LIVE UPDATES
Bota

Politikanët në Mal të Zi, në garë për mëshirën e kishës

2 Shkurt 2022, 19:29 Nga DOSJA
Politikanët në Mal të Zi, në garë për

MALI I ZI- Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu malazez, Andrija Gjukanoviç, duke komentuar rolin e këtij institucioni në disa trazira të kohëve të fundit.

“Ndikimi i kishës te qytetarët është shumë i fortë, edhe pse në drejtim të gabuar. Kur politikanët kanë zbuluar se sa pushtet ka kisha, ne kemi parë garën e tyre për të qenë nën mëshirën e saj. Kjo ka qenë edhe më herët e shprehur, por tani është bërë krejtësisht e dukshme”, thotë Gjukanoviç për Radion Evropa e Lirë.

Ditëve të fundit, udhëheqësit e shumicës qeverisëse në Mal të Zi kanë qenë në Beograd për konsultime me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Edhe pse zyrtarisht temë e bisedimeve ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore të shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe, deklarata e Patriarkanës ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për marrëdhëniet midis partive në Mal të Zi.

Siç është njoftuar më 28 janar, Porfirije u ka thënë politikanëve malazezë se kisha, në asnjë mënyrë, nuk ndërhyn në garat partiake. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili gjithashtu është takuar me Porfirijen, ka thënë se politika në Mal të Zi do të bëhet pa ndërhyrje të jashtme. I pyetur nga gazetarët nëse me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe do të bisedohet për ristrukturimin e Qeverisë malazeze, Abazoviq ka thënë se sjellja e kishës, në kontekstin e ngjarjeve politike në Mal të Zi, është shumë korrekte.

“Mitropoliti Joanikije [peshkop ortodoks serb që shërben si mitropolit i Malit të Zi] ka thënë se ata nuk janë të interesuar për konfrontimet e partive politike dhe se nuk duan të bëhen pjesë e tyre në asnjë mënyrë. Unë mendoj se nuk duhet të presim më shumë se kaq”, ka thënë Abazoviç.

Më herët, Mitropoli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka njoftuar se “nuk merr pjesë, as tani e as në të ardhmen, në llogaritjet ndërpartiake dhe zgjidhjet politike”. Megjithatë, në të njëjtën deklaratë është thënë se “nuk duhet pritur që Mitropoli do të mbështesë formimin e ndonjë qeverie, e cila, drejtpërdrejt apo tërthorazi, do të kthente regjimin e mëparshëm në pushtet”.

Lëvizja qytetare URA në Mal të Zi – udhëheqës i së cilës është Abazoviç – ka propozuar një qeveri të pakicës si zgjidhje për krizën politike në këtë vend. Koalicioni qeverisës, i përbërë nga Fronti pro-serb Demokratik, Demokratët dhe URA, ka fituar zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, duke i dhënë fund sundimit 30-vjeçar të socialistëve të Millo Gjukanoviçit.

Por, prejse është formuar në dhjetor të vitit 2020, kabineti i kryeministrit Zdravko Krivokapiç, i cili ka një shumicë të vogël parlamentare, është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Më 4 shkurt, me propozimin e URA-s, pritet të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Krivokapiqit. Mbështetje për mocionin ka shprehur edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit.

Liturgji të reja kundër Qeverisë së pakicës

Demokratët në pushtet, deputetët e partive më të vogla që veprojnë brenda Frontit Demokratik dhe ministra besnikë të Krivokapiqit janë duke organizuar protesta në formë të liturgjive kishtare dhe duke akuzuar URA-n e Abazoviqit për lidhje me DPS-në dhe “tradhti ndaj vullnetit të popullit”.

Tubimet nisin para Kishës së Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë, ndërsa pjesëmarrësit mbajnë në duar ikonografi kishtare. Radio Evropa e Lirë ka pyetur njërin nga pjesëmarrësit, deputetin e Malit të Zi të Bashkuar, Vlladimir Dobriçanin, se përse ikonografia kishtare përdoret në protesta politike për fatin e Qeverisë dhe nëse kisha ka ndonjë lidhje me protestat aktuale. Dobriçanin ka thënë se nuk ka.

“Nisja e protestave nga kisha paraqet një fuqi stimuluese, sepse liturgjitë kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra njerëz. Unë shpresoj që të gjitha protestat e ardhshme të jenë të ngjashme me liturgjitë, të jenë të qeta dhe demokratike”, ka thënë Dobriçanin, duke shtuar se kisha nuk duhet të ndërhyjë në zhvillime politike.

Protesta në formë liturgjish ka organizuar në vitin 2020 Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, për të kundërshtuar Ligjin për Lirinë e Fesë. Me këtë ligj, Qeveria e atëhershme, e udhëhequr nga DPS, ka bërë përpjekje të transferojë pronësinë e objekteve të kishave te shteti. Në vazhdën e protestave liturgjike, të cilat janë mbështetur nga opozita e atëhershme, në Mal të Zi ka ndodhur edhe ndërrimi i pushtetit, në gusht të 2020-ës.

Për shkak të mundësisë së formimit të Qeverisë së pakicës, që do të mbështetej nga DPS, së bashku me politikanët protestojnë edhe organizata të afërta me Kishën Ortodokse Serbe, të tilla si: “Miholjski zbor”, “Zavjetnici Tvrdosh Nikshiq” dhe “Stupovi”. Të gjithë ata protestojnë edhe kundër rrëzimit të pritshëm të Qeverisë së Krivokapiqit. Sociologu Andrija Gjukanoviq thotë se bëhet fjalë për protesta të ngjashme me ato të 2020-ës.

“Por, tani për tani, duket farsë, sepse kisha mbetet jashtë këtyre ngjarjeve, përveç nëpërmjet disa organizatave para-kishtare”, thotë ai.

Sipas tij, nuk ka dilemë që kisha, në përgjithësi, ndërhyn shumë në politikë.

“Ndonjëherë vullnetarisht, ndonjëherë jo… Tubimet politike nuk mund të bëhen pa kishë, sportistët vizitojnë kishat dhe marrin ikona si dhurata… Jemi dëshmitarë të një ndryshimi në karakterin e shoqërisë, nga civil në teokratik, gjë që nuk është e mirë”, thotë Gjukanoviq.

Partia Socialdemokrate opozitare (SDP) në Mal të Zi beson se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë edhe më herët koordinatore e aktiviteteve politike të partive pro-serbe në Mal të Zi.

“Sjellja e Kishës Ortodokse Serbe do të jetë në përputhje me interesat e shtetit fqinj të Serbisë. Ky institucion njihet në dokumentet strategjike të shtetit të Serbisë si instrument i fuqishëm i ndikimit në vendet e rajonit. Kemi një vazhdimësi të sjelljes, që është në kundërshtim me interesat e Malit të Zi”, thotë zyrtari i SDP-së, Bojan Zekoviç.

Qeveria e Krivokapiqit, për fatin e së cilës deputetët do të vendosin më 4 shkurt, është e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjen e kryeministrit dhe shumicës së ministrave.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni andrija gjukanoviç bojan zekoviç dritan abazovic kisha ortodokse serbe millo gjukanoviç mitropoliti joanikije zdravko krivokapić andrija gjukanoviç bojan zekoviç dritan abazovic kisha ortodokse serbe millo gjukanoviç mitropoliti joanikije zdravko krivokapić

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj