetë zotit Trump.

Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale. Shumica dërrmuese e të pandehurve janë liruar në pritje të gjykimit, por rreth 75 janë ende në paraburgim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në mesin e të akuzuarve për sulmin ndaj Kapitolit janë anëtarë të grupeve të krahut të djathtë si “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”.

Është ironike që tubimi quhet drejtësi për 6 janarin. Mendoj se drejtësi për 6 janarin do të kishte qenë ngritja e akuzave dhe shkarkimi i Donald Trump-it” tha në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC ligjvënësi Adman Kinzinger, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan pro ngritjes së akuzave ndaj ish-Presidentit për nxitje të dhunës më 6 janar.

Senati i atëhershëm i kontrolluar nga republikanët e liroi ish-Presidentin prej akuzave.

Është koha që ne të ndalemi si parti apo udhëheqës e të mos pranojmë si diçka normale idetë e ‘Oath Keepers’, që në thelb është një organizatë që dëshiron të përmbysë qeverinë“, tha zoti Kinzinger.

Organizatori i tubimin, Matt Braynard, një nga mbështetësit e pretendimeve të pabazuara në fakte të zotit Trump mbi zgjedhjet, tha se shpresonte që protesta të çonte në lirimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në ngjarjet e 6 janarit.

Ajo që duam të bëjmë është të vëmë në qendër të vëmendjes keqtrajtimin e këtyre individëve e të inkurajojmë ligjvënësit që të kërkojnë që Departamenti i Drejtësisë të bëjë drejtësi lidhur me këta njerëz. Kjo do të thotë që në shumë raste akuzat të hidhen poshtë“, tha zoti Braynard në një intervistë për rrejtin C-SPAN.

Qindra vetë janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, një ngjarje nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Deri tani nuk është arritur të identifikohet asnjë i dyshuar si autor i mundshëm për vendosjen më 5 janar të bombave artizanale në selitë kombëtare të partisë demokrate e republikane që ndodhen pranë Kapitolit.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne capitol protesta ne capitol

Sondazh

Poll
Bota 18 Shtator 2021, 21:04

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

KOSOVË– Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndod...

Hidhet në erë ura e Babrroit

Hidhet në erë ura e Babrroit

Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me Erion Veliajn

Berisha: Te galeria e Ajola Xoxës u gjet edhe një dhomë masazhi për dy tajlandezë!

Situata dramatike e sigurisë në shkolla/ Berisha: Narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa

Berisha: Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme!

Berisha: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale më të rrezikshme të të gjitha kohërave

"Na ndihmon të arrijmë në horizontin blu!" Rama batuta me përfaqësuesen e Avokatit të Popullit

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës!

Rama ndan lajmin: Shqipëria kandidohet për të qenë vendi mikpritës i 'World Law Congress'

Gonzato: Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara!

Bardhi-Spiropalit: Ndryshuat qëndrim pasi foli Rama, postimet e tij në Twitter janë Kushtetuta juaj

Kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën për çështjen "Becchettin", Spiropali: Duhen fakte

, Balla: Kryeministri nuk mund të japë llogari për një shpifje të propaganduar

“Ogerta jep dorëheqjen!" Zhupa vendos pankartën, Spiropali: Mos e prekni foltoren e Kuvendit!

Nis seanca plenare/Bardhi kërkon interpelancë me Ramën:Përfshirjen e të vëllait në çështjen "Xibraka

Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

“Pikë ku na godasin rregullisht!" Pastrimi i parave/ Rama: Nuk jemi të kënaqur me këtë

Formësimi i së Ardhmes së GovTech/Rama:I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon vendi ynë

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha tregon ku do të merren lekët për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Berisha: Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990

Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Berisha:Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si diktaturë,e krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet