LIVE UPDATES
Politike

Parashikimi i Mero Bazes: E vërteta është se… të premten s’do të ndodhë asgjë e re me Berishën

8 Shtator 2021, 21:55 Nga DOSJA
Parashikimi i Mero Bazes: E vërteta është se… të

TIRANË– E premtja është ditë e rëndësishme për politikën shqiptare, pasi Kuvendi çel punimet për herë të parë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Lidhur me këtë datë, botuesi Mero Baze ka analizuar se çfarë do të ndodhë, duke parashikuar…asgjë! Baze shkruan se gjithë zhurma e krijuar për shpalljen “non grata” për Sali Berishën do të trajtohet normalisht. Ai dhe kryedemokrati Lulzim Basha do të shkojnë në Kuvend, kryeministri Edi Rama do t’i sulmojë. 

“Në të vërtetë, shumica e debatit është e përqendruar tek fakti perse hesht Basha dhe jo pse po reziston Sali Berisha. Për këtë arsye të gjithë mendojnë se meqë e premtja do të vijë, ai do të ketë një ditë që nuk ka nga t’ia mbajë. E vërteta është se të premten nuk do të ndodhë asgjë e re. Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë të dy në Parlament, ambasadorja e SHBA në shenjë proteste do të mungojë në llozhën e Parlamentit, ndoshta të njëjtën gjë do të bëjë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luljeta Bozo do të hap Parlamentin, Edi Rama do të marrë mandatin e kryeministrit, dhe mezi do të presë ngritjen e Berishës në podium që ta akuzojë…,”-shkruan Baze. 

SHKRIMI I PLOTË:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërimet për një Parlament ku nuk mund të jenë pjesë persona që gjenden në “Listën e zezë” të Qeverisë amerikane, duke nënkuptuar “qëndrestarin” e fundit të kësaj liste, Sali Berisha, i cili refuzon presionin amerikan. Në qendër të debatit publik janë vendosur sjelljet e çuditshme te Lulzim Bashës, heshtja e tij ndaj këtij debati, “sëmundja” e babait apo vjehrrit për të mos marrë pjesë në mbledhje, dhe mbi të gjitha faktet e bëra publike se ai ka shkelur një pakt me diplomatët amerikanë në Tiranë, rreth kësaj çështje. Në të vërtetë, shumica e debatit është e përqendruar tek fakti perse hesht Basha dhe jo pse po reziston Sali Berisha. Për këtë arsye të gjithë mendojnë se meqë e premtja do të vijë, ai do të ketë një ditë që nuk ka nga t’ia mbajë.

E vërteta është se të premten nuk do të ndodhë asgjë e re. Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë të dy në Parlament, ambasadorja e SHBA në shenjë proteste do të mungojë në llozhën e Parlamentit, ndoshta të njëjtën gjë do të bëjë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luljeta Bozo do të hap Parlamentin, Edi Rama do të marrë mandatin e kryeministrit, dhe mezi do të presë ngritjen e Berishës në podium që ta akuzojë…

Natyrisht që do të ketë një reagim të fortë të SHBA pas kësaj, do të ketë një izolim të Partisë Demokratike, do të ketë deklarata të zbehta të disa njerëzve brenda PD që do të vrasin mendjen si të shpëtojnë nga Berisha pa u lagur, por në PD nuk do të ndodhë asgjë. Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë kryetari i saj, Sali Berisha do të vazhdojë të jetë tutori i saj, SHBA do të vazhdojnë të jenë kritikët e mëdhenj të saj, Edi Rama do të vazhdojë të jetë përfituesi i madh i saj dhe jeta do të vazhdojë. Të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do ta pësojë në fund prej kësaj, gabojnë. Në fund Lulzim Basha do humbasë zgjedhjet e radhës dhe do t’u thotë të gjithëve natyrisht me zë të ulët, që e humbëm dhe këtë prej Doktorit. Por meqë atë nuk e heqin, tani demokratët duhet të mësohen të durojnë dhimbjet e humbjeve prej tij. Kështu në finale të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do të gjejë ndonjë arsye se si të zbojë Berishën që të fitojë, gabojnë. Ai e ka Berishën një arsye përse mund të rrijë kryetar, edhe pse nuk fiton dot.

Prej ditësh, teksa afrohet data për nisjen e Kuvendit, vendi zien me pyetjen: A do të shkojë Berisha? Vetë ai është përgjigjur pozitivisht duke u shprehur se ende vijon betejën në emër të opozitës, ndërkohë që ka zëra kundër edhe brenda Partisë Demokratike. Shkuarjen e tij në Kuvend e ka komentuar edhe Rama, i cili u tha socialistëve se PD po shkonte në sallë me një “dhëmballë të prishur”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mero baze sali berisha shpallet non-grata seanca plenare 10 shtator 2021 edi rama lulzim basha mero baze sali berisha shpallet non-grata seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj