Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Turqia tha se do të zgjate veprimtarinë kërkimore për naftë të anijes së saj Oruc Reis në një zonë të diskutueshme të Mesdheut lindor deri në 4 nëntor. Njoftimi nxiti reagimin e Greqisë, e cila të dielën bëri të ditur se do të paraqesë një ankesë rreth asaj që e quajti “veprim i paligjshëm”.
Turqia dhe Greqia, dy vende anëtare të NATO-s, janë përfshirë në mosmarrëveshje mbi shtrirjen e shelfit të tyre kontinental dhe mbi burimet e hidrokarbureve në Mesdheun lindor. Përplasjet shpërthyen në muajin gusht kur Turqia dërgoi anijen Oruc Reis në ujërat e pretenduara gjithashtu edhe nga Greqia e Qipro, të dy këto të fundit vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas një njoftimi të autoriteteve turke lëshuar të shtunën në mbrëmje Oruc Reis do të vazhdojë studimin sizmik në një zonë në jug të ishullit grek të Rodosit deri më 4 nëntor, së bashku me dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.
Sipas një njoftimi të mëparshëm ishte planifikuar që veprimtaria e anijes të zgjaste deri më 27 tetor. Ministria e Jashtme greke tha se do të paraqesë një ankesë tek pala turke, duke shtuar se veprimtaria e anijes do të zhvillohet në një zonë që i takon shelfit kontinental grek.
Në deklaratën e ministrisë thuhej gjithashtu se zgjatja e veprimtarisë së Oruc Reis ishte një “veprim i paligjshëm” në kundërshtim me përpjekjet për të lehtësuar tensionet dhe me konkluzionet e fundit të këshillit të kryetarëve të qeverive të vendeve të BE-së.
“Greqia dënon haptazi këtë sjellje të papranueshme, e cila në thelb po vazhdon t’i largohet mundësive për një dialog konstruktiv”, thuhej në deklaratën e ministrisë greke, ku i bëhej gjithashtu thirrje Turqisë që ta anulonte menjëherë vendimin. Në deklaratë thuhej se Turqia po kërkon të destabilizojë rajonin e të ushqejë tensione, duke sfiduar ligjin ndërkombëtar.
Ankaraja e tërhoqi Oruc Reis muajin e kaluar me qëllimin për të lejuar diplomacinë të veprojë përpara një takimi të nivelit të lartë të vendeve të BE-së, gjatë të cilit Qipro kërkoi sanksione kundër Turqisë. Por anija e nisi veprimtarinë përsëri këtë muaj, duke shkaktuar një reagim të ashpër të Greqisë, Francës e Gjermanisë.
Pas takimit të nivelit të lartë, BE-ja bëri të ditur se do ta ndëshkojë Turqinë nëse do të vazhdonte me operacionet e saj në rajon, një mesazh që Ankaraja tha se tensionoi edhe më tej marrëdhëniet Turqi-BE. Turqia thotë se operacionet e saj janë brenda shelfit kontinental të saj.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MOSKË– Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se nuk ka vënë re asgjë kriminale ne lidhjet e biznesit me Ukrainën ose Rusinë të Hunter Biden, duke shënuar ...
FRANCË –Autoritetet shëndetësore në Francë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 116 persona dhe janë infektuar ...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një nga fushatat e tij elektorale ka folur për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai është fokusuar më shumë...
SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauçi është shprehur se një vaksinë efikase mund të jetë gati në fillim të dhjetorit në SHBA. Në një deklaratë për m...
SHBA- Armenia dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar një marrëveshje të re mes tyre për të ndaluar luftën në rajonin e Nagorno-Karabakut. Marrëveshja e armëpushimit ...
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, pasi është zgjedhur për herë dutë në krye të qeverisë ka bërë publike emrat e kabinetit të saj qeveritar. Nga zgj...
SHBA– Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy ka...
GREQI- Greqia ka mobilizuar të gjitha forcat detare dhe ajrore në gadishmëri lufte dhe është në pritje të ndonjë provokimi nga ana e Turqisë. Shkak për gatishmë...
SPANJË- Spanja ka shpallur të gjithë vendin në gjendje të jashtëzakonshmë dhe ka vendosur shtët-rrethim nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Këto shtr...
GJERMANI- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i është drejtuar me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të bashkëpunuar në luftë kundër pandemisë Cor...