LIVE UPDATES
Bota

Partitë shpallin fitoren në Maqedoni, KSHZ ende nuk ka publikuar rezultatet

18 Tetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Partitë shpallin fitoren në Maqedoni, KSHZ ende nuk ka publikuar

MAQEDONIA E VERIUT- Rreth 49,11% votues morën pjesë në votime në zgjedhjet lokale të së dielës (17.10) në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka thënë se numri mund të rritet me 5-6%, duke e pasur parasysh se në këto llogaritje nuk hyjnë personat që kanë votuar pa “fingerprint”. Procesi i votimi u zgjat me 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit me rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind. Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimeve.

Mickovski: VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale

Në mungesë të të dhënave zyrtare nga KSHZ partitë politike kanë dalë me informacione nga shtabet e tyre zgjedhore për fitimin e votave. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka thënë se kjo është një ditë historike, sepse partia opozitare maqedonase ka fituar në shumë komuna që në raundin e parë, gjithsej 20.

“Fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit”, ka deklaruar Mickovski. Kreu i VMRO-DPMNE-së falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë duke nënvizuar se kjo është fitore e tyre. Sipas tij, kjo nuk është fitorja e madhe, por hapi i parë drejt saj.

Ahmeti: BDI është fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka falënderuar qytetarët që treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe shpalli fitoren e BDI-së që në raundin e parë në tri komuna dhe epërsi të madhe të kandidatëve të saj në raundin e dytë. Ai po ashtu ka theksuar se BDI  ka rritje të votave. “BDI ka fituar në Likovë,Saraj, Plasnicë, ndërsa udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës,  Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit”, ka deklaruar Ahmeti.

LSDM: Fitojmë bindshëm në më shumë se 20 komuna

Fitore të bindshme ka deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Ljupco Nikollovski, duke theksuar, se ata fitojnë bindshëm në më shumë se 20 komuna që në raundin e parë. Nikollovksi tha, se socialdemokratët udhëheqin në komunat e Koçanit, Karposhit, Qendër, edhe në Pehçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Rosaman, gjithastu edhe në Qytetin e Shkupit. Ai i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së të qëndrojë me këmbët në tokë, sepse nuk është e vërtet se udhëheqin ata.

Kasami: Udhëheqim me Tetovën-në raundin e dytë do të fitojnë mbi Arifi

Kryetari i Lëvizjes, Besa Bilal Kasami ka thënë se në Tetovë janë në epërsi dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe potencoi se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.

Sela: Kemi fituar dy komuna në raundin e parë

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komunat urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës. Ndërsa në raundin e dytë garojnë në Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçisht. “Fituam Gostivarin dhe Dibrën, i fituam që raundin e parë, ndërsa në 5 komuna të tjera shkojmë në raund të dytë, do të ketë balotazh. Besoj që ne do t’ia dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë më i madh”, ka deklaruar Sela.

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se janë paraqitur parregullësi të ndryshme si rrahje, agjitim, shpalosje e simboleve partiake në vendvotime dhe në hapësira publike. Të gjitha rastet e konfirmuara do t’i dërgohen në shqyrtim prokurorisë publike./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti ljupco nikollovski zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut ziadin sela ali ahmeti ljupco nikollovski zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut ziadin sela

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj