LIVE UPDATES
Politike

“Para zgjedhjeve më the se do e dekoroje”/ Nikoll Lesi: “Koha Jonë” e ka mbrojtur Ilir Metën edhe kur Berisha donte t

6 Korrik 2021, 09:12 Nga DOSJA
“Para zgjedhjeve më the se do e dekoroje”/ Nikoll Lesi:

TIRANË– Botuesi Nikoll Lesi, në një shkrim tejet kritik për presidentin Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin e tij pse Kreu i shtetit nuk dekoroi gazetën ‘Koha Jonë’, por zgjodhi të dekoronte gazetarë të tjerë.

Lesi shprehet se gazeta ‘Koha Jonë’ e ka mbrojtur presidentin Meta historikisht, ndërsa ky i fundit nuk e respekton vetëm për shkak të disa qëndrimeve gjatë zgjedhjeve. Lesi i kujton Metës se ky i fundit i tha se do e dekoronte gazetën me rastin e 30-vjetorit, gjë të cilën nuk e bëri. Ndër rreshta kritikë, botuesi shkruan se ndihet i fyer kur sheh presidenti dekoron gazetarë të tjerë që nuk kanë lidhje me gazetën ‘Koha Jonë’. Ai shprehet i bindur se presidenti i ardhshem, do ta vlerësoje gazetën. Lesi thekson se nuk do e falë qëndrimin e Metës, teksa i përmend disa gazetarë të cilët duhet të ishin dekoruar për kontibutin e tyre.

Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit:

Ilir Metën e kam përkrahur në disa çështje jetike për vendin dhe nuk jam penduar. KOHA JONE e ka mbrojtur kur Berisha donte ta therte si djalosh deputet opozitar sikurse edhe kur Fatos Nano donte ta rrëzonte padrejtësisht si kryeministër apo edhe tani si president në raport me sulmet e paskrupullta të Rilindjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe kur vinte te redaksia e KOHA JONË për të sjellë shkrime apo kur priste te dera e bilardos së lagjes sa të mbaroja një lojë bilardo me Ben Blushin që ti shikonim artikullin, edhe atëkohë e respektonim për kurajën që manifestonte kundër liderit të PS-së.

Por kur Ilir Meta nuk respekton median KOHA JONE vetëm se u ndamë në raport me disa qëndrime të tij gjatë javës së fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, sidomos me një deklaratë të tij në raport me SHBA, jam i detyruar të flas publikisht kur shikoj se në 30-vjetorin e gazetës KOHA JONE, gazetës që bëri histori e betejë përplasje me pushtetin e kohës për lirinë e fjalës, ai nuk i dha një dekoratë respekti GAZETES apo të paktën disa gazetarëve të saj që kanë bërë emër në këto 30 vite.

E ndërkohë Meta, pardje, dekoroi disa gazetarë (që gjithsesi mirë bëri për të paktën dy prej tyre), por kur ai injoron median më të madhe të këtyre 30 viteve pluralizëm, nuk mund ta mbyll gojën.

Nuk mund të mos flasë, pasi kam detyrim ndaj vetes, ndaj pjellës time mediatike KOHA JONË, ndaj dhjetëra e dhjetëra gazetarëve të cilët erdhën në KOHA JONE dhe kontribuan në rritjen e emrit të saj, sikurse morën nga lavdia e gazetës.

Të them se nuk ndihem i fyer kur dekoron të tjerë gazetarë që nuk kanë lidhje me KOHA JONË, më duhet të gënjej!

Të them se nuk ishe Ti, i para zgjedhjeve të 25 prillit, që më thoshe se në 30-vjetorin e KOHA JONE do të dekoroje gazetën si instutucioni më i rëndësishëm i fjalës së lirë në këto 30 vite, më duhet të gënjej!

Të them se nuk të kanë ardhur propozime nga shoqatat kryesore të gazetarëve shqiptarë, mbetet gënjeshtër e madhe.

Çdo njeri publik (besoj se jam) bën diçka në jetën e tij ku shquhet apo bën histori. Dhe që ta lë realisht modestinë, unë historinë time e bëra në media. Natyrisht me kolegë. Por që të mos vlerësosh median KOHA JONË nuk ta fal!

Realisht nuk ta fal, sepse je i padrejtë, bile paksa hakmarrës.

Dekoratat, Presidenti i Republikës, i jep si vlerësim ndaj dikujt që ka kontribute në shoqerinë shqiptare. Dekorata nuk prodhon lekë, por është respekt që Kryetari i Shtetit jep në emër të Shtetit.

Dhe këtë respekt dhe vlerësim Ti nuk e bëre. Tashmë 30 vjetori si gazetë iku, me 11 maj 2021 gazeta si print u mbyll dhe KOHA JONË konkuron në një botë online.

Besoj se dikush tjetër, si President, pas 24 korrikut 2022 do ta vlerësojë emrin dhe famën e KOHA JONE në historinë e pas vitit 1990.

Por kur shikoj numrin e madh të dekoratave që ke dhënë në këto 4 vite si President, ndihem keq  që nuk vlerësove MEDIAN që bëri histori.

Nëse nuk doje emrin KOHA JONË sepse mund të krijoje keqkuptime me ish-presidentin Berisha, pasi KOHA JONË u dogj si redaksi nga policia, Shërbimi Sekret dhe Garda e Republikës natën e 2 marsit 1997 (kur ishte në pushtet PD-ja) mund të dekoroje disa gazetarë që dolën nga kjo gazetë.

Nëse nuk doje dekorimin e gazetarit dhe analistit stoik Frrok Çupit mund të dekoroje Martin Lekën dhe Aleksandër Frangajn që u burgosën asokohe për shtypin e lirë. Nëse jo këta të dy, prapë kishe dy emrat VIP nga bota e gazetarisë, dikur ish-kryeredaktor të KOHA JONË, Ben Blushin apo Armand Shkullakun. Nëse jo edhe këta të dy, mund të sillja si propozim Zamir Dulen që u masakrua nga shërbimi sekret mu në qelitë e policisë së shtetit. Nëse prapë “jo” me Dulen, ka prapë nga KOHA JONË: Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Henri Çili, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, Enton Abilekaj, Jonila Godole, Anila Basha, Arta Marku, Rudina Xhunga, Mimoza Dervishi, Vehab Kaba, Zenepe Luka, Vladimir Prela, Adriatik Dosti, Sokol Balla, Ilir Babaramo, Fatos Baxhaku apo Ilir Kulla.

Për dekoratë janë edhe i madhi Teodor Keko apo Edi Rama, Anila Denaj, të cilët ishin në vitet e para në median që theu frikën ndaj pushtetit. Edhe Spartak Ngjela, si avokat i përhershëm i medias së parë të pavarur shqiptare. Ka edhe më nga KOHA JONË: Kiço Blushi, Fatos Lubonja, Bujar Xhaferi që punuan në median kurajoze, KOHA JONE.

Nëse i doje krejt lezhjanë, nga ku doli numri i parë kjo gazetë legjendare, kemi piktorin e talentuar Pashk Përvathi i cili bëri logon e emrit KOHA JONË që nuk ka ndryshuar që nga viti 1991. Apo kryetarin e këshillit të parë botues të gazetës, studiuesin dhe intelektualin Tonin Çobani.

Nëse asnjëri nga këta të brezit të luftës se dekadës së parë të pluralizmit, kemi prapë në nivel dekorate presidenciale: Kejda Kostreci (sot te “Zëri Amerikës), Mimoza Picarin (VOA , Tiranë), Mentor Kikia apo Erli Murati. Edhe Tedi Blushi, zëdhënesi shpuzë presidencial, nga KOHA JONË ka dalë. Mund ta dekoroje, por me propozimin e komunitetit të gazetarëve.

Kemi edhe të tjerë, nëse doje!

Nëse as këta nuk të bindin, të paktën ish-kryeredaktorin e fundit të 30-vjetorit të KOHA JONË, Qamil Xhani.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazeta koha jone ilir meta nikoll lesi gazeta koha jone ilir meta nikoll lesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj