Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bënte kërdinë në Unazën e Re, kapet ‘skifteri’ i mjeteve
8 Prill 2022, 14:48Nga DOSJA
TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet E.Y., është vënë në pranga pasi akuzohet se është autor në disa vjedhje mjetesh, Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Unazës së Re. Konkretisht, që prej muajit shkurt, 37-vjeçari ka vjedhur sende dhe shuma parash, në 6 automjete që ndodheshin në garazhe të ndryshme, në Unazë të Re. Në njoftim shtohet se janë sekuestruar veshje të cilat dyshohen se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të tjera të vjedhura.
Njoftimi nga policia e Tiranës: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjeve në automjete, vihet në pranga një 37-vjeçar. Sekuestrohen veshje të cilat dyshohen se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unaza”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Unazës së Re. Prej muajit shkurt të këtij viti deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi E. Y. ka vjedhur sende dhe shuma parash, në 6 automjete që ndodheshin në garazhe të ndryshme, në Unazë të Re. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Guardia di Finanza e Vicenzës ka mbyllur rrethin e operacionit të antidrogës të 31 marsit të kaluar ku një trafikant shqiptar arriti të arratisej në mes ...
JANINË– Tre armë të llojit kallashnikov AK-47 me numër të barabartë gëzhojash, një bajonetë e integruar në njërën nga pushkët, 15 eksplozivë, e 275 f...
TIRANË– Kanabisi mjekësor sipas gazetarit Artan Hoxha do të përfundojë në duart e oligarkëve në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në Neës...
GJIROKASTËR– Katër rrugë në qytetin e Gjirokastrës kanë marrë emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Sali Shehun, Altin Dautin, Z...
TIRANË- Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, duket se është shashka e radhës e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten, më 8 prill, vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova. Gjatë seancës dëg...
KUKËS– Operacioni i zhvilluar në Morinë ka bërë që në këtë pikë kufitare të krijohen radhë e gjatë me mjete. Dosja.al mëson se prej të paktën dy orës...