LIVE UPDATES
Aktualitet

Ofensiva turke/ SHBA lë 500 trupa në Siri, dërgon tanke beteje në verilindje

25 Tetor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Ofensiva turke/ SHBA lë 500 trupa në Siri, dërgon tanke beteje

SHBA- Shtëpia e Bardhë në Washington po shqyrton opsionin për të lënë rreth 500 trupa amerikane në verilindje të Sirisë. Gjithashtu po shqyrtohet edhe mundësia e dërgimit të dhjetëra tankeve të betejës dhe pajisje të tjera. Këto opsione të paraqitura nga zyrtarët ushtarakë do të përfaqësonin një përmbysje nga tërheqja amerikane që Trump dëshironte. Presidenti Trump do të modifikonte objetivat e SHBA, nga kundërshtimi i ekstremistëve të Shtetit Islamik në mbrojtjen e fushave të naftës në Lindjen e Sirisë me trupa shtesë dhe aftësi të reja ushtarake, raporton wsj.com.

Washingtoni i sheh këto lëvizje si një levë të mundshme në negociatat e ardhshme me Sirinë. “Ne kurrë nuk do të lejojmë një ISIS të rikonstrukturuar t’i ketë ato fusha”, tha Trump në një mesazh të shpërndarë në Twitter duke iu referuar Shtetit Islamik. Opsionet për dërgimin e tankeve, për të cilat ende nuk është vendosur janë diskutuar në Washington pasi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper në Bruksel u bëri thirrje aleatëve amerikanë gjatë një takimi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për t’iu përgjigjur inkursionit të Turqisë në Siri në fillim të këtij muaji.

Kërkesa e zotit Esper erdhi në mes të çarjeve në përqasjen e bllokut të sigurisë ndaj krizës dhe për ndërrimet politike në administratën e Trump. Trump në fillim të këtij muaji urdhëroi të gjithë trupat amerikane të tërhiqeshin nga Siria Veriore, verpim ky i cili u kritikua nga luftëtarët kurdë aleatë me SHBA. Kritikët e këtij vendimi thanë se Turqia e nisi këtë ofensivë ushtarake sepse besonte se Trump e ndriçoi këtë veprim në një telefonatë që ka patur më 6 tetor me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Udhëheqësi amerikan vendosi sanksione të rënda ndaj Turqisë dhe kërcënoi të shkatërrojë ekonominë e aleatëve të NATO-s.

Esper tha gjithashtu se ai mbështeti një propozim të bërë këtë javë nga Ministrja Gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp Karrenbauer për të krijuar një zonë ndërkombëtare të sigurisë në Veri të Sirisë me Rusinë dhe Turqinë, të cilat kanë bërë marrëveshjen e tyre për të siguruar rajonin. Ministrja e përshkroi këtë propozim duke përmendur se marrëveshja Rusi-Turqi ishte e pamjaftueshme për të sjellë paqe afatgjatë. “Ka pikëpamje të ndryshme“, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg para gazetarëve të enjten në mbrëmje. “Ky ishte një diskutim i hapur dhe i sinqertë midis miqve dhe aleatëve. Ka një mbështetje të fortë për një zgjidhje politike”, vijoi më tej ai.

Trump pasi urdhëroi të gjitha forcat amerikane të tërhiqeshin nga Siria Verilindore në fillim të tetorit, tha më vonë se ai do të binte dakord të linte rreth 200 trupa në veri-lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat e naftës. Graham sugjeroi që trupat amerikane të përfundonin së siguruari fushat e naftës. “Ka disa plane që vijnë nga shefat e Përbashkët që unë mendoj se mund të funksionojnë, që mund të na japin atë që duhet për të parandaluar kthimin e ISIS“, tha ai. “Jam disi i inkurajuar që po vjen një plan, i cili do të përmbushë objektivat tona kryesore në Siri“, vijoi më tej ai.

I dërguari i lartë amerikan për Sirinë James Jeffery tha para Komitetit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë që SHBA mund të varet nga një aeroport sirian. “Ne mendojmë se duhet të ruajmë një nga dy fushat tona ajrore që janë atje”, tha Jeffery. Esper tha se shumica e trupave do të shkonin në Irakun fqinjë. Ky vendim shkaktoi një reagim të ashpër të Bagdatitku zyrtarët thanë se ato trupa do të ishin në gjendje të mbeten vetëm për një periudhë prej katër javësh.

Në një takim në selinë e NATO-s, Esper kritikoi Ankaranë për sulmin e saj. “Inkursioni i pajustifikuar i Turqisë në Sirinë Veriore rrezikon fitimet e bëra atje vitet e fundit“, tha Esper. “Turqia na vendosi të gjithëve në një situatë të tmerrshme”, vijoi më tej ai.

Presidenti turk, Erdogan ka acaruar më tej aleatët e NATO-s duke thelluar marrëdheniet me Presidentin rus Vladimir Putin, përfshirë këtu edhe blerjen e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Rusia. “Turqia po shkon në drejtim të gabuar“, tha Esper.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ofensiva turke ne siri sulmet ne siri ofensiva turke ne siri sulmet ne siri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj