LIVE UPDATES
Insights

I habitur nga mosreagimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luigi Soreca

14 Dhjetor 2020, 17:10 Nga DOSJA
I habitur nga mosreagimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Ngjarja e dhunshme e policisë së shtetit me kryeredaktorin e gazetës “KOHA JONE, Qamil Xhani, mu te oborri para redaksisë së gazetës, të cilin e morën përdhunshëm (kjo e regjistruar në foto e video) vetëm se ai reagoi si qytetar pasi policia po dhunonte minorenë protestues dhe si gazetar se nxori celularin për ta filmuar këtë masakër policore ndaj minorenëve; u bë lajm në mediat kryesore të vendit, por edhe jashtë vendit.

Vendosja e prangave ndaj kryeredaktorit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri (sqarim për dy ambasadorët: KOHA JONE ka dalë me 11 maj 1991), ndaj gazetës nga ku kanë dalë mbi 80 përqind e drejtuesve, analistëve, gazetarëve të medias së sotme shqiptare duhej të sillte reagim edhe të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në Shqipëri, ambasadores së nderuar Yuri Kim dhe ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Natyrisht reagimi duhet për çdo rast dhune ndaj gazetarëve e jo vetëm ndaj KOHA JONE!

Siç është bërë e ditur, zotërinjë ambasadorë, kryeredaktori u mor sapo iu tha forcave “Shqiponja” se jam në KOHA JONE, sepse në fillim hezituan  ta prangosnin kur po filmonte. E shoqëruan me pranga në duar në furgonin e policisë deri në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe e mbajtën në një dhomë izolimi sëbashku me afro 50 protestues të tjerë, ku siç deklaroi kryeredaktori nuk kishte asnjë maskë dhe ku kërciste dajaku policor mbi të ndaluarit.

Edhe mbi minorenët!

Më pas kur u bë lajm dhe plasën mediat online për ndalimin e tij në polici në mënyrë hakmarrëse dhe të dhunshme, policia e liroi duke mos dhënë asnjë sqarim apo dokument pse u mor me pranga kryeredaktori i gazetës.

Reaguan shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, si Lidhja e Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë; reagoi opozita shqiptare, reagoi Presidenti Republikës, reagoi ambasadorja suedeze.  Ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, shkroi ”Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin si gazetarë”. Reagoi Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, Otmar Lahodynski që shkroi: “Sipas Shoqatës së Gazetarëve Evropianë (AEJ), sektori për Shqipërinë, Qamil Xhani, nënkryetari i shoqatës dhe kryeredaktori i gazetës së përditshme “Koha Jonë”, u arrestua në një akt të dhunshëm. Xhani ishte duke filmuar arrestimin e disa protestuesve përpara redaksisë së gazetës në celularin e tij, tha shoqata. Oficerët e policisë i fshinë regjistrimet dhe videot nga celulari.” Më tej ai shkruan se “Unë e di që autoritetet shqiptare janë angazhuar për ruajtjen e lirisë së medias. Dhuna ndaj medias nuk është sjellje e një vendi që do të hyje në BE”. Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, informoi Komisioneren e BE Vera Jourova dhe zyrtaren e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Edhe disa ambasadorë të BE në Tiranë morën të shqetsuar në redaksi për këtë ndalim skandaloz.

Por nuk reagut ju, zonja e nderuar Yuri Kim dhe zoti Luigi Soreca.

Na bëri shumë përshtypje mosreagimi i ambasadores amerikane, pasi për ambasadorin Soreca edhe mund ta kuptonim inatin e tij personal me KOHA JONE!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri shikohet nga populli, sikur flet Zeusi; natyrisht jo te emri i ambasadorit, por te SHBA, te kjo aleate e madhe e vendit tonë. Ne kemi sondazhin më të lartë, pasi 98 përqind janë hapur pro amerikan. Ndaj kur flet ambasadorja Kim, njerëzit e mirëpresin, politika drithërohet, mafia shtrëngohet.

Heshtja juaj pasi kanë kaluar tre ditë, sikur nuk bie erë të mirë, pasi për dreq filluan të më thonë kolegë të mediave të ndryshme, por edhe ndonjë gazetar në KOHA JONE se mos ka ndikuar kryeministri Rama që të mos flasë për këtë rast skandaloz, të dhunës mbi median.

Kryeministri Rama, dikur analist dhe gazetar i paguar në KOHA JONE (ka mandate pagese që ruhen në arkiv) kur ka interes për gazetën tonë është shprehur në ligjeratë të drejtë se “Pa gazetën KOHA JONE, ne, nuk do na njihte njeri as në lagje” (maj 2001); pra ai duhej të kërkonte falje publike për ndalimin me pranga të kryeredaktorit. Por tani Edi Rama ka tjetër udhë, të ndryshme nga e jona. Mbetet e drejtë e tij të vendos për mosreagim, e jo vetëm për rastin KOHA JONE.

Ndjesa publike e tij vetëm sa do ti bënte atij nder.

Të nderuar Ambasadorë!

Ju keni të drejtë kur insistoni për drejtësi në Shqipëri, kur flisni për Reformën në Drejtësi, kur kërkoni nga politika dhe vendimmarrësit se duhet urgjent Gjykata Kushtetuese, etj.

Ne si media në pak fjalë mund të themi, pasi mund të keni shumë punë për të reaguar për protestat në kryeqytet, kemi qenë në vijëmsi media oponente me pushtetet; porse momentet më të vështira të dhunës ndaj nesh ishin kur kemi shkruar kundër pushtetit të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997 derisa u rrëzua; kemi mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj pushtetit të Fatos Nanos ndër vitet 2002-2005 dhe sidomos këto dy vitet e fundit ndaj Edi Ramës.

Ngjarjet e dhunës apo episode policore mund të ndodhin kudo, porse policia apo shefi i qeverisë flet apo kërkon falje. Dhe falet, pasi gazetarët janë më shpirt më të madh se sa krejt politika! Por kur fryma në polici apo kudo në administratën shtetrore mbetet armiqsore sa dëgjon KOHA JONE ku të turren me hanxhar në dorë, ky është problem për median e lirë. E jo vetëm ndaj nesh, por edhe kundrejt disa mediave kritike me qeverinë.

E nderuar Ambasadore!

E bëra publik reagimin tim, pasi edhe mund t’ju nisja një letër si redaksi. Por nuk mund të rrija e të dëgjoja nëpër media konkurente apo edhe te portalëve të financuar nga Qeveria se “se mos ka ndikuar kryeministri Rama të mos flasë!’.

Nuk dua ta besoj dhe as që e besoj!

Por, për dreq, çfarë thonë gojët e liga!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione nikoll lesi nikoll lesi

Sondazh

Poll
Insights 14 Dhjetor 2020, 09:40

A duhet të protestojnë fëmijët?

“More pushkën dole malit, lule Velo Partizani”Ndoshta fëmijëve pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ky varg kënge nuk i kujton asgjë, por të ...

Insights 12 Dhjetor 2020, 10:13

Kur viktima nuk respekton veten

Një nga shpikjet terminologjike më mjerane shqiptare është fjala ” të pagjeturit” për të emërtuar në dokumentat zyrtare shqiptarët burra, gra, të rinj dhe fëmij...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit