LIVE UPDATES
Bota

Pas 20 vitesh, Ilir Zherka kujton fushatën e NATO-s: U gëzuam kur filluan bombardimet (Video)

23 Mars 2019, 18:34 Nga DOSJA
Pas 20 vitesh, Ilir Zherka kujton fushatën e NATO-s: U gëzuam kur

KOSOVË– Të dielën, më 24 mars, mbushen njëzet vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, Kosova përjetoi një varg ngjarjesh të rëndësishme: spastrimi etnik mori fund, forcat serbe u detyruan të largohen, filloi një proces stabilizimi me ndërtimin e institucioneve dhe më në fund ajo u shpall shtet i pavarur. I gjithë ky proces filloi me fushatën e bombardimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Ilir Zherka, njëri prej atyre që në atë kohë lobonin për Kosovën në Kongresin amerikan, kujton dinamikën e ngjarjeve në Uashington. Ai u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Ilir Zherka drejton Aleancën për Shkëmbimet Ndërkombëtare në Uashington. Njëzet vjet më parë, kur filluan bombardimet e NATO-s, ai ishte drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), një organizatë që përfaqësonte komunitetin e shqiptarëve të Amerikës. Bashkë me kolegët, ai përpiqej të bindte anëtarët e Kongresit që qeveria amerikane të ndërhynte për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

“Ne mendonim se kjo ishte një detyrë thuajse e pamundur, pra se qeveria amerikane nuk do të ndërhynte kurrë ushtarakisht. Por nga ana tjetër besonim se kjo duhej bërë, sepse ishte me rëndësi vendimtare. Përndryshe njerëzit në Kosovë do të vriteshin dhe Kosova do të zbrazej nga shqiptarët. Prandaj u gëzuam shumë kur dëgjuam se kishin filluar bombardimet. Nga ana tjetër kishim edhe frikën se njerëzit tanë në Kosovë mund të masakroheshin,” tregon zoti Zherka.

Ai thotë se organizata e tij kishte kohë që kërkonte një ndërhyrje ushtarake amerikane në Kosovë, por nuk e kishte të qartë se çfarë forme mund të kishte kjo ndërhyrje:

“Kur filluan bombardimet isha në Kapitol duke u takuar me anëtarë të Kongresit. Mësuam se ç’po ndodhte me anë të telefonave dhe të lajmeve. Ua dhamë lajmin edhe shqiptaro-amerikanëve të tjerë që ishin në sallë dhe menjëherë shpërthyen thirrjet e gëzimit.”

“U thashë njerëzve të mbledhur aty: Në sajë të përpjekjeve tuaja dhe të anëtarëve të Kongresit, çlirimi i Kosovës ka filluar!”

Zoti Zherka kujton se në kohën kur filluan bombardimet, komuniteti shqiptaro-amerikan kishte krijuar tashmë lidhje mjaft të forta në Uashington, sidomos në Kongres.

“Ne dhe komuniteti angazhoheshim në shumë aktivitete. Dilnim nëpër televizione për të argumentuar se përse ishte e nevojshme ndërhyrja, takoheshim me gazetarë dhe me redaktorë, merrnim pjesë në diskutime me ekspertë, takoheshim me njerëz në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Pra bënim sa të ishte e mundur në pritje të atij momenti.”

Zoti Zherka thotë se gjendja në Kongres në kohën e bombardimeve ishte e ndërlikuar.

“Kongresi sapo kishte kaluar nëpër procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Clinton, i cili më pas do të gjykohej në Senat. Çështja ishte nëse presidentin do ta hiqnin nga posti, prandaj tensionet mes dy partive ishin tepër të larta. Jo të gjithë republikanët ishin në favor të ndërhyrjes, por edhe demokratët nuk ishin të gjithë në favor.”

“Më kujtohet kur bashkë me kolegun Avni Mustafa ecnim nëpër korridoret e Kongresit dhe takonim kongresmenë republikanë që na thoshin: Nuk do ta mbështes luftën e Presidentit e tuaj.”

Por, tregon ai, megjithë vështirësitë që kishte presidenti, u gjendën disa aleatë të rëndësishëm që shfaqën mbështetje. Ai përmend sidomos ligjvënësit Gordon Smith, Mitch McConnell dhe Sue Kelley.

Zoti Zherka tregon për takimin që komuniteti shqiptar pati me Presidentin Bill Clinton pak ditë pas fillimit të bombardimeve.

“U takuam me të në Shtëpinë e Bardhë në fillim të prillit. Në atë kohë, synimi ynë ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të merrte mbështetje, të furnizohej me armë dhe që qeveria amerikane të shihte mundësinë për të dërguar trupa në terren.”

Duke i hedhur një vështim fushatës së bombardimeve që filloi para 20 vjetëve, zoti Zherka thotë se ky ishte vendimi i drejtë jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Kur Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime që parandalojnë gjenocidin, ato krijojnë kushtet e duhura për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe, kur nuk e bëjnë këtë, ndodh e kundërta.”

“Në Kosovë, për shembull, me të përfunduar fushata e bombardimeve, njerëzit mundën të kthehen në shtëpitë e tyre. Një milion njerëz u kthyen brenda një kohe të shkurtër. Bashkë me spastrimin etnik mori fund edhe përpjekja destabilizuese e Serbisë, sepse ata përpiqeshin të destabilizonin Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pra, përpjekja për të nxitur një krizë refugjatësh dështoi. Në fund, fushata e bombardimeve çoi në pavarësinë e Kosovës.”

Zoti Zherka thotë se në atë kohë pati edhe shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm, si sekretarja e shtetit Madeleine Albright, komandanti i NATO-s Wesley Clark, ambasadori William Walker si dhe ajo që bënë në terren vetë shqiptarët, siç ishte UÇK-ja dhe njerëz të tjerë që rrezikuan jetën.

Ai thotë se komuniteti shqiptaro-amerikan në vitet 1990 ishte i jashtëzakonshëm dhe shqiptarët në Ballkan e kudo në botë i kanë një borxh të madh diasporës në Shtetet e Bashkuara gjatë asaj dekade.

“Diaspora këtu mblodhi para për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbështeti institucionet e pavarura të Kosovës për shumë vite. Dhe, kur u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shqiptaro-amerikanët e mbështetën atë me para por edhe me njerëz që shkuan atje të luftojnë.”/Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fushata e natos ilir zherka kosove nato spastrimi etnik ne kosove fushata e natos ilir zherka kosove nato spastrimi etnik ne kosove

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit