Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Njoftimi i çuditshëm i DASH, Ambasada thirrje amerikanëve: Kujdes me udhëtimet në Shqipëri, siguria në Lazarat është e
24 Gusht 2021, 09:33Nga DOSJA
TIRANË– Një njoftim i çuditshëm është publikuar sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të gjithë shtetasit amerikanë që duan të vijnë në Shqipëri. Në njoftimin e DASH, i ripostuar nga Ambasada Amerikane apelohet që amerikanët të rimendojnë udhëtimet në Shqipëri, për dy arsye: Covid19 dhe krimi në Lazarat.“Rishqyrtoni udhëtimet në Shqipëri për shkak të COVID-19. Ushtroni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit”, thuhet ndër të tjera në mesazh.
Por pse DASH përmend Lazaratin? Fshati i njohur për kultivimin e drogës ka që prej vitit 2014 që është hequr nga harta e zonave që mbjellin kanabis. Departamenti thotë se situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët.
“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, mbyllet mesazhi i DASH.
Të bëhet fjalë vallë për një njoftim të vjetër, apo mos DASH ka informacione që deri më tani nuk janë përfolur në Shqipëri? Prej gati 2 orësh, informacioni i publikuar nuk është ndryshuar nga faqja e DASH, duke lënë të kuptohet që nuk bëhet fjalë për një njoftim të nxjerrë gabimisht.
(f.g;a.b/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës që tha ditën e djeshme. Rama shkruan në një post...
TIRANË– “Memorandumi i Mirëkuptimit” është marrëveshja që është nënshkruar mes ShBA-ve dhe Shqipërisë që mbron pronën kulturore shqiptare. DASH përmes një ...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur se 150 mijë doza vaksinash erdhën ditën e sotme në Shqipëri si pjesë e d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç, që u realizua mes incidenteve, përplasjeve me ...
ITALI– Kryeministri Rama ka folur sërish për mediat italiane për strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një intervitë, Kreu i Qeverisë shqiptare tha se shqiptarët...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare. Meta shprehe...
Nga Syri TVGjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka detyruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Gentian Picari, i cili u kallëzua penalisht n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për ditën europiane përkujtimore të viktimave të regjimeve totalitare. Basha shpre...
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të...