LIVE UPDATES
Bota

Omicron nxit vendosjen e masave të reja kufizuese dhe protesta

20 Dhjetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Omicron nxit vendosjen e masave të reja kufizuese dhe protesta

SHBA – Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren dhe Cory Booker njoftuan se kishin rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, duke theksuar se të dy tashmë kishin marrë dozën e tretë të vaksinës dhe ishin me simptoma të lehta.

Vala e pestë e pandemisë së koronavirusit, e nxitur kryesisht nga varianti Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor. Në disa vende, masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e Covid-19 kanë ndeshur në kundërshtimin e atyre që thonë se janë lodhur me bllokimet apo me masa të tjera, si vaksinimi i detyrueshëm. Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një fjalim të martën për këtë çështje.

Protestat nga aktivistët kundër vaksinimit në qendër të Londrës u shoqëruan me dhunë gjatë fundjavës. Një turmë prej rreth pesë mijë njerëzish rrethuan policinë jashtë sheshit të Parlamentit gjatë marshimit “Të Bashkuar për Lirinë”. Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo vaksinimit të detyrueshëm” dhe “E gjitha ka qenë një tufë gënjeshtrash”. Kjo pason shqetësimin e madh të shprehur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, për rritjen e infeksioneve me variantin ngjitës të koronvirusit, Omicron.

Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron. Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur numrin më të madh të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 26,000 infeksione. Shtrimet në spitale po rriten, por edhe mungesat e personelit po rriten në nivele masive. Për këtë arsye, unë kam marrë vendimin, në konsultim me partnerët tanë, që të shpallim gjendjen emergjente”, tha ai.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Parisi ka patur protesta kundër vendosjes së masave të reja kufizuese të nxitura nga përhapja e variantit Omicron. Holanda njoftoi një bllokim të plotë. Të dielën, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC se afërsisht 50 milionë amerikanë të pavaksinuar mund të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor që tashmë është i ngarkuar nga pandemia.

“Ky numër i madhe i njerëzve të pambrojtur dhe një virus si Omicroni që përhapet kaq shpejt, ka shumë të ngjarë që në disa pjesë të vendit të shkaktojnë një mbingarkesë të madhe në sistemin spitalor si dhe në punonjësit e kujdesit shëndetësor që tashmë janë shumë të lodhur”, tha Dr. Fauci.

Edhe punonjësit në spitalin “New Cross” në Anglinë qendrore kanë të njëjtin shqetësim.

“Në fillim të gjithë ishim të plotësisht të mobilizuar. Të gjithë ishin plotë energji. Por me kalimin e kohës, filloi të na duket se kjo nuk ka fund”, thotë Peta, infermiere në repartin e urgjencës.

Disa pacientë në spitalin “New Cross” janë plotësisht të vaksinuar, një dëshmi se varianti Omicron është shumë ngjitës.

Më pëlqen të shkoj në palestër tre deri në katër herë në javë. Kurrë nuk jam sëmurë. Koronavirusi më ka rraskapitur. Nuk mendoja se kjo do të më ndodhte mua, pasi kisha marrë dy dozat e vaksinës, njërën në maj dhe tjetrën në korrik. Mjekët më thanë se nëse nuk do të isha plotësisht i vaksinuar, nuk do isha këtu”, thotë pacienti David Colley.

Që nga e premtja, Britania vendosi rekordin e tretë në po aq ditë me më shumë se 93,000 infeksione, ndërsa qyteti i Nju Jorkut raportoi numrin e më të lartë ditor të rasteve, me më shumë se 21,000 infeksione, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm të arritur në janar të këtij viti.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elizabeth warren omicron shba elizabeth warren omicron shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj