LIVE UPDATES
Bota

Publikohet raporti me 800 faqe për racizmin ndaj komunitetit rom në Gjermani

10 Korrik 2021, 06:54 Nga DOSJA
Publikohet raporti me 800 faqe për racizmin ndaj komunitetit rom në

GJERMANI– Komisioni i pavarur për Antiziganizmin (UKA) u krijua nga qeveria gjermane në vitin 2019 për të analizuar gjendjen e romëve dhe të sintëve në Gjermani. Raporti i paraqitur në Bundestag me titullin: “Ndryshimi i perspektivës – arritja e drejtësisë – pjesëmarrja” – dëshmon diskriminimin e vazhdueshëm të këtyre komuniteteve në Gjermani dhe tregon se si mund të luftohet antiziganizmi.

Që në hyrje të raportit thuhet se: “në shoqëri ka nevojë për një ndryshim thelbësor të perspektivës, për të bërë të qartë praninë e antiziganizmit dhe për të reflektuar në mënyrë kritike dhe me synimin për të kapërcyer raportet e pushtetit dhe dhunës strukturore dhe institucionale që lidhen me të”.

E nevojshme është një politikë për “vendosjen e drejtësisë” për të kompensuar padrejtësinë e bëra ndaj të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

Rezultatet e raportit bazohen në tri studime më të mëdha dhe disa më të vogla në të cilat analizohen nevojat, sfidat dhe kërkesat e komunitetit rom dhe sintisi dhe organizatave të tyre në Gjermani.

Rekomandimet e UKA-s

UKA rekomandon emërimin e një komisioneri kundër antiziganizmit, krijimin e një grupi të pavarur këshillues, krijimin e një komisioni të përhershëm shtetëror dhe njohjen gjithëpërfshirëse të gjenocidit nacional-socialist kundër sinti dhe romëve. Po ashtu në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të ngrihet një komision për t’u marrë me padrejtësitë e kryera kundër sinti dhe romëve.

Hajdi Barz koordinatore e “Studimit mbi Fuqizimin e sint*ë-/eza-ve dhe rom*ë-/enja-ve” pranë Shkollës së Lartë Mittweida, thotë se : “Studimi u krye me pjesëmarrjen e njerëzve nga komunitetet duke vënë në jetë kështu qasjen pjesëmarrësore që kërkohet gjithashtu prej shumicës së vetë organizatave, sepse shpesh për sint*ë-/eza-t dhe rom*ë-/nja-t diskutohen dhe merren vendime pa përfshirjen e tyre.”

Studimi i Barz ka nxjerrë në pah edhe larminëe madhe tematike dhe kompetencën transkulturore të organizatave të ndryshme të sintëve dhe romëve.

Roli i mediave

Në raportin e UKA-s trajtohet gjithashtu edhe roli i medias. Mediat duket se kontribuojnë për konsolidimin e stereotipave, sikurse thotë raporton Isidora Randjelovic një prej drejtueseve të studimit: “Një nga arsyet e mungesës së njohurive dhe për formimin e miteve në perceptimin kolektiv është përforcimi mediatic I stereotipave, shtrembërimi i informacionit dhe emocionalizimi i lajmeve në konteksti i bashkësive të sint*ë-/eza-ve dhe rom*ë-/enja-ve”.

Gjatë diskutimit të raportit në parlamentin gjerman mjaft deputetë theksuan përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë në luftën kundër antiziganizmit. Helge Lindh (SPD) tha se fenomeni i antiziganizmit nuk ka të bëjë vetëm me qarqet ekstremiste të djathta, por me të gjithë.

Këshilli Qendror i sinti dhe romëve gjermanë e përshëndetën debatin. Fakti që qeveria dhe Bundestagu gjerman u morën me raportin e komisionit dhe rekomandimet e tij për veprim është “një hap i rëndësishëm për pakicën dhe gjithashtu për kushtetutshmërinë demokratike të shoqërisë sonë”, thuhet në një deklaratë publike të këtij këshilli.

Parlamenti i ardhshëm dhe periudha e re legjislative do të bëjnë të qartë se çfarë do të zbatohet vërtet nga rekomandimet e raportit të UKA-s.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota komisioni i pavarur për antiziganizmin komuniteti rom ne gjermani komisioni i pavarur për antiziganizmin komuniteti rom ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet