E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA– Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy kandidatët për nënpresident, Pence dhe Harris, po përpiqen të inkurajojnë mbështetësit e tyre e të ndikojnë tek votuesit e pavendosur.
Zoti Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër dhe Mein, numri i vogël i votave elektorale të të cilave mund të jetë vendimtar ne rast të një rezultati të ngushtë. Dy kandidatët për president po kërkojnë të sigurojnë një shumicë prej 270 votash nga Kolegji Zgjedhor prej 538 anëtarësh.
Në vitin 2016 zoti Trump humbi 4 votat elektorale të Nju Hempshërit me një rezultat të ngushtë ndaj demokrates Hillary Clinton. Por rreth katër vite më parë ai fitoi një nga katër votat elektorale të Meinit, atë të distriktit rural të tij dhe aktualisht është në një garë të ngushtë me zotin Biden për këtë zonë.
Ndërkohë, të dielën në mbrëmje ish-nënpresidenti Biden pritet të mbajë një fjalim virtual në një koncert të titulluar “Unë do të votoj”. Në një kohë kur presidenti Trump vazhdon të organizojë tubime të mëdha me mbështetësit e tij, shpesh në aeroporte, zoti Biden ka ndjekur një qasje më të matur për fushatën përballë epidemisë së koronavirusit. Ai është shfaqur në tubime të vogla, sikurse këtë të dielë, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit.
Nënpresidenti Mike Pence, gjithashtu ka marrë pjesë në tubime elektorale dhe planifikon një paraqitje të dielën në mbrëmje në Kinston të Karolinës së Veriut, një tjetër shtet fushëbeteje, ku dy rivalet janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.
Zoti Trump e fitoi këtë shtet në vitin 2016, por këtë herë sondazhet tregojnë zotin Biden në një avantazh të ngushtë ndaj tij.
Senatorja demokrate Kamala Harris, kandidate për nënpresidente, ndodhet në një tjetër shtet vendimtar për fatin e zgjedhjeve në Miçigan. Ajo do të zhvillojë tubime në Detroit, Trojë dhe Pontiak.
Presidenti Trump arriti të sigurojë një fitore të ngushtë në vitin 2016 në Miçigan, një shtet tradicionalisht demokrat, i cili së bashku me fitoret në Pensilvani dhe Uiskonsin, i dhanë atij një mandat katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Por sondazhet tregojnë se mbështetja ndaj zotit Trump ka pësuar një rënie me rreth 8 për qind në Miçigan dhe se ai gjithashtu renditet pas me përqindje më të ulta edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani.
Të tre këto shtete janë thelbësore për rezultatin e vitit 2020, ashtu siç janë edhe disa shtete të tjera të cilat zoti Trump i fitoi në 2016, por ku tashmë renditet pas zotit Biden.
Deri tani kanë votuar më shumë se 58 milionë amerikanë, rreth dy të tretat e tyre me postë dhe një e treta personalisht. Shumë prej tyre thonë se votuan përpara datës së zgjedhjeve për të shkak të pandemisë.
Sipas sondazheve më pak se 5 për qind e votuesve nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Shumë prej mbështetësve të hershëm të zotit Biden kanë thënë se donin të ishin ndër të parët që do të votonin kundër zotit Trump. Ndërkohë, shumë republikanë thonë se kanë në plan të votojnë ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada të tëra SHBA.
Marrë nga Zëri i Amerikës
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Greqia ka mobilizuar të gjitha forcat detare dhe ajrore në gadishmëri lufte dhe është në pritje të ndonjë provokimi nga ana e Turqisë. Shkak për gatishmë...
SPANJË- Spanja ka shpallur të gjithë vendin në gjendje të jashtëzakonshmë dhe ka vendosur shtët-rrethim nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Këto shtr...
GJERMANI- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i është drejtuar me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të bashkëpunuar në luftë kundër pandemisë Cor...
GJERMANI- Instituti i Sëmundjeve Infektive në Gjermani është sulmuar më molotov dhe objekte të forta natën e djeshme por nuk janë raportuar dëme në njerëz, ndër...
ITALI-Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 128 persona dhe janë infektuar 21,273 persona ...
SHBA- Shefi i stafit të Nënpresidentit amerikan Mike Pence, Marc Short ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i qëvërisë Trump k...
BULLGARI- Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka rezultuar povitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri, nëpërmjet një postimi në rrjetin...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 186 të tjer...
KORE E JUGUT– Drejtori i gjigantit të Koresë së Jugut, kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Mediat e huaja, bëjnë m...
KOSOVË- Pas 6 ditësh e zhdukur është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skënderaj e Kosovës. Lajmi është dhënë nga kryetari i komunës së Skender...