LIVE UPDATES
Politike

PD sulmon Donika Prelën, Gjata: Krimet e Rënda i janë dorëzuar bandës së Avdyljave

1 Mars 2019, 13:19 Nga DOSJA
PD sulmon Donika Prelën, Gjata: Krimet e Rënda i janë

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit për Çështje Ligjore, Çlirim Gjata ka sulmuar kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prelën.

Sipas Gjatës, Krimet e Rënda janë në shërbim të bandës së Avdylajve pasi sipas tij kjo Prokurori nuk i ka prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës.

“Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, Edi Rama faktohet kryeprokuror dhe drejtësia në shërbim të bandave që blejnë dhe ndajnë pushtetin me të”, shton Sekretari për Çështjet Ligjore në PD.

DEKLARATË E PLOTË E ÇLIRIM GJATËS

Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për shkatërruar dosjen 339.

Edi Rama ua ka dorëzuar Avdyljave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës.

Avdylajt kanë pasuri përrallore, por shërbëtorja e bandës në Prokurorinë e krimeve të Rënda ka ndaluar sekuestrimin e pasurive të tyre, në shkelje të plotë të ligjit Antimafia.

Sipas një denoncimi të mbërritur në emailet e mbi 30 gazetarëve të vendit, një nga kokat e trafikut të drogës, që siguronte lidhjet e bandës me trafikun ndërkombëtar të drogës, Hekuran Hoxha, është pothuajse i paprekur.

I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t’u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal.

Por, përsa kohë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Sot ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale.

Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. 

Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të sa, duke u fshehur pas lojrave të fjalëve.

Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën.

Banda e Avdylajve është nën hetim për blerjen e votave në Durrës, por dhe për trafikim të drogërave të forta. Nën hetim si pjesë e dosjes “339” është dhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike clirim gjata donika prela dosja 339 pd sulmon prelen clirim gjata donika prela dosja 339 pd sulmon prelen


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj