FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Aktualitet
Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të fortë krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut
30 Qershor 2020, 11:00Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reraguar disa orë pas finalizimit të operacionit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane, ku u vunë në pranga 37 persona.
Në një status në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, sipas Lleshajt, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar.
“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ,”- shkruan Lleshaj.
37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka falenderuar të gjitha organet e drejtësisë italiane që morën pjesë në operacionin e zhvilluar ku u vunë në p...
ITALI– Gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua sot mes krerëve të institucioneve në Shqipëri dhe vendin fqinj, u zbulua se grupi i trafikut është i gjerë dhe ...
ITALI– Prokurori Vladimir Mara ka falenderuar të gjitha organet italiane për bashkëpunimin në operacionin ku u arrestuan 37 persona. Në fjalën e tij që mbajti n...
FIER-Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier. Dosja.al mëson se kanë rezultuar të infektuar një djalë në Seman dhe një grua në...
ITALI– Filippi Spezia, numri i dy i Eurojust ka deklaruar se në operacionin ku u sekuestrua 40 milionë drogë, mbi 4 milionë euro pasuri dhe u vunë në pranga 37 ...
ITALI- Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka garantuar se vijimi i operacionit anti-drogë të finalizuar mëngjesin e të mërkurës. Në një deklaratë të përbashkët onlin...
ITALI– Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho është shprehur se operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me organet e drjetësisë në Shqipëri ka qenë m...
DURRËS- Drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, Zija Alhysa, ka folur sot pas pezullimit të punës për këtë institucion, pasi disa prej punonjësve kanë rezul...