Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ishte ora 01:45 e të shtunës kur Xhulio Prela, po kthehej për tek e fejuara dhenjë grup vrasësish i morën jetën për të larguar nga jeta një 26-vjeçar, pjesë e frymës së re të policisë së Shtetit. Hesapi u mbyll, e ‘hetimi’ po ashtu. 5 ditë pas vrasjes, prokuroria dhe policia kanë shoqëruar gjysmën e Laçit, por asnjë gjurmë nga vrasësi i policit, nuk është e dukshme…
5 netë më vonë, në orën 01:45, në të njëjtën orë, në Laprakë, në kohën kur kryeqyteti flinte, një efektiv qëlloi një qytetar në rrethana të panjohura, që u mjegulluan edhe më shumë teksa ditë zbardhi.
Policia e Shtetit në një njoftim për vrasjen në Laprakë, ka nxjerrë inicialet e policit që shtiu drejt viktimës. Nuk është vetëm shkelje e etikës, por ekspozim i një efektivi në detyrë, pasi është përplasur me qytetar. Për fat të keq qytetari humbi jetën, efektivi i policisë, mund të jetë edhe fajtor për ngjarjen, por Policia e Shtetit, nuk mund ta hedhë emrin e tij për vetëgjyqësi.
Kjo polici që fsheh ngjarjet e kriminelëve që plagosen apo luftojnë ditën dhe natën nëpër qendra qytetesh, fsheh pronarët e ngarkesave me hashash apo me para, plagosje biznesmenësh apo përleshje të të afërmve të tyre, e dorëzoi sot efektivin e vet. Është po kjo polici, kjo kupolë drejtuesish që nuk kanë vënë dot para përgjegjësisë vrasësin e Xhulio Prelës, në një ngjarje që është tronditëse po aq sa kjo e sotmja në Laprakë.
Prokuroria po heton ngjarjen, siç njofton vetë policia. Deri në përfundim të hetimit, nuk dihet nëse efektivi është fajtor për atë që ndodhi. Ai mund të dalë edhe fajtor, por përgjegjësinë do ta mbajë përpara Gjykatës. Mund të përjashtohet nga policia dhe të përfundojë në burg, por ndështimin ia jep Shteti Ligjor. Nxjerrja e inicaleve është dhënie për gjykim tek të afërmit e viktimës, thirrje për vetëgjyqësi.
Pas kësaj nuk mund t’i kërkohet asnjë polici të përplaset me një shkelës të ligjit gjatë patrullimit. Aq më tepër në orët e vona të natës, pas orës policore, kur nuk i ndalon policisë dhe tenton të reagojë kundër patrullës. I ndjeri, mund të mos jetë fajtor, mund të jetë një viktimë e pafajshme e ndonjë keqkuptimi, por kjo nuk e justifikon tradhtinë që Policia e Shtetit i bëri efektivit. Policia e shiti efektivin siç politikanët shesin zuzarët e tyre pasi i kanë përdorur, duke ndarë qartësisht aspektin profesional të çështjes nga ai emocional.
Në ngut e sipër, nga nxitimi për të shkarkuar përgjegjësinë ata i thanë publikut dhe familjes: Ja ku është, merruni me të, ne s’kemi lidhje.
Por në fakt nuk është kështu. Vrasja e një qytetari nga policia, se shkeli orën policore është një akt i rëndë, i dënueshëm, për të cilin do të duhet të dalin përgjegjësitë e plota. Nuk mund të justifikohet një vrasje e një qytetari që është qëlluar në distancë, dy herë për vdekje, ndërkohë që nuk dimë rrezikun që i kanosej policëve prej tij, përveç një arme që u gjet nga policia në vendngjarje, por pa sqarim se kujt i përkiste dhe se si provohet pronësia për familjarët dhe për publikun.
Por, gjithashtu, ne e kemi parë edhe në raste të tjera, (kujto Teatrin), sesi po kjo polici, kur efektivët ushtruan dhunë mbi aktivistët i mbrojti atyre identitetin përballë një hetimi të mundshëm me albinë se mbi policët ka eprorë dhe përgjegjësia është e tyre.
Njësoj është edhe në këtë rast. Kushdo që njeh një efektiv policie, patrullë rendi, qarkullim rrugor apo njësia Shqiponja/Shigjeta, e di se urdhërat jepen nga më lart. Secili efektiv del në terren jo nga kafja si në shumë struktura të tjera shtetërore por nga një instruktazh i detajuar, (praktikë e lavdërueshme), ku eprorët japin porosi tek vartësit e tyre. Burimet sugjerojnë se grupit të Shqiponjave ku ishte edhe efektivi që qëlloi mbi të riun nuk iu punonin kamerat e trupit. Po në këtë rast e kujt është përgjegjësia? E policëve apo e strukturave drejtuese, që njësoj siç i nxjerrin efektivët me këpucë të arnuara, të njëjtën gjë bëjnë edhe me kamerat jofunksionale të trupit, radiot apo blloqet e gjobave?
Grupi patrullues i Shqiponjave, a kërkoi mbështetje nga shërbimet e tjera policore? A shkuan ato në vendngjarje? Nëse po, kur dhe si vepruan?
A ka një përgjegjësi Policia e Shtetit si autoritet, për këto mangësi në punën e efektivit të policisë, përtej përgjegjësisë individuale të punonjësit, i cili do të japë llogari para drejtësisë, por nuk ka pse të jetë viktimë e vetëgjyqësisë për shkak se policia gjithmonë lan duart me publikun duke dhuruar “fajtorin”.
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Të martën e kaluar në mbrëmje, më 1 dhjetor, në një nga televizionet tona kombëtare, u zhvillua një debat, që tërhoqi gjerësisht vëmendjen e opinionit publik sh...
A do të thotë tani se kjo punë është kryer? Duket ashtu. Të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e ndaluan vendimin e zhurmshëm dhe...
Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...
Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...
S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...
Për herë të fundit Kasem Hysenbelliun e takova në një funeral. Përcillnim Nona Nerin, bashkëshorten e një burri, nënën e tre fëmijëve dhe gjyshën e dy fëmijëve...
Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
Të martën në mbrëmje, në programin Open të Eni Vasilit, sytë na panë një debat si mosozot. Gaboi Grida Duma, gaboi Frrok Çupi, gaboi Agron Gjekmarkaj.Por...
Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç ...