Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar Kinën dhe Rusinë për “mungesë të rrezikshme të urgjencës” për të zvogëluar emetimet e tyre të karbonit.
Duke folur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, që po mbahet në Glasgou, Obama ka thënë se është “dekurajuese” që presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë vendosur të mos jenë pjesë e organizimit.
“Planet e tyre kombëtare reflektojnë atë që duket se është mungesë e rrezikshme e urgjencës dhe gatishmërisë për të ruajtur status quo-në nga ana e qeverive të tyre, dhe kjo është e turpshme”, ka thënë Obama.
Obama, i cili ka udhëhequr Shtetet e Bashkuara në periudhën 2009-17, ka qenë në mesin e liderëve që i ka hapur rrugën Marrëveshjes së Parisit për Klimën më 2015, sipas së cilës, liderët botërorë janë pajtuar për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë në mënyrë që temperatura globale të mos shkojë mbi 1.5 gradë Celsius.
Gjatë fjalimit të tij, Obama u ka bërë thirrje shteteve që të bëjnë të ditur hapa më konkretë dhe ta zbatojnë Marrëveshjen e vitit 2015.
“Nuk jemi as afër vendit ku duhet të jemi”, i ka thënë Obama audiencës.
Ai e ka pranuar se me raste edhe dyshon që njerëzimi “mund të bëhet bashkë para se të jetë shumë vonë”, mirëpo ka thënë se bota nuk mund ta përballojë “mungesën e shpresës”.
Konferenca e OKB-së, e cila do të përfundojë më 12 nëntor, nuk ka përmbushur ende synimet kyçe, përfshirë zotimet për të zvogëluar përgjysmë emetimet deri më 2030 dhe për të mbledhur 100 miliardë dollarë çdo vit nga shtetet e pasura për t’iu ndihmuar shteteve të varfra.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri. Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me da...
ROMË – Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, thanë të hënën Kombet e Bashkuara. Sipas Programit Botëror t...
SHBA – Pandemia e koronavirusit po shkakton një ndotje të madhe në oqeanet botërore. Një studim i fundit shkencor amerikano-kinez ka zbuluar se gjatë viti...
ATHINË – Komandantët madhorë të forcave ushtarake tokësore të 28 vendeve anëtare europiane të NATO-s (Komiteti Ushtarak) do të mblidhen sot në Athinë...
BREST – Mbi 1 mijë refugjatë janë vendosur në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë në 24 orët e fundit. Shteti bjellorus po dëbon një numër të madh emigr...
Diana Sosoaca, avokate, 45 vjeçe, është një nga kundërshtaret më të zëshme të vaksinimit në Rumani. Ajo është gjithashtu deputete e Parlamentit rumun. Në...
KOSOVË– Identitetet e personave që u përfshinë në konfliktin me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjilan janë bërë të ditura. Personi i plagosuri ësh...
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kiber...
TURQI- Një tërmet me madhësi 5.1 të Shkallës Rihter ka rënë mbrëmjen e sotme në Turqi. Mësohet se tërmeti ka rënë në zonën e quajtur Konya Meram, rreth orës 20:...
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris që do të mbahet në kryeqytetin francez të enjten dhe të premten....