Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar mbi investigimin e qendrës “Alert”që çoi në zbulimin e 11.7 ton akulloreje me përmbajtje kancerogjene në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan se qeveria dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) reaguan me vonesë ndaj kësaj situate, duke shtuar se BE kishte njoftuar tërheqjen nga tregu të këtyre produkeve. Ajo gjithashtu ka shtuar se në AKU duhet të vendosen punonjës dhe drejtorë të aftë dhe jo të emërohen politikisht nga qeveria.
Postimi i plotë:
Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.
Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.
Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara.
Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve. Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore.
(I.A;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Kryeministri Rama ka folur sërish për mediat italiane për strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një intervitë, Kreu i Qeverisë shqiptare tha se shqiptarët...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare. Meta shprehe...
Nga Syri TVGjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka detyruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Gentian Picari, i cili u kallëzua penalisht n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për ditën europiane përkujtimore të viktimave të regjimeve totalitare. Basha shpre...
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të...
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosja është distancuar nga incidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin e Birrës në Korçë, aty ku këndoi këngëtari ser...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ ambientet e shkollave në kryeqytet. Në prag të çeljes së vitit të ri shkollor Rama ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët për një marshim të mbarë në Malin e Tomorrit. Ai u bën thirrje autoritet...
SHBA-Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i ...
LONDËR– ‘Top Channel’ ka siguruar një video të ambasadores Yuri Kim, e cila ndodhet në një aeroport duke bërë një bisedë me një shqiptar.Ambasadorja amerik...