LIVE UPDATES
Insights

Fyerjet seksiste/ Mustafa Nano e sheh ndryshe: Shpërthimi i Grida Dumës, shenjë nervozizmi! Frrok Çupi bëri rolin e “

3 Dhjetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Fyerjet seksiste/ Mustafa Nano e sheh ndryshe: Shpërthimi i Grida

Të martën në mbrëmje, në programin Open të Eni Vasilit, sytë na panë një debat si mosozot. Gaboi Grida Duma, gaboi Frrok Çupi, gaboi Agron Gjekmarkaj.

Por le t’i marrim gjërat sipas radhës. E para ishte Grida Duma, e cila e filloi fjalën duke e identifikuar Frrok Çupin si “ky individi përballë”. Ishte një mënyrë përbuzëse të foluri. Ishte një ftesë për t’u kacafytur. Dhe e gjitha pa asnjë arsye. Dukej sikur Grida kishte shkuar në Open bash për të zhvleftësuar “individin përballë”. Për asgjë tjetër. Pas kësaj, mori atë që kishte llogaritur të merrte. Dhe kështu gjeti shkak për të hedhur në drejtim të Çupit terma të tjerë, si “këllirë”, “llum” etj. Personalisht, u kapa në befasi. Nuk e kisha përfytyruar asnjëherë Gridën në atë rol. Ajo ka qenë prore e qetë, elegante, e hijshme. Madje, më ka bërë për vete me aftësinë për të absorbuar goditjet, të shumtat e të cilave kanë qenë të padrejta, të pandershme e të liga. E kanë marrë nishan si grua, si femër. Të njëjtën gjë bëri edhe Frroku atë natë. Por do të kthehem më pas, kur ta dojë kronologjia e këtij rrëfimi, tek ky i fundit.

Unë e kam një shpjegim pse Grida u soll në atë mënyrë. Shpërthimi i saj është tregues i një nervozizmi në kampin opozitar, të cilin miqtë e saj e kanë demonstruar me kohë. U bë shumë kohë që janë jashtë zyrave të shtetit, dhe i ka kapur frika se mund të mbeten në krahun “e gabuar” të parlamentit edhe për të paktën katër vjet të tjera. I ka gënjyer mendja se, sido që të shkojnë gjërat, në krye të tetëve viteve do të kryhet vetvetiu rokada në pushtet, siç ka ndodhur gjithë këto kohë në Shqipërinë postkomuniste. Mirëpo, duket se kanë bërë zbulimin e madh që u përplaset në fytyrë në formën e një frustrimi: Nuk e kanë të lehtë ta mundin Edi Ramën, pavarësisht mosarritjeve e dështimeve të këtij të fundit, mes të cilave bie në sy “jo”-ja e BE-së që na erdhi ditë më parë nëpërmjet gojës së Merkelit. Jo më kot e përmenda termin e huaj “frustrim”. Është termi i duhur, që shpjegon gjithçka. Sipas fjalorit online të Oxfordit, “frustrimi” (frustration) është një “parehatí që dikujt i vjen prej ndjesisë a vetëdijes se ai është i paaftë për të arritur një objektiv”. Ata kanë zbuluar pra, se do të humbin zgjedhjet dhe se faji për këtë është i tyre. I askujt tjetër. Madje, as Rama nuk u ka ndonjë faj, sido që atë e vizatojnë me ngjyrat më të zeza të mundshme, e bëjnë diktator, monstër, gjënë më të keqe që mund t’u ketë rënë në hise shqiptarëve etj., etj. Është një mënyrë për të vrarë frustrimin, duke e transferuar fajin te të tjerët. Kur Rama nuk u mjafton, u vërsulen edhe “njerëzve të Ramës”, te të cilët përfshijnë fare kollaj të gjithë ata që nuk e fshehin se e dinë tanimë burimin e frustrimit të tyre, që është – ma ka qejfi ta përsëris – pafuqia e tyre për të mundur Edi Ramën, që në thelb është pafuqi e tyre për t’iu imponuar shoqërisë shqiptare me ide, zotësi, moral, fytyra të pëlqyeshme, apo ku di unë çfarë duhet tjetër për këtë qëllim.

Duhet thënë se një pjesë syresh e besojnë vërtet që Rama e mbështetësit e tij janë djalli vetë. Kanë krijuar një botë politike manikeiste, në të cilën përballë janë forcat e së keqes e forcat e së mirës. U duket e pabesueshme, poshtërsisht e pabesueshme, se si të tjerët nuk arrijnë të vënë re që forcat e së mirës janë ata vetë, dhe se forcat e së keqes janë Edi Rama e Co. U ngjan se shumica e shqiptarëve, duke mos i besuar, apo duke mos i votuar, po u hyjnë në hak, nuk po u japin atë që ata e meritojnë, e nuk po arrijnë të shquajnë te ta mbrojtësit e demokracisë (!!!), luftëtarët kundër korrupsionit (!!!), dashnorët e votës së lirë (!!!) etj., etj. E prandaj, bëhen nervozë, harbutë, mujsharë, gojëprishur sapo shohin dikë që guxon t’u thotë në sy, se ata janë thjesht njëra prej të këqijave. Lëre pastaj kur del ndonjë si unë që u thotë se ata nuk janë gati për të ardhur në pushtet; se ata nuk kanë treguar në asnjë rast se kanë mësuar diçka nga historia e tyre e mbushur me vjedhje, plaçkitje, dhunë, krime, vrasje; se ata janë gjithashtu një e keqe e madhe, në mos më e madhe, dhe se prandaj këtë herë do bënim mirë të mos e respektonim atë “rregullin e artë” të famshëm dhe të pashkruar, të cilin e mbrojnë si të tillë, si rregull të artë pra, veç dështakët në politikë. Është fjala për “rregullin”, sipas së cilit një parti nuk mund të marrë një mandat të tretë radhazi për të drejtuar vendin. Ky “rregull”, që ka dalë nga praktika jonë politike prej vitit 1990 e tëhu, duhet shkelur këtë herë, në mënyrë që asnjë të mos rrijë me mendjen se në Shqipëri ka rëndësi vetëm një gjë: të shpikësh marifetet e nevojshme për t’u bërë kryetar i një partie të madhe e të jesh i aftë për të mbajtur me rrena, e shumta për tetë vjet, opozitarët durimpaktë. Ja, kështu e mendoj unë këtë punë, nga pozitat e një njeriu që nuk dëshiron ta vërë veten në shërbim të ambicies së njeriut më të pavlerë të politikës shqiptare. Quhet Lulzim Basha. Ky është një opinion i imi. Mund ta kem unë një opinion të tillë, të dashur opozitarë?

Mund ta kem unë një opinion të tillë pa qenë llum e këllirë, e dashur Grida? Po? Epo shumë faleminderit, atëherë. Ju jam mirënjohës për zemërgjerësinë që po tregoni.

Grida ka mirëkuptimin tim të plotë, megjithatë, kur të tjerët e shohin në një debat televiziv, për ta zhvleftësuar, si një grua. Asnjë tjetre në jetën publike shqiptare nuk i është dashur të përballet me qëndrime maskiliste aq sa Grida Dumës. Rrallë më ka qëlluar të shoh një burrë në një studio televizive përballë saj që, në nerva e sipër, të mos i shkojë mendja për ta “demaskuar” si grua. Është një qëndrim absolutisht mizogjinik. Burrat shqiptarë nuk janë mësuar t’i mveshin një gruaje zgjuarsi e mençuri. Aq më pak një gruaje të bukur. Dhe kur janë në debat me ndonjë të tillë, titullin “grua e bukur” nuk ia hedhin si një medalje, apo si një kompliment. Përkundrazi, ia hedhin si një stigmë. I thonë “grua e bukur” për të mos i thënë “grua budallaqe”. Me shpresën se publiku i gjerë do t’i mirëkuptojë apo mbështesë. Në fakt, kjo shpresë nuk u del asnjë herë huq. Do të gjenden gjithnjë njerëz që do të japin mirëkuptim e mbështetje për mizogjinët.

Për sa i takon Frrokut, ai m’u duk parmbrëmë nën agresionin e pakuptimtë të Gridës. Por krejt papritur Frroku bëri më të kollajtën përballë një gruaje. I vuri në dukje që ishte grua. Dhe ky ishte momenti kur ai e humbi atë debat, edhe pse Grida i lëshoi mbi kurriz një batare fyerjesh. Ne duhet të gjejmë fuqinë për të rënë dakord se çfarëdo që të thotë një grua në një debat, qëndrimet mizogjinike nuk janë përgjigja që duhet t’i jepet. Me të bërë këtë zgjedhje, burri ka zgjedhur humbjen. Për mua, Frrok Çupi e humbi atë debat pikërisht sepse bëri macho-n. Pa bërë atë zgjedhje, e humbura do ishte Grida. Tok me Agron Gjekmarkajn, i cili e mbrojti Gridën në mënyrën më të gabuar të përfytyrueshme. “Duhet ta respektosh gruan, sepse ti je prej vendit ku ka lindur Kanuni,” i tha ai Frrokut, mes të tjerash. La të kuptohet se Kanuni i Lekë Dukagjinit është një manual i feminizmit. Mirëpo të gjithë e dinë, përfshirë Agronin vetë, se Kanuni është libri antigrua par execellence. Në këtë pikë, është edhe më i qartë se Testamenti i Vjetër e Kurani. “Kanuja e xen gruen si një tepricë në shpi,” thuhet në të. Doni fraza të tjera të ngjashme në Kanun? Ja disa: “Me rrahë burri gruen, nuk bjen në faj. Burri ka tagër me e rrahë gruen e vet.” “Grueja asht shakull (calikë) për me bajtë.” “Grueja ka për detyrë me i ndej burrit nën sundim.” Por natyra mizogjinike e Kanunit nuk ka pse të kërkohet në fraza të veçanta. E gjithë fryma e Kanunit është mizogjinike. Ne mund ta vlerësojmë Kanunin, por jo në rrugën ku na fton Agroni të ecim. Ai mbetet një dokument i shkëlqyer që provon se shqiptarët kanë ditur të ngrenë e organizojnë bashkëjetesën mbi rregulla që nuk kanë qenë domosdoshmërisht më barbare sesa rregullat e shoqërive të tjera të të njëjtit moment në histori, por nuk vlen për ta parë e pasur si një dokument, prej të cilit ne mund të nxjerrim norma etiko-morale që mund të na shërbejnë sot. Kanuni ka vlejtur për kohë të tjera. Për sot nuk vlen më. Pikë.

Agroni pati edhe një rrëshqitje tjetër, më fatale. Ai iu drejtua Çupit me fjalët: “Sikur Grida të kishte një vëlla, ai do ta ndreqte qejfin jashtë studios. Madje, nëse Grida ma kërkon, punën e vëllait të saj mund ta bëja unë.” Kjo ishte një – ju ftoj t’ma pranoni tautologjinë – “teprim i tepruar”. I ikën edhe çdo standardi të ulët të vendosur në debatin politik e televiziv. Teprimet me fjalët janë gjithsesi të pashijshme, janë një praktikë, prej së cilës duhet të shkëputemi, por kërcënimet për dhunë apo legjitimimi i dhunës janë një gjë e rëndë dhe e papranueshme. Janë vija e kuqe që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Post Scriptum: Ka vetëm një zgjidhje. Debateve të tillë, të organizuar si ndeshje gladiatorësh, u ka ikur koha. Nuk vlejnë më, nëse kanë vlejtur ndonjëherë. Nuk u vlejnë as atyre që marrin pjesë në to. Personalisht, ka muaj që i kam braktisur studiot e debateve televizive pikërisht për këtë arsye. Nëse ka një gjë që ia shoh vetes me qortim gjatë karrierës sime prej gazetari, kjo gjë ka të bëjë me pjesëmarrjen në to.

Moderatorët e debateve televizive kanë shumë në dorë. Ata kanë në dorë të përcaktojnë rregulla të debatit, ata kanë në dorë t’u heqin mikrofonin atyre që nuk i përfillin këto rregulla. Ata kanë në dorë edhe të mos i ftojnë në studion e tyre gojëprishurit e të dhunshmit. Programi i tyre varet veç prej tyre. Nëse ndodh një gjë, ndodh sepse duan ata. Prandaj, apeli im u drejtohet pikërisht atyre: “Hiqni dorë prej programeve që bëni, të cilat nuk i duhen askujt!” Por një apel ua drejtoj edhe atyre që kanë të njëjtin mospajtim me mënyrën se si organizohen këto programe: “Mos shkoni në ato programe televizive, të cilat suksesin e kanë ngritur mbi grindjet, kacafytjet, shpifjet, sharjet, fyerjet, dhunën!”

Marrë nga Panorama

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione agron gjekmarkaj frrok çupi grida duma mustafa nano sherri grida duma-frrok cupi agron gjekmarkaj frrok çupi grida duma mustafa nano sherri grida duma-frrok cupi

Sondazh

Poll
Insights 2 Dhjetor 2020, 10:13

Si ta humbësh një shtet europian

“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv,  në një spital në zonën time elektor...

Insights 30 Nëntor 2020, 20:33

Besa përballë klaneve në arsim!

Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë s...

Insights 30 Nëntor 2020, 09:16

Pikëpyetje të identitetit kombëtar

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit...

Insights 29 Nëntor 2020, 17:33

Mosnjohja që vjen prej Padijes

– Përdorja –Heqja e vlerësimit nga këshilli aktual i Qarkut për V.Surroin shkakton nji brengosje afatgjatë. Jo pse Surroit po i mohohet nji dekoratë...

Insights 20 Nëntor 2020, 09:36

POPUJ ME KRAHË GURI

Katedralet shpesh rreth kulmeve të tyre kanë statuja engjëjsh prej mermeri apo edhe me gurë të tjerë.Simboli i tyre ka kuptimin e fluturimit të qenies drejt hyj...

Insights 19 Nëntor 2020, 17:02

Iku Veri… se Tirana ka kohë që ka ik…

Unë jam rritur tek 21-shi, të cilin e njohim si “21 dhjetori”. Jam rritur me Qamushin dhe Ver Llapën. Nuk kam qenë tek njerëzit që zbaviteshin me ta. Nuk e di p...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje