LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa shkollë dhe i mbetur rrugëve, 7-vjeçari i braktisur nga e ëma gjen strehim

8 Prill 2022, 19:50 Nga DOSJA
Pa shkollë dhe i mbetur rrugëve, 7-vjeçari i braktisur nga e

TIRANË- Për problemin e 7-vjeçarit që fle e rri rrugëve, “Stop” ka pyetur të ëmën e tij. Ajo thotë se nuk e mban dot të birin për arsye ekonomike. Ajo kërkon që djalin ta marrë një institucion, në mënyrë që të rritet dhe edukohet me kujdes e më pas ta marrë ajo.

Gazetarja: Sot kam ardhur këtu pasi kam një ankesë nga banorët e kësaj zone. Kam informacion që ti ke një djalë 7…

Nëna: 7 për 8 vjeç.

Gazetarja: Që quhet Aleks.

Nëna: Po.

Gazetarja: Më kanë thënë që Aleksi është jashtë kontrollit tënd prindëror. Pse? Çfarë problem ke?

Nëna: Unë paradite e mbaj djalin, por në darkë rri në një lokal aty që punoj, laj pjatat, shkon pak ora vonë.

Gazetarja: Më kanë thënë që…

Nëna: E pimë dhe pak alkolin me thënë të drejtën, nuk jam shumë e alkolizuar.

Gazetarja: Po gjithë natën, nuk është për qejf…

Nëna: Jo, tapë nuk bëhem unë jo.

Gazetarja: Kur ikën në punë dhe kur vjen në shtëpi?

Nëna: Në 12 të darkës. Më kanë ardhur 2-3 herë policia dhe më kanë kapur dhe më kanë futur këtu me djalin.

Gazetarja: Kur vjen, a je në gjendje që të kontrollosh Aleksin ku është?

Nëna: E di unë ku rri, tek njëra.

Gazetarja: Po, a nuk ke frikë që duke qenë jashtë kontrollit, mund ta shtypë ndonjë makinë, mund të rrezikojë sepse darka është problem?

Nëna: E di, por e lë aty të luajë tek kompjuterat “Play Station”.

Gazetarja: Kam informacion që Aleksi prej 2 muajsh nuk frekuenton as shkollën, pse?

Nëna: Më zë gjumi.

Gazetarja: Nuk ke ndonjë familjar që mund të të ndihmojë me mbajtjen e Aleksit?

Nëna: Jo, kush të ma mbajë, secili ka detyrën e vet. Jo nuk kam.

Gazetarja: Sa fiton me punën si pjatalarëse në muaj?

Nëna: Po 5 mijë lekë dita.

Gazetarja: Po nëse të 5-mijshen e konverton në pije?

Nëna: Jo, sepse i jap dhe çunit lekë unë, 3 unë, 2 ai.

Gazetarja: Sa vite ka që pi?

Nëna: 20 vjet po.

Gazetarja: Po çfarë ke menduar për djalinse ai është shumë i vogël?

Nëna: Ta rregulloj atje tek fshati SOS sepse atje është më mirë, atje kushtet i ka, të gjitha. Unë për vete nuk e mbaj dot. Sa të rrijë rrugëve ai, më mirë atje. Atje ka shkollë, i ka të gjitha, me edukimin, me orarin.

Gazetarja: Po a nuk do të të mungojë pastaj djalin?

Nëna: Po mirë, do e takoj unë. Normale që do të shkoj 2 herë në javë. Pritet sa të rritet dhe e marr vetë unë.

Pasi gazetarja e “Stop” komunikoi me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn, ky i fundit ngarkon nënkryetaren Anisa Ruseti të zgjidhë problemin e djalit 7-vjeçar.

Anisa Ruseti : Si jeni? Mirë? Unë jam Anisa Ruseti, jam Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë. Numrin tuaj ma dha Kryetari për një rast, që i keni referuar. I keni dhënë të gjitha të dhënat. Unë po dërgoj tani një skuadër terreni, e cila ka punonjës socialë dhe psikologë për të ardhur për ta vlerësuar rastin. Ata po lidhen direkt me punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijëve që kemi ne te njësia dhe ta marrim rastin në menaxhim. Nëse fëmija ka nevojë për mbrojtje të menjëhershme, ata mund ta marrin fëmijën ose do të duhet të vlerësojnë edhe situatën e nënës. Sapo të mbyllim telefonin bashkë, besoj 2 minuta, do të marrin ato në telefon, se janë në terren. Do jemi direkt në kontakt prapë.

Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve: Përshëndetje! Si kaluat? Jam Jonida. Të marr nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkia Tiranë. Më kaluan kontaktin tuaj për fëmijën, që kemi raportuar. Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve është duke ardhur.

Gazetarja: Vendndodhjen e ka të qartë?

Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve: Po, po tek “Besnik Sykja”, aty më tha nënkryetarja.

Një grup nga Njësia 5 me punonjësen e bashkisë dhe punonjësen sociale shkojnë aty ku banon djali dhe e marrin atë bashkë me të ëmën, fillimisht për t’i sistemuar në një qendër emergjente dhe pas vlerësimit, në një rezidencë të përhershme.

Banorja: Faleminderit “Stop-it” që bëri të pamundurën për këtë djalin e vogël që u sistemua. Kam 7 muaj që po e kërkoj këtë dhe më në fund, “Stop-i” ma zgjidhi.

Banori: Ato janë nona.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anisa ruseti anisa ruseti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj