Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19/ Olta Xhaçka publikon fotot: Policia dhe FA e pranishme në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes
20 Mars 2020, 12:43Nga DOSJA
Tiranë-Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit, për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.
P0stimi:
?Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira. ?Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN. ?Ndiqni këshillat e specialistëve ?Respektoni oraret ?Mbani rradhën në supermarkete e banka ?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri ?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike ?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja ??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mundësia për të marrë Covid-19 përmes parave kesh është shumë e ulët. Këtë gjë e ka pohuar vetë Shoqata Ndërkombëtare e Valutave (ICA), e cila në n...
Kavajë- Detaje të reja kanë dalë për dy personat nga qyteti i Kavajës që janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy të prekurit janë...
Tiranë- Komisioni i Venecias hoqi nga kalendari i tij i punimeve, miratimin e opinionit përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese parashikuar për t’u sh...
TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë publike të dhënat e infektivimit nga COVID-19 në Shqipëri. MSH bën me dije se në total në rang ...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga moshura nga Patosi që rezultoi me infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo është 85-vjeç dhe ...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama na emocioni të gjithëve, pasi publikoi pamje mahnitëse nga qytetet e Shqipërisë. Ai përcolli mesazhin se shqip...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e punës së Urgjencës Kirurgjikale tek Spitali i Traumës. Në një video-mesazh të publ...
Berat- Pamje të frikshme nga vijnë nga qyteti i Beratit, pasi sheshet dhe bulevardet e qytetit janë mbushur plot me qytetarë. Qytetarët ecin në krahë të njëri-t...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njofton se nga sot për sigurimin e radhëve në markete dhe farmaci do të kujdeset ushtria dhe Policia. Në një postim në rrjete...