LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e tërheqjes nga Afganistani për të ardhmen politike të Presidentit Biden

20 Gusht 2021, 20:42 Nga DOSJA
Pasojat e tërheqjes nga Afganistani për të ardhmen politike

Presidenti Joe Biden vazhdon të mbrojë pozitat e tij mes furtunës politike të shkaktuar nga marrja nën kontroll me shpejtësi të Afganistanit nga talibanët dhe nga fundi kaotik i luftës më të gjatë në historinë amerikane. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, shanset që presidenti të tejkalojë këtë krizë do të varen nga shumë faktorë, ndër të tjera edhe nga evakuimi i shtetasve amerikanë.

Kaosi vazhdonte përreth aeroportit të Kabulit të enjten ndërsa mijëra njerëz përpiqeshin të largoheshin nga vendi pas marrjes nën kontroll nga talibanët javën e kaluar… Prindërit ua kalonin fëmijët ushtarëve amerikanë, ndërsa përpiqeshin të kapërcenin rrethimin e lartë.

Presidenti Joe Biden vazhdoi të mbrojë qëndrimin e tij, duke thënë gjatë një interviste ekskluzive me gazetarin George Stephanopoulos, në kanalin ABC News, se tërheqja u bë në mënyrën më efikase të mundshme.

“Do t’i rikthehemi gjërave, por ideja se mund të kishte patur ndonjë mënyrë largimi pa kaos,… nuk di si mund të ndodhte ndryshe”, tha Presidenti Biden.

Presidenti tha se askush nuk mund të kishte parashikuar shpejtësinë e lëvizjes së talibanëve, një mundësi që ai e pati kundërshtuar në mënyrë të përsëritur që kur njoftoi tërheqjen në muajin prill.

“Mundësia se 300 mijë forcat që kemi trajnuar dhe pajisur do të rrënoheshin, do të dorëzoheshin… Nuk mendoj se dikush e priste këtë gjë”, tha Presidenti Biden.

Megjithatë, dështimi për të evakuar amerikanët dhe partnerët afganë në mënyrë të rregullt dhe rënia e shpejtë e ushtrisë afgane të mbështetur nga amerikanët, kanë ngritur dyshime për planifikimin e politikës së jashtme të Presidentit Biden.

Ishte një dështim i drejtuesve. Ishte kryesisht një dështim i mendimit dhe planifikimit të duhur”, thotë Michael O’Hanlon, nga Instituti Brookings.

Në vetëm pak ditë, niveli i mbështetjes publike për Presidentin Biden ra me 7%, në nivelin më të ulët në presidencën e tij, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

Mbështetja publike amerikane për përfundimin e luftës ka rënë gjithashtu. Dyzet e nëntë përqind e votuesve tani mbështesin daljen, 20% më pak se nga muaji prill, sipas një sondazhi të Morning Consult/Politico. Ligjvënësit amerikanë u zotuan të hetojnë fitoren e shpejtë të talebanëve dhe tërheqjen kaotike.

Ajo që ne kemi parë është një fatkeqësi e pashoqe, një njollë mbi reputacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, tha Senatori Mitch McConnell, drejtues i pakicës në Senat.

Por disa analistë thonë se dëmi mund të riparohet, dhe vendimi për të dalë është ende ai i duhuri.

Përpjekja shtetformuese nuk po funksiononte. Është koha për t’i dhënë fund, pavarësisht goditjes afatshkurtër ndaj besueshmërisë amerikane“, thotë Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në periudhën afatshkurtër, evakuimi i suksesshëm i amerikanëve dhe trajtimi i refugjatëve afganë do të jenë thelbësore që Presidenti Biden t’i mbijetojë krizës politikisht.

Faza tjetër do të jetë marrja e masave që Afganistani të mos bëhet një terren që ushqen terrorizmin, dhe që ruan një nivel bazë të të drejtave të njeriut, përfshirë mënyrën se si trajtohen gratë dhe pakicat.

“Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të bien dakord për një sërë mesazhesh, mesazhe të qarta për talebanët, se çfarë duhet të bëjë qeveria e tyre e re në praktikë“, thotë Earl Anthony Wayne, nga Qendra Wilson.

Të dielën, Shtetet e Bashkuara ngrinë gati 9.5 miliardë dollarë rezerva të qeverisë afgane të mbajtura në llogaritë bankare amerikane. Këto pasuri do të bëhen një element i rëndësishëm gjatë negociatave me talebanët.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota george stephanopoulos joe biden patsy widakuswara talebanet pushtojne afganistanin george stephanopoulos joe biden patsy widakuswara talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit