LIVE UPDATES
Bota

Parku i Inovacionit në Prizren tërheq vëmendjen e investitorëve dhe biznesmenëve

10 Korrik 2021, 07:00 Nga DOSJA
Parku i Inovacionit në Prizren tërheq vëmendjen e

KOSOVË– Mbi 500 biznese kanë shprehur interesim fillestar për të investuar në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, i cili në të kaluarën kishte shërbyer si kamp ushtarak gjerman, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues nga Agjencia gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP) është një projekt i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Qeveria e Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim këto hapësira shoqatës “ITP Prizren”, ndërsa GIZ do ta bëjë menaxhimin dhe zhvillimin e Parkut.

Deri më tani, thonë në GIZ, 12 kompani nga sektorët të ndryshëm kanë nënshkruar kontratë për hapësirat në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve.

Që nga inaugurimi i Parkut, rreth 70 kompani kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Parkut. Më shumë se 500 biznese kanë vizituar ose kanë shprehur interes fillestar për të investuar në Park, përkundër pandemisë që ka shkaktuar pasiguri te bizneset. Jemi në proces të përmbylljes së disa kontratave me biznese nga sektori i prodhimit, dhe me këtë ritëm, ka mundësi që në një të ardhme të afërt, numri i hapësirave të dedikuara për këtë sektor të përmbushet plotësisht”, thuhet në një përgjigje nga GIZ.

Sipas GIZ-it, kompanitë që vendosen në ITP kontribuojnë direkt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës.

Parku me 40 hektarë dhe 52 ndërtesa

Sipas GIZ-it, shumë kompani gjermane si dhe të tjera nga diaspora kosovare, kanë shprehur interesim për t’u vendosur në këtë lokacion.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren përbëhet nga 40 hektarë dhe 52 ndërtesa. Investitorëve potencialë u ofrohet edhe mundësia e ndërtimit të ndërtesave sipas nevojave të tyre.

Ish-kampi ushtarak gjerman u shndërrua në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve në vitin 2020 me një vendim të Qeverisë së Kosovës, pas largimit të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se pandemia COVID-19 ka kufizuar planet dhe mundësitë për investime, por që interesimi i kompanive për shtrirjen e kapitalit të tyre në këtë Park, ka qenë i madh.

Qeveria e Kosovës është zotuar për bashkëfinancimin e këtij projekti, i cili tashmë është përfshirë në rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Më tej, në bazë të statutit të shoqatës ‘ITP Prizren’, Qeveria e Kosovës është e përfaqësuar në bordin e ITP-së me dy anëtarë”, tha Kryeziu.

Zonat e lira ekonomike, të pafunksionalizuara

Zonë e lirë ekonomike është një territor që ka një status të veçantë ekonomik. Ligji për zonat ekonomike në Kosovë parasheh katër lloje të zonave të lira ekonomike: zonat ekonomike, parqet industriale, parqet teknologjike si dhe qendrat inovative.

Kosova ka krijuar shumë zona ekonomike, siç është parku i biznesit në Drenas pastaj në Mitrovicë, parku teknologjik në Skenderaj, zona industriale në Suharekë, parku industrial holandez në Prizren, parku industrial në Vushtrri, parku teknologjik në Shtime dhe shumë zona ekonomike tjera.

Por, shumë prej tyre nuk janë funksionale.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se në përgjithësi vendimet për krijimin e zonave të lira ekonomike nuk kanë pasuar një analizë të mirëfilltë të potencialeve dhe mundësive që të njëjtat zona të vihen në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Zeka shton se nuk është e rastësishme që përtej atyre investimeve financiare që janë bërë në ato zona ekonomike, të njëjtat nuk kanë arritur të kthejnë investimin i cili është bërë për krijimin e tyre.

Një pjesë e madhe e vendimeve për themelimin e zonave ekonomike, përjashto parkun e biznesit në Drenas, gati të gjitha vendimet tjera janë marrë në mënyrë aty për aty, pa një analizë dhe pa një studim të mirëfilltë të fizibilitetit. Shpeshherë vendimet për krijimin e zonave ekonomike kanë qenë vendime të partive të caktuara politike, që e kanë drejtuar Ministrinë e Tregtisë”, thotë ai.

Harrohet edhe zona ekonomike amerikane

Edhe për zonën ekonomike amerikane, shton Zeka, nga Qeveria e Kosovës, në aspektin praktik, nuk është bërë asnjë hap në funksionalizimin e kësaj zone.

Vendimi për këtë zonë ekonomike ishte marrë në vitin 2018 nga Qeveria e Kosovës dhe ajo është dashur të ndërtohej në Gjakovë.

“Ka pasur një grup punues të përbërë nga përfaqësues të disa ministrive dhe nga disa agjenci të pavarura, të cilat kanë pasur për qëllim përcaktimin e kritereve. Zona si e tillë është promovuar edhe në SHBA edhe nga përfaqësues të qeverisë dhe nga misionet diplomatike tona (OEAK). Është fatkeqësi, pasi që kjo tregon mungesë serioziteti nga ana e shtetit”, tha ai.

Vendimet për krijimin e zonave ekonomike, shton Zeka, nuk do të duhej të politizoheshin, por që ato të jenë zona që ndihmojnë zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste, (si lehtësira tatimore) nxitjen e investimeve private në veprimtaritë prodhuese, si dhe të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë, e hapjen e vendeve te reja të punës.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arian zeka parku i prizrenit përparim kryeziu arian zeka parku i prizrenit përparim kryeziu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj