Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se do të lirojë nga shërbimi ata ushtarë që kanë refuzuar të vaksinohen kundër COVID-19. Në një njoftim për shtyp, ushtria tha se do të “nisë menjëherë procedurat për largimin e çdo ushtari që ka refuzuar urdhrin e vaksinimit kundër COVID-19-s dhe të atyre që nuk kanë një dëshmi të miratuar ose në pritje, për t’u përjashtuar nga ky rregull”.
Deklarata thotë se urdhri vlen për ushtarët, rezervistët e ushtrisë në detyrë dhe kadetët. Direktiva u lëshua nga Sekretarja e Ushtrisë Christine Wormuth, e cila tha nëpërmjet një deklarate se: “gatishmëria e ushtrisë varet nga ushtarët që janë të përgatitur për t’u trajnuar, dislokuar, luftuar dhe fituar luftërat e kombit tonë. Ushtarët e pavaksinuar paraqesin rrezik për forcën (ushtarake amerikane) dhe rrezikojnë gatishmërinë e saj”.
Disa ligjvënës republikanë kanë shprehur dyshime mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar të pjestarëve të ushtrisë amerikane. Senatori i Oklahomas, James Inhofe, republikani më i lartë i Komisionit të Forcave të Armatosura, në një postim në rrjetin Twitter javën e kaluar shkruante se “miliona dollarë të taksapaguesve do të shpenzohen për shkarkimin e trupave ushtarake të pavaksinuara dhe rekrutimin e atyre që do t’i zëvendësojnë”.
Ushtarët e pavaksinuar, por që kanë kërkuar të përjashtohen nga ky urdhër për arsye mjekësore ose fetare, do të përjashtohen përkohësisht nga kërkesa për vaksinim të detyruar kundër COVID-19, deri në marrjen e vendimit mbi kërkesat e tyre. Ushtarëve që dalin në pension më ose para 1 korrikut 2022, do t’u jepet një përjashtim i përkohshëm.
Ushtria tha se prej 26 janarit 2022, 96 për qind e personelit të saj në detyrë aktive dhe 79 për qind e rezervistëve janë vaksinuar plotësisht. Po kështu nga 709 aplikime për të siguruar përjashtim për arsye mjekësore, janë miratuar vetëm gjashtë, 656 kërkesa janë refuzuar dhe 53 janë ende në shqyrtim. Nga ana tjetër nga 2,910 kërkesa për përjashtim për arsye fetare, nuk është miratuar asnjë, 266 janë refuzuar ndërsa 2,644 po shqyrtohen.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të ofruara nga firma hapësinore me bazë në SHBA Maxar Technologies ilustrojnë vendosjet e shtuara ushtara...
ITALI- Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për koronavirus, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve ...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përpiqet të përdorë pozicionin e tij strategjik në NATO dhe raportin e tij me Vladimir Putinin e Rusisë kur ai...
VATIKAN- Një burrë ndërpreu audiencën e përgjithshme të Papa Françeskut në Vatikan të mërkurën, duke thirrur “Kjo nuk është Kisha e Zotit!” n...
SHBA- Presidenti i CNN, Jeff Zucker dha dorëheqjen nga drejtimi të mërkurën pasi ai u zbulua një marrëdhënie romantike mes tij dhe një tjetër drejtuese të lartë...
KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sul...
Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT. Moska, ...
MALI I ZI- Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu...
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe inte...
UKRAINË- Ukraina ka thënë se forcat ruse afër kufirit të saj nuk janë ende të mjaftueshme për të kryer pushtim të plotë, ndonëse Shtetet e Bashkuara vazhdo...