LIVE UPDATES
Bota

Pas sulmit në Paris rritet frika për dhunë kundër mësuesve

26 Tetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Pas sulmit në Paris rritet frika për dhunë kundër

FRANCE– Mësuesi Günther Ferber e kishte mbaruar mësimin, kur shpërtheu një grindje mes dy nxënësve. Njëri prej tyre nxorri një thikë, që përdorej edhe në orën e vizatimit. “Ai iu vërsul me thikën nxënësit tjetër dhe i bërtite se do ta vrasë.” Refleksi e bëri Ferber të futej mes dy nxënësve. “Si pasojë ai më sulmoi edhe mua, sepse ishte kaq i mllefosur, saqë duhej të godiste dikë.”

Dhunë në çdo të tretën shkollë

Ferber plagoset lehtë. Mësuesi në mesin e të tridhjetave nuk do të bëhet i njohur me emrin e vërtetë. Pas disa minutash ai arriti ta qetësojë sulmuesin në një shkollë në zonën e Rinit në perëndim të Gjermanisë. “Dhe nuk ishte një nxënës i vogël më, ne jemi një shkollë e ciklit të lartë. Ishte një situatë e fortë.”

A është ky një rast i vetëm? Jo, thotë Udo Beckmann, kryetar i Shoqatës Arsim dhe Edukim, VBE, sindikata e dytë më e madhe e mësuesve në Gjermani. Ai ka organizuar një sondazh në më shumë se 1300 shkolla në Gjermani. “Ka dalë një pamje shumë e qartë”, thotë ai për Deutsche Wellen. “Dukshëm në më shumë shkolla mësuesit në pesë vitet e fundit janë kërcënuar, ofenduar, ka pasur bulizëm apo janë ngacmuar.” Në çdo të tretën shkollë janë sulmuar mësuesit madje edhe fizikisht.

Shok pas sulmit në Paris

“Fenomeni i dhunës kundër trupës mësimore nuk mund të zvogëlohet”, thotë Beckmann. Ai kërkon më shumë vëmendje nga politika. “Ministritë duhet që të kryejnë statistika për rastet e dhunës dhe t’i publikojnë ato. Dhe ne presim sidomos që autoritetet të dalin në mbrojtje të mëesueve dhe t’i mbështesin si psikologjikisht edhe juridikisht në raste të tilla, dhe të mos e kthejnë këtë në problem privat të të prekurit”, kritikon Beckmann. Nga ana tjetër duhet që të ketë më shumë kurse të specializuara për bulizmin dhe dhunën. Më shumë mbështetje nga psikologë dhe punonjës socialë në shkolla.

Aktualisht atentati kundër mësuesit Samuel Paty në Francë ka ndezur debatin e dhunës kundër mësuesve edhe në Gjermani. Mësuesi u vra nga një islamist i dyshuar në rrugë. Paty kishte treguar në mësim karikaturat e Mohamedit për të diskutuar me nxënësit e tij mbi lirinë e shprehjes.

Gërshëra në kokë të mësuesit?

„Ky është një akt i pamendueshëm”, thotë psikologja dhe ish-deputetja e Bundestagut, Lale Akgün. A është i mundur një akt i tillë edhe në Gjermani? “Asnjëherë nuk mund ta përjashtosh”, thotë Akgün për Deutsche Wellen. “Por duhet të ndodhë një vrasje ndaj një mësuesi, para se të tematizohet kjo temë? Mendoj që jo.” Sipas Akgün duhet folur për rolin e shkollës. “E këtu unë shoh ofrimin e vlerave edukuese si njeri me pjekuri.” Akgün thotë se të rinj me qëndrime patriarkale, shpesh me një botëkuptim fetar e pengojnë shpesh këtë dhe duan ta shtypin lirinë e mendimit në klasë.”

“Ndodh që mësuesit pjesërisht përjetojnë gjëra skandaloze, bulizëm dhe kërcënim. Kështu krijohet një klimë e frikës.” Kjo bën që që në fillim të krijohet “një gërshërë në kokë dhe të thuhet që tema të caktuara as nuk filloj t’i trajtoj. Pse të vë veten në rrezik?”

Kushtetuta në orë të mësimit

Mësuesi i shkollës së mesme të përgjithshme, Günther Ferber nuk mendon kështu. „Nuk e pasqyron realitetin e përditshëm në shkolla, që mësuesit me vetëdije lenë mënjanë përmbajtje të caktuara, sepse ndjehen të kërcënuar nga forca të caktuara.” Ai vetë jep mësimin e filozofisë. „Bën pjesë në punën e përditshme timen që të bëj që të përplasen qëndrimet, me qëllim që të krijohet shkëmbimi i tyre.” Ferber thotë, se ka rëndësi që mësuesit të angazhohen për lirinë e fesë dhe të mendimit. „Kjo është baza e kushtetutës sonë dhe është pjesë e programit mësimor që të flasim për këtë.”

Por as ai nuk e përjashton një atentat si ndaj mësuesit në Paris. „Edhe në Gjermani kemi pasur shkëmbime zjarri në shkolla. Mendoj, se ka një zhvillim të caktuar, që akte të tilla dhune të shfaqen në një formë më të ashpër.” Për Ferber ka rëndësi që në shkolla të krijohet një atmosferë, ku nuk rritet dhuna e urrejtja.

Dhunë pas 35 gradë Celsius

Në përgjithësi ka shumë presion në ajër, kur je me 30 nxënës në klasë dhe ndoshta përjashta ke një temperaturë me 35 gradë celcius, aty është e qartë, që ndonjëri e kalon masën.” Ferber dhe kolegët e tij angazhohen për klasa më të vogla, për më shumë mësues, e pedagogë specialë, që kujdesen për mësuesit. „Kështu mund ta heqësh presionin, ndryshe mund të ndodhë që të vijë puna tek dhuna.”

Nxënësi që e sulmoi Ferberin me thikë u përjashtua nga shkolla për një kohë të caktuar dhe duhej të bënte trajnime kundër dhunës. Ferber nuk e denoncoi atë në polici. „Ne mësuesit jemi me vite me nxënësit. Nuk u duam të keqen, duam që të arrijmë diçka për ta. » Prandaj jam bërë edhë mësues, shton ai.

DW

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frika per dhune sulmi ne paris frika per dhune sulmi ne paris

Sondazh

Poll
Bota 26 Tetor 2020, 07:05

Veriu i Kosovës pa kupona fiskal

Biznese të profileve të ndryshme operojnë në katër komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Pot...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën