Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kuptimin? A është politika një aktivitet që i shërben vetëm interesave të grupeve politike? A ia vlen të mbash të paprekur atë kaba të madhe që bën ligje, administron, gjykon dhe kontrollon vonë, keq apo kurrë?
Shumë do të thonë se Shteti është i domosdoshëm, se pa të jeta shoqërore është e paimagjinueshme. Organizata politike që drejton, justifikohet vetëm kur i shërben në mënyrë efektive komunitetit, dhe nëse nuk e bën këtë, ajo shkakton paligjshmëri serioze dhe pushteti, atëherë, bëhet një strukturë e rreme, e largët nga njerëzit, e dyshimtë, madje edhe e urryer.
Do të më thonë gjithashtu se Parlamenti është atje për të miratuar ligje, por a mundet ky parlament? A ka kapacitetin dhe aftësinë profesionale për ta bërë këtë detyrë me besueshmëri për ne? A përfaqësojnë deputetët komunitetin? Ligjet që ata sjellin, a shprehin pikëpamjet dhe interesat e qytetarëve? A është biznesi i përfillur nga shteti? A funksionon administrata shtetërore për t’iu shërbyer njerëzve, apo është një sistem që zbaton fuqinë e partisë?
Mjafton të shikosh një emision lajmesh ose të hysh në rrjetet sociale për të arritur në përfundimin se krimi na ka pushtuar, se siguria e premtuar është një histori në të cilën askush nuk beson, se ligjshmëria është një shaka e dhimbshme, se askush nuk merr përsipër shembjen e institucioneve, likuidimin e mjedisit, kaosin që përhapet, se askush nuk interesohet për jetët tona. Kush mund të më përgjigjet për të gjitha këto?
Shteti është i domosdoshëm, thonë. Por a është i nevojshëm ky shtet, që ngeli i zhveshur lakuriq nga kriza dhe pandemia? Shteti shpenzues pompoz, i padobishëm, është një artific, një argument për të mbizotëruar, një fazë ku përmbushen ritet e politikës dhe ndodh shtrembërimi i demokracisë e cila është shndërruar në populizëm. Unë gjithashtu pyes veten: a është i ligjshëm regjimi tatimor? Unë mendoj se nuk është, përderisa veprimi i pamëshirshëm, i pandalshëm i parave të shoqërisë krahasohet me rezultatet e menaxhimit publik, veprimit të plitikave vendore dhe përkeqësimit të jetës shoqërore madje mund të them rrezikut tonë për jetën.
Në këtë pikë, në kohë dhe rrethana, duket se ka ardhur momenti të mendojmë për një ekuilibër të qytetarëve, ose një kontroll etik, që vlerëson kostot e Shtetit, bashkive dhe pafundësinë e agjencive, enteve, etj. etj., me rezultatet e aktiviteteve të tyre; që madhësia e buxhetit, shuma e borxhit dhe funksionaliteti i administratës të krahasohen me atë se sa ato prodhojnë për sa i përket mirëqenies dhe sigurisë. A është e justifikuar madhësia e sektorit publik dhe shpenzimet e mëdha shtetërore? A është e justifikuar propaganda?
Unë shoh me dhimbje përkeqësimin e qendrës së Tiranës që po përmbytet me ndërtesa marrafrymëse dhe pyes veten për bashkinë e qytetit tim, kryetarin e saj, administratën e saj të madhe. Për çfarë e marrin rrogën ata?
Dhe së fundi qershia mbi tortë, udhëtimi i kryeministrit për “t’u parë sy më sy” me shitësit direkt të vaksinës. Shteti më dha përshtypjen e skenës së filmit “I miri, i keqi dhe katili” kur kamera kap vetëm shikimet e tre personazheve e shikuesi nga mënyra e shikimit të tyre kupton se me kë personazh ka të bëjë. Dhe unë pyes veten: Kur sytë e kryeministrit të vendit tim do të përballen me sytë e shitësit të vaksinës, a do ta kuptojë ky i fundit se përfaqësuesi ynë është përfaqësues i një shteti të cilin e kanë bërë të pavlefshëm?
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...
S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...
Për herë të fundit Kasem Hysenbelliun e takova në një funeral. Përcillnim Nona Nerin, bashkëshorten e një burri, nënën e tre fëmijëve dhe gjyshën e dy fëmijëve...
Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
Të martën në mbrëmje, në programin Open të Eni Vasilit, sytë na panë një debat si mosozot. Gaboi Grida Duma, gaboi Frrok Çupi, gaboi Agron Gjekmarkaj.Por...
Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç ...
“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv, në një spital në zonën time elektor...
Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë s...
Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit...