LIVE UPDATES
Insights

Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

7 Janar 2021, 15:56 Nga DOSJA
Opinion: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

Donald Trump dhe përkrahësit e tij janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i pushtetit duhet të vijë sa më parë, mendon Ines Pohl.

Sulmet e Donald Trumpit ndaj sistemit demokratik arritën pikën kulmore. Deklaratat e tij të mërkurën herët që vazhduan të përsërisin komplotet e çuditshme se zgjedhjet që ai i humbi dy muaj më parë janë vjedhur, bënë që përkrahësit besnikë të bëjnë një tentativë për puç. Nuk ka dyshim që Trump është tërësisht përgjegjës që turma e besnikëve të tij, nacionalistë të bardhë, teoricienë të teorive komplotiste dhe të ashtuquajturit vigjilentët e internetit mësynë egërsisht kongresin. Shtetet e Bashkuara për breza me radhë kanë qenë fanari i shpresës kur vinte puna për të garantuar demokracinë dhe përmbylljen e tranzicionit të pushtetit, por Trump e kishte bërë të qartë për botën, se sistemi i SHBA është po ashtu i brishtë.

Ata që e mundësuan Donald Trumpin janë po ashtu fajtorë

Është mjaft thelbësore të vëresh, se ky problem nuk është krijuar nga Donald Trump dhe stili i tij bombastik. Ata që e mundësuesit Trumpin, që e zbusnin retorikën e tij si hiperbolë e zhurmë për median online janë fajtorë po ashtu. Kjo përfshin 12 senatorët dhe më shumë se 100 përfaqësuesit e Dhomës së Ulët të Përfaqësuesve që kanë rënë dakord, se zgjedhjet në nëntor nuk ishin legjitime (apo të paktën vunë në pikëpyetje rezultatin). Ata nuk bënë asgjë të ndalnin përroin e dezinformimit dhe kaosit. Republikanët bënin sehir kur presidenti në kufirin e autokratit kontrollonte partinë e tyre duke u bërë bashkëfajtorë që e lejuan atë të krijojë një qeveri, që punon vetëm për të dhe jo për njerëzit.

Në një kohë që po dukej, sikur po digjej demokracia në Kongresin Amerikan, presidenti Trump qëndronte i ulur në Oval Office, duke parë në televizion shkatërrimin që inicioi. Atij iu deshën orë, derisa të bënte një deklaratë, duke iu lutur me mirësjellje turmës së tij të ishte “paqësore”. Trump bëri shumë pak përpjekje për të kontrolluar situatën, kur iu tha atyre, se në fakt ai “loves”- i do ata dhe beson, se ata janë “special”, të veçantë. Dhe kjo për një turmë, me një mungesë të tmerrshme respekti për demokracinë.

Vetëm pak ditë para dorëzimit të pushtetit, duket sikur Trump ka në plan të shkatërrojë çdo gjë dhe bashkë me të edhe themelin e demokracisë. Ai ka filluar të fshikullojë disa nga mbrojtësit e tij më besnikë, si zëvendëspresidenti, Mike Pence. Trump e ka bërë të qartë se republikani i vetëm i mirë është ai që e mbron atë deri në fund. Ky stil gjuhësor është bërë model në median konservatore dhe median sociale, dhe ka çuar në atë që pamë të mërkurën në Uashington. Trump qartësisht nuk është i shqetësuar për republikën që drejton, dhe më shumë do ta linte atë të rrëzohej, nëse nuk do ishte ai lideri i saj.

Policia me dy standarde

Policia e Kongresit e ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të dy dhomave të Kongresit, anëtarët e saj dhe qindra punonjës brenda ndërtesës dështoi në përmbushjen e detyrës së saj. Dhunuesit hynë më së shumti brenda të pakontrolluar, ndërkohë që mësynë senatin, thyen dritare dhe madje shkelën edhe në zyrën e kryetares së kongresit, Nancy Pelosi. Ata u lejuan të qëndrojnë në shkallët e kongresit më së shumti pa asnjë incident.

Më herët vitin që kaloi, kur protestuesit e Black Lives Matters marshuan nëpër qytetin e Uashingtonit u përballën me gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe një president të zemëruar që thërriste të viheshin pas hekurave protestuesit paqësorë, në një kohë që ata ushtronin të drejtën e tyre bazë. Duket si një standard i dyfishtë: Nëse je i bardhë dhe mbështet Trumpin, je një patriot. Nëse jo, je një anarkist i rrezikshëm që nevojitet të largohet me gaz lotsjellës e të vihet pas hekurave.

Ne po shohim aktin final të një presidenti që ka kohë që i ndez për dhunë ata që janë besnikë të tij. Dorëzimi i pushtetit Donald Trump tek administrata e Joe Bidenit duhet të vijë sa më shpejt.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione donald trump ines pohl donald trump ines pohl

Sondazh

Poll
Insights 30 Dhjetor 2020, 08:33

Po tani Amerikë?

Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqta...

Insights 18 Dhjetor 2020, 18:18

Kjo quhet reformë në drejtësi miq!

U arrit qellimi! Kaloje dore me dore, zyre me zyre, zvarrit e justifiko veprimet, nderro prokuroret dhe ne fund iken afatet!!!Kjo na ktheu edhe njehere ne model...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj