LIVE UPDATES
Insights

Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

4 Dhjetor 2020, 11:45 Nga DOSJA
Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh biseda normale), m’u kujtua personazhi i romanit të famshëm “Turpi” të J.M. Coetzee, ku profesor Luri hyn në një spirale tronditëse të jetës së tij, vetëm sepse nuk kërkoi ndjesë për një veprim seksist të tij ndaj një kolegeje. Kështu edhe programi “Open” i së martës nuk do të ishte mbyllur befas, nëse njëri prej të ftuarve, zoti Çupi, do të kishte kërkuar ndjesë për nxitimin e “asaj fjalës” që nuk donte ta thoshte aty publikisht, fjalë që besoj se nënkuptonte ngjyrime seksiste ndaj zonjës Duma, një politikane me emër dhe kurajoze, fjalë të përafërta me ato që ai hodhi pa drojë (përkundër çdo norme etike dhe njerëzore) të zezë mbi të bardhë ca kohë më parë për gazetaren e njohur Sonila Meço, radhë që zgjuan një valë lëndimi në mjedisin shqiptar të medias, por jo vetëm. Kështu ka ndodhur më herët kur janë fyer nga kolegë të tyre dhe politikanë edhe me kolege të tjera, si Beti Njuma, Anila Basha, apo zonja Hajdari etj.

Nuk po i shkruaj këto radhë të mbroj zonjën Duma, profili politik i së cilës me aq sa vërej unë, nuk është duke pritur mbrojtjen time, dhe as të hedh gurë mbi palën tjetër në emër të ndonjë aleance feministe. Unë nuk jam shkrimtare që pëlqej të ngjitem në trenin feminist të botës, i cili besoj se ne shqiptarkave na ka kaluar me kohë, për shkak se atëbotë kur duhej ta bënim, vishnim kominoshe. Ishte koha kur Gerd Brandenberg do të shkruante satirën e saj “Gratë e Egalisë”, duke provokuar klimën letrare dhe shoqërore europiane, tek ua ndërronte vendet dhe rolet sekseve, dhe duke shpjeguar sjelljet e tyre në rolet e reja që u kishte dhënë ajo si shkrimtare. Por pavarësisht kësaj, që të jem e shkujdesur kur në debat me të, një gruaje i nënkuptohet, ose kur ajo kërcënohet në një emision ku flitet për temë politike, se do t’i përmenden gjëra që kanë të bëjnë me çështje ekstrapolitike të debatit, pra, personale, private, që lidhen me fizikun dhe të qenit grua, nuk e bëj dot, edhe pse nuk është çudi që fjalët e mia shumë të kursyera këtu, mund të më kthehen edhe mua në popla kokës nga ushtria vuajeriste shqiptare, që merret vetëm me zejen e mbledhjes së malcimit.

Madje një herë, një miku im publicist më kujtoi në shkrimin e tij të nxituar të botuar muajt e fundit, se “do të bëja më mirë të shkruaja për birin tim të vdekur, pasi ishin tekste të mrekullueshme, sesa të flisja për politikën”, duke e nënkuptuar se isha grua, nënë dhe se politika dhe gjykimi për mbrapshtitë e saj ishte sport burrash. Ndjesën e tij të thellë, e pranova, por nuk e kam më mik; nxitimi i tij eci më shpejt se logjika e pranimit të së drejtës sime për të folur publikisht, qoftë edhe për qortime politike.

Unë nuk kam njohje personale me zotin Çupi, por si koleg i respektuar i fjalës qysh në orët e para të demokracisë, do të kisha pritur prej tij një ndjesë njerëzore, jo aq për debatin e shëmtuar të asaj nate, por për qasjen e tij të përsëritur seksiste publike. Pak javë më parë një gazetar i njohur i kulturës në Holandë dha dorëheqjen, sepse guxoi të kërkonte një kafe “të gjatë” me një shkrimtare, para se të botonte shkrimin lëvdues për veprën e saj në gazetë. Akuza që iu bë, ishte: Kishte paragjykuar personazhin e shkrimit të tij si femër dhe jo si shkrimtare, si trup e vrimë dhe jo si tru e ndërgjegje. As falja publike që bëri nuk mundi ta shpëtonte; ai u përjashtua nga rrethi mediatik dhe kritik dhe do t’i duhen vite ta rikuperojë karrierën e tij të shkëlqyer pas këtij gabim fatal. Por natyrisht, unë po flas për një shoqëri të shëndetshme, e cila betejat e civilizimit dhe të emancipimit nuk i ka pasur të lehta dhe ku “shovinizmi mashkullor” ka pasur dikur po këto shenja që manifeston “shovinizmi YNË mashkullor”, të cilin e gjej të vështirë të europianizohet.

Sikur të nisnim edhe ne me “përjashtime” të tilla nga ekranet tona, njëfarë bojkoti qoftë dhe të përkohshëm të eksponentëve, kur ata shfaqin hapur qasje seksiste, do t’i kishim shërbyer shumë më shumë kësaj shoqërie se me ligjet në mbrojtje të grave dhe përqindjet bajate të pjesëmarrjeve në jetën politike. Duke filluar mbase nga vetë zonja Vasili, në emisionin e së cilës kam qenë shpesh e ftuar veçmas për tema të tilla të ndjeshme; le ta fillojë ajo e para bojkotin deri në ditën e ndjesës publike. Sepse, dukshëm kjo gjë tani po kthehet në fenomen në ekranet tona.

Pra, siç thashë, dëshiroj të merrem me fenomenin, jo me individin, pasi të tillë kam njohur në jetën time plot dhe madje jam prej atyre grave që jam “lënduar” në publik në mënyrën më monstruoze të mundshme prej eksponentëve më radikalë të këtij “shovinizmi mashkullor”, për të cilët të vetmin portretizim që do të bëja, është se gjymtyrën erektike nuk e kanë në vendin ku ia ka caktuar nëna natyrë, por në tru. Për të thënë më të voglën, sepse çështja është shumë më e thellë dhe vjen prej një mentaliteti të kalçifikuar tashmë në shoqërinë shqiptare, ku “gruaja nuk është dhimbje”, po të përshtas siç duhet një thënie të Hemingueit për qasjen personale dhe shoqërore ndaj saj. A nuk kemi ndërtuar ne në të vërtetë një shtet ku dominon Phalloskracia? Këtë soj demokracie do të më duheshin ditë që ta shpjegoja, ndaj dua të kthehem te argumenti i këtij shkrimi.

E gjitha duket se fillon nga leximi i keq prej shekujsh i kodit tonë, Kanunit, dikur gjëja e shenjtë dhe shumë e lavdërueshme e rregullimit të jetës sonë shoqërore. Kanuni thotë “grueja asht shakull për me bajt”, dhe këtu fillon edhe keqkuptimi ynë shekullor. Ka burra shqiptarë që këtë e kanë lexuar së prapthi, se gruaja është shpinë për të duruar, dhe e shfaqin këtë qasje edhe në sjelljen e tyre, por ka të tjerë që e kanë lexuar së mbari, dhe mendojnë se gruaja është si një placentë erëmirë ku fermentohet pjesa më e bukur e tyre. Mjerisht, pas kaq incidentesh të përsëritura, kam keqardhje të them se zoti Çupi nuk hyn te këta të dytët, edhe pse unë do të kisha dëshiruar që publicistët, njerëzit e letrave dhe ata që shënjojnë me fjalën e tyre publike, të ishin të gjithë në këtë aradhë të respektuar burrash, të cilët kanë admirimin tim, admirim që e kanë dukshëm edhe librat e mi.

Do të sillja për shpjegimin e këtyre dy qasjeve të ndryshme shembuj nga letërsia shqipe. Nuk besoj se është e shpeshtë në historinë e letërsisë së një vendi që të jetë botuar ndonjë roman me thirrjen qysh në titull “Sikur të isha djalë” si ai i Haki Stërmillit tonë. Duke veçuar me një admirim të pashoq autorë shqiptarë si Migjeni, Mjeda, De Rada, Kuteli, Poradeci, Marko, Camaj etj., pjesa tjetër e letërsisë shqiptare është e mbushur me gra të përdala, me turiste spiune, me plaka të rrjedhura nga trutë, me heroina kantieresh e tekstiliste që zbulojnë armikun e klasës, me vajza viktima të nekrofilisë mashkullore, me sanitare që përdhunohen pareshtur nga të zotët, dhe sa e sa deformime të papranueshme për humanizmin që duhet të përshkojë letërsinë. Kjo ndodh, sepse kjo është qasja ndaj gruas në kulturën shqiptare, qyshkur kanë vdekur xhentëlmenët e vjetër të letrave shqipe që sapo përmenda. Madje në intervistën e një shkrimtari jo shumë të ri, e gjeta thuajse skandaloze shprehjen e tij se “gratë janë të zonja vetëm për fëmijë, lot dhe ditarë dashurie”, duke përjashtuar në mënyrë të shëmtuar peshën e saj në jetën publike, qoftë edhe si publiciste, shkrimtare, intelektuale, opinionformuese, politikane, zanat ky i fundit, me ç’duket, shumë “i dyshimtë” për të në jetën shqiptare.

Madje kjo ndjesi m’u krijua edhe duke lexuar romanin e fundit të mikut tim dhe publicistit të njohur Mustafa Nano “Një javë në Manastir”, për të cilin kam bindjen se është një kontribut shumë i vyer në zhanrin e romanit historik dhe do t’ia kisha rekomanduar kujtdo që ta lexonte. Në roman, nuk ka asnjë figurë femre, ose vetëm ndonjë figurë fare e parëndësishme femre (një fallxhore, një grua që po pjell, vjehrra e saj që po pret të renë të pjellë dhe fare-fare zbehtë figura e një gruaje politike, me gjasë Parashqevi Qiriazi), në kohën kur Manastiri i atyre ditëve ishte një qendër diplomatike europiane dhe vetë Parashqevia ka një rol jo të vogël në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare. Unë nuk e ndaj dot nëse kjo i vjen autorit për shkak se ajo ka qenë shoqëria shqiptare e atyre viteve dhe ai ka qenë vendi i gruas në shoqërinë shqiptare, apo autori nuk ka dashur ta fusë gruan në punët e burrave. Unë do ta kisha dashur që nga një publicist i hapur, kurajoz dhe një njeri emancipues me fjalën e tij, siç është zoti Nano, ta kishte mbajtur me hatër gruan në këtë roman. Por, e kam thënë edhe herë tjetër publikisht, se një shpurë xhentëlmenësh të rinj po i vijnë Shqipërisë, edhe në media, edhe në letërsi, edhe në politikë, për të cilët “gruaja është dhimbje” dhe mushti erëmirë i jetës së tyre dhe i jetës sonë të përbashkët.

Ndaj, sa më shpejt të heqim dorë nga “dhuna seksiste” mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona, nga lëndimi që na vjen nga krenaria e shovinizmit mashkullor, aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të purifikohemi dhe ekranit të qetësohet. Le ta fillojnë të parët këtë lëvizje emancipuese njerëzit e medias, analistët dhe shkruesit, vëmendja ndaj fjalës dhe veprimeve të të cilëve, edhe pse e padukshme në rrathët që krijon në pellgun e shoqërisë shqiptare, është aq e madhe, sa është gati-gati vendimtare. Ndaj një ndjesë publike mbi incidentin e së martës, përtej përligjjes për shkak të gjaknxemjes, do të ishte një shenjë e lavdërueshme në këtë betejë të përbashkët emancipuese tonën./ Marrë nga “Gazeta Shqiptare”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione flutura acka frrok çupi grida duma mustafa nano flutura acka frrok çupi grida duma mustafa nano

Sondazh

Poll
Insights 2 Dhjetor 2020, 10:13

Si ta humbësh një shtet europian

“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv,  në një spital në zonën time elektor...

Insights 30 Nëntor 2020, 20:33

Besa përballë klaneve në arsim!

Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë s...

Insights 30 Nëntor 2020, 09:16

Pikëpyetje të identitetit kombëtar

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit...

Insights 29 Nëntor 2020, 17:33

Mosnjohja që vjen prej Padijes

– Përdorja –Heqja e vlerësimit nga këshilli aktual i Qarkut për V.Surroin shkakton nji brengosje afatgjatë. Jo pse Surroit po i mohohet nji dekoratë...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën