LIVE UPDATES
Insights

Si janë helmuar burimet ujore të Shqipërisë nga ndotja 30 vjeçare

24 Dhjetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Si janë helmuar burimet ujore të Shqipërisë nga ndotja 30

Vështirë të gjesh në Shqipëri përrenj ose ndonjë lumë pa u prekur nga ndotja e shkaktuar nga mbetjet dhe shkarkimet e ujrave të ndotura. Për të perceptuar pasojat, helmatisja e burimeve ujore mbase është e krahasueshme me helmimin e gjakut tek njerzit ose gjallesat. Të pallogaritëshme janë pasojat. Shumë « përse » mund të ngrihen : Përse ndodhi ? Si ndodhi ? Përse shqiptarët janë kaq të papërgjegjshëm ndaj vëndit të tyre? Ku ishte shteti ? Kush mban përgjegjësi ? Ku ishin institucionet dhe shkencëtarët ? Ku ishte media ? Sa është dëmi ? Sa kohë vazhdojnë pasojat ? Sa kushton reabilitimi ?.

Sipas UNDP-Albania, ndotja e ajrit, ujit, erozioni/degradimi i tokës,  humbja e biodiversitetit dhe menaxhimi i mbetjeve janë sifidat kryesore mjedisore të Shqipërisë.

 Ndotja në shkallë të gjërë nga mbetjet, i shtohet për tre dekada rresht, problematikës   së   shfaqur   gjatë   viteve   të   tranzicionit   shqiptar,   i   cili   nuk   kurseu   pasuritë   e paçmuara të vëndit (tokën, pyjet, lumenjtë e deri tek kafshët e egra në tokë e në qiell) si në asnjë vënd tjetër të Europës Lindore. Më e keqa, është se mbetjet e çfado lloji, ujrat e zeza, shkarkimet industriale, kanë helmatisur për shumë vite dhe pa keqardhje gjithë rrjetin e qarkullimit të ujit në Shqipëri. Për të kuptuar përse-të e shumta, « më mirë von se kurrë », mendoj se problemi duhet të analizohet si një fenomen historik për të nxjerrë pësimet dhe mësimet e duhura

Shkarkimet toksike u depozituan ne lumenjë  si vendet e vetme pa pronarë

Ndryshimet e forta të viteve ’90 e gjetën Shqipërinë vëndin më ekstremisht të varfër të Europës, në kufij të mbijetesës. Përpjekjet e secilit në luftën për mbijetesë, bëheshin në boshllëkun e ligjit qoftë edhe në letër ose të institucioneve, mungesës së vullnetit të tyre dhe forcës së dobët për të ruajtur pasurinë e përbashkët. Filloji, prerja e pyjeve, e pemtoreve, shfrytëzimi i lumenjëve, shitja e industrisë së trashëguar për skrap dhe gara për zaptimin dhe betonizimin e territorit rreth qyteteve. Në një situatë të tillë, ndryshimi i fortë i mënyrës së jetesës dhe përqëndrimi me ritme të larta i popullsisë në zonën urbane krijoji një fenomen të ri, atë të mbetjeve në sasi të mëdha, dukuri e panjohur më parë. Në vëndin, ku nuk kish mundur të hynte një shishe ose bidon me Coca Cola, po mbusheshin rrugët e qyteteve dhe sheshet me pirgje mbeturinash. Ndaj në emergjencën për të pastruar zonat e banuara, në mungesë të mjeteve dhe infrastrukturës, plehrat mjafton të « hiqeshin qafe ». Vendet e përkryera ishin përrenjtë dhe lumenjtë, « jo vetem pa zot » por edhe largonin bashkë me ujin të keqen nga fashti, komuna apo qyteti. Mijëra tonelata mbetje, çdo ditë vazhduan të depozitohen në çdo skutë ku më parë strehoheshin peshqit duke helmatisur ujrat e lumenjve, ujrat nëntokësore dhe tokën e cila ujitet prej vitesh me ujin e kontaminuar.

Pagesa për shërbimin e mbetjeve , një detyrim ligjor i pazbatuar

Komunitetet dhe publiku kanë humbur shumë pasuri dhe vlera gjatë këtyre viteve. Megjithë përmirësimet vit pas viti, fenomeni i ndotjes së lumenjve nga mbetjet, nga derdhja e ujrave të zeza dhe shkarkimet e tjera toksike vazhdon. Në disa bashki, ende nuk konsiderohet detyrim ligjor pagesa për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve ashtu siç paguhet për energjinë ose ujin që vjen në banesë. Akoma, ka raste kur pushteti lokal ankohet për mungesën e mjeteve financiare dhe tregohet « zëmër-gjërë » duke « ju falur  banorëve-zgjedhës tarifën për mbeturinat » dhe gjetur si « zgjidhje gratis bregun e lumit ». Fatkeqësisht, nuk mund të ketë një moratorium, si ai me skafet ose si moratoriumet në fuqi për pyjet dhe gjuetinë për të stopuar ndotjen nga plehrat. Ndryshimi i situatës fillimisht kërkon ndryshim të mentalitetit. Ndryshimi, arrihet kur të gjithë të kemi të qartë se cilësia e jetës është e lidhur ngushtësisht me cilësinë e mjedisit. Fatmirësisht, vëndi ynë është përfshirë në proceset e integrimit, presioni dhe ndihma për të plotësuar standartet mjedisore do të jetë çdo vit në rritje. Studimet për njohjen e situatës janë të nevojëshme për të menaxhuar rriskun dhe krijuar bazën e nevojëshme që Shqipëria të përfitojë nga financimet e BE, për zhvillimin e infrastrukturës dhe reabilitimin e hot spot-eve historike. Megjithëse, të gjithë e dinë se rritja e vetëdijes së qytetarëve për t’u kujdesur për mjedisin, rritja e presionit ndaj të zgjedhurve, forcimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjit janë mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në dobi të interesit dhe të ardhmes së përbashkët

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ndotja e lumenjve seit shallari ndotja e lumenjve seit shallari

Sondazh

Poll
Insights 18 Dhjetor 2020, 18:18

Kjo quhet reformë në drejtësi miq!

U arrit qellimi! Kaloje dore me dore, zyre me zyre, zvarrit e justifiko veprimet, nderro prokuroret dhe ne fund iken afatet!!!Kjo na ktheu edhe njehere ne model...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen