LIVE UPDATES
Aktualitet

Oslo qyteti më i sigurtë në botë, vetëm 1 i vdèkur në aksídent gjatë vitit 2019

4 Janar 2020, 18:28 Nga DOSJA
Oslo qyteti më i sigurtë në botë, vetëm 1 i

TIRANË- Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen në vendin tonë po kthehen në një shqetësim real, teksa jemi në ditën e 4-t të vitit 2020 dhe janë shënuar 3 viktima. Ndërkohë që vendi ynë po shënon rekorde negative në këtë aspekt, në Norvegji plani i qeverisë për të ulur numrin e aksidenteve fatale ka rezultuar me sukses.

Oslo është kryeqyteti i vetëm në botë që për vitin 2019 ka regjistruar vetëm 1 të vdekur në aksidente rrugore. Asnjë këmbësor apo çiklist nuk ka humbur jetën! Të dhënat janë zyrtare dhe janë bërë publike nga autoritetet norvegjeze. Për vitin 2019, vetëm një person humbi jetën në aksident në Oslo, pasi makina e tij u përplas me një gardh.

Ulja drastike e numrit të aksidenteve në kryeqytetin norvegjez, por sidomos e përplasjeve me pasojë vdekjen, i atribuohet planit të quajtur “Vision Zero”. Iniciativa më e fundit konsiston në uljen e numrit të makinave në qendrën e qytetit. Shumë pak makina lejohen të qarkullojnë në qendër të kryeqytetit norvegjez, një nismë kjo që është zbatuar rregullisht gjatë 5 viteve të fundit. Po kështu, është ulur ndjeshëm edhe numri i parkimeve të automjeteve në qendër të Oslos. Këto vendparkime janë zëvendësuar me korsi biçikletash dhe shtim të trotuareve. Kjo ka ndikuar në uljen e trafikut në rrugët qendrore. Në shumë rrugë kryesore të Oslos ndalohet qarkullimi i makinave. Autoritetet vendore aplikuan vendosjen e tarifave dhe rritjen e çmimit të tyre për këdo që kërkonte të hynte me makinë në qendër të Oslos. Synimi ishte që deri në fund të vitit 2019, qendra e qytetit të ishte pa automjete.

Në kryeqytetin norvegjez jo vetëm që janë kufizuar shumë rrugë për qarkullimin e mjeteve, por autoritetet kanë ulur edhe kufirin e shpejtësisë. Kjo masë ka ndikuar direkt në uljen e aksidenteve me pasojë vdekjen. Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë Norvegjinë nuk ka humbur jetën në aksident asnjë fëmijë nën 16 vjeç përgjatë vitit 2019. Ndërkohë që në SHBA, nga aksidentet automobilistike humbasin jetën rreth 4 mijë fëmijë në vit. Zyrtarët norvegjezë thonë se në shumë rrugë po bëhen ndryshime që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj studentëve apo fëmijëve që përdorin biçikletën apo ecin në këmbë. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mbylljen e disa rrugëve gjatë orarit të shkollës.

Në shkallë vendi, Norvegjia ka regjistruar 110 aksidente me vdekje gjatë 2019-ës, popullsia e së cilës është 5.3 milionë banorë. Nëse do ta krahasojmë me Shqipërinë, popullsia e së cilës është rreth 2.8 milionë banorë, vendi ynë shënon rekord negativ. Sipas shifrave të INSTAT, nga Janari 2019 deri në Nëntor 2019, në vendin tonë kanë humbur jetën 203 persona në aksidente, 13 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018.

(Marrë nga TVKlan.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet rrugore oslo qytet i sigurt vdekje nga aksidentet aksidentet rrugore oslo qytet i sigurt vdekje nga aksidentet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj