“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
8 mijë euro fitim në ditë! Del FOTOJA, momenti kur efektivët në Morinë marrin paratë
8 Prill 2022, 15:28Nga DOSJA
TIRANË– Fitimet e efektivëve të pikës kufitare në Morinë që përfunduan sot në pranga mund të shkonin deri në tetë mijë euro në ditë. Mësohet se në kabinat e policisë në kufi me urdhër të prokurorisë ishin vendosur kamera përgjimi të cilat kanë fiksuar çdo lëvizje të punonjësve të policisë.
Pikërisht filmimet kanë zbuluar se në çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që policët merrnin ishte 10 euro dhe më e madhe 100 euro. Në këtë skemë rezulton të jetë përfshirë edhe drejtori i i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kacorri.
Efektivët e arrestuar në bashkëpunim me shefat e tyre, akuzohen se kanë lejuar kontrabandën, trafiqet dhe kalimin e personave me probleme me ligjin në këmbim të parave. Ata manipulonin edhe sistemin TIMS duke ndryshuar të dhënat e hyrjes dhe daljes në këmbim të ryshfetit. Në total, 17 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar pas hetimit, 14 masa sigurie janë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.
TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar njoftimin zyrtar për operacionin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, në të cilën u arrestuan 34 perso...
FIER– Zjarr në Fier! Banorët e fshatit Sheq në Fier u kanë vënë flakën mbetjeve urbane në zonë dhe për pasojë është djegur dhe zona me bimësi pranë tyre. ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka sqaruar sot se ka marrë nën shqyrtim ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu...
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 846 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar ...
FIER– Një aparat celular është gjetur nga punonjësit e burgut të Fierit dhe është sekuestruar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se celulai ishte dërguar ...
ITALI- Guardia di Finanza e Vicenzës ka mbyllur rrethin e operacionit të antidrogës të 31 marsit të kaluar ku një trafikant shqiptar arriti të arratisej në mes ...
JANINË– Tre armë të llojit kallashnikov AK-47 me numër të barabartë gëzhojash, një bajonetë e integruar në njërën nga pushkët, 15 eksplozivë, e 275 f...