6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Procesi i dytë për largimin nga posti të Donald Trump fillon para Senatit amerikan: për herë të parë në historinë e SHBA, akuzat po ngrihen kundër një presidenti i cili nuk është më në detyrë.
Cila është akuza ndaj Donald Trumpit?
Në fakt pritej të ishte thjesht një formalitet kur Kongresi i SHBA u mblodh në 6 Janar për të vërtetuar përfundimisht votën e kolegjit elektoral për presidencën e ardhshme. Një formalitet përfundimtar, me të cilin të dyja partitë – republikanët dhe demokratët – do të konfirmonin fitoren legjitime të Joe Biden-it në Kongres. Zakonisht kjo procedurë kalon pa probleme. Por këtë herë doli ndryshe. Kapitoli, ku ishin mbledhur anëtarët e të dy dhomave të parlamentit, u sulmua nga një turmë që ishte nxitur më parë nga ende Presidenti Donald Trump. Në një fjalim në lidhje me gjoja zgjedhjet e vjedhura, ai u bëri thirrje mijëra përkrahësve që të shkonin në Kapitol. Ata e morën atë fjalë për fjalë dhe, si një komando u futën me forcë në zemrën e demokracisë amerikane. Pesë persona vdiqën, midis tyre edhe një oficer policie. Akuza kundër Donald Trump tani është: thirrje për trazira. Pas fajësimit të pasuksesshëm një vit më parë për shkak të përpjekjeve të tij për të marrë mbështetje në fushatën elektorale nga Ukraina, Trumpi duhet të përballet përsëri me procedurat e largimit nga posti – edhe pse nuk është më në pushtet.
Çfarë do të ndodhë më pas?
Procesi i dytë për largim nga posti kundër Trumpit do të fillojë në Senat në 9 Shkurt. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA që një presidenti i duhet të kalojë një procedurë të tillë dy herë – dhe është gjithashtu hera e parë që i akuzuari nuk është më në detyrë në fillim të procesit.
Vërtet që një dhomë e parlamentit, Dhoma e Përfaqësuesve, i nisi procedurat e largimit nga posti kundër Trumpit që kur ai ishte në detyrë. Sidoqoftë, për shkak të mungesës së kohës, procedura e mirëfilltë para dhomës tjetër, Senatit, do të zhvillohet vetëm pas marrjes së detyrës të Presidentit të ri Biden – dhe kjo e nxeh situatën te zgjedhësit, siç ndodh me kaq shumë pyetje në lidhje me Trumpin te Demokratët dhe Republikanët.
Pse duhet të largohet nga detyra një ish-president?
Në qendër të vëmendjes është rrethana se sa kuptim ka të largosh një ish-president nga detyra. Senatori republikan nga Pensilvania, Doug Mastriano, i cili – para se të sulmonte turma – marshoi në Kapitol me mbështetësit e zemëruar të Trumpit, e konsideron procesin një “ide të tmerrshme” dhe thekson se në historinë e SHBA ka pasur vetëm katër procedura për largim nga posti, por dy prej tyre kanë ndodhur vetëm në 13 muajt e fundit.
“Kjo nuk do të ndihmojë që kombi të bashkohet,” i tha Mastriano DW. Joe Biden duhet të ndërpresë procesin e largimit nga posti të Trumpit, sepse është “shumë simbolik dhe i pakuptimtë, pasi Trump nuk është më në detyrë”.
Nga ana tjetër, demokratët janë fokusuar që t’i bëjnë përgjegjës publikisht republikanët, thotë Michael Cornfield, i cili jep mësim shkenca politike në Universitetin George Washington në Washington,D.C. Ishte një “sulm i pashembullt dhe tronditës ndaj demokracisë”, thotë Cornfield. Tani bëhet fjalë për një lloj çështjeje kardinale të demokracisë: “Demokratët duan të regjistrojnë se ku qëndrojnë senatorët republikanë”.
Cilat janë perspektivat që Trumpi të dënohet?
Në fakt, për shkak të shumicës së tyre të vogël në Senat, demokratët kanë pak shanse për një dënim me sukses të Donald Trumpit, i cili do të kërkonte të paktën dy të tretat e votave të senatorëve dhe kështu një mbështetje të gjerë nga republikanët. Mundësia për ta privuar Donald Trumpin që të marrë sërish një post të lartë është një tjetër nxitje për demokratët. Për këtë vendim mjafton edhe votimi me shumicë të thjeshtë nga senati. Sidoqoftë, kjo do të ishte e mundur vetëm pas një largimi të suksesshëm nga detyra, për të cilën është e nevojshme shumica e dy të tretave. Demokratët tani nisen nga fakti se edhe shumë republikanë janë lodhur nga Donald Trump dhe duan të parandalojnë me çdo kusht rikthimin e tij të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
MARRË NGA DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Prioriteti i vitit 2021 është vaksinimi masiv i popullsisë kundër Covid-19, virusit që ia doli të gjunjëzojë botën. Ekspertët kanë paralajmëruar që e vetmja mën...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me Kinën për vaksinat anti-Covid. Gazeta.mk shkruan se Ministri i Shëndetësisë Ve...
SHBA– Dje SHBA regjistroi rastin e saj të 27 milion të Covid, sipas numrave nga Universiteti Johns Hopkins, dhe kishte 1,276 vdekje. Numrat e koronavirusi...
KOSOVË- Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka dërguar një mesazh emigrantëve për të votuar ...
KOSOVË– “Ramush Haradinaj, njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën. Ka dhënë gjak që është më e vlefshme”,- kështu thotë një qytetar i Kosovës teksa f...
IZRAEL- Izraeli është vendi me më shumë popullsi të vaksinuar në botë duke u bërë për botën një model që po mundohet të kthehet në jetën e mëparshme. Nbc news s...
SHBA– Vaksina e Pfizer do të funksionojë kundër variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, edhe pse mutacionet e tij mund të nënkuptojnë ende se mijëra nje...
BRITANI– Një e re nga Britania i është drejtuar psikologes Mariella Frostrup tek ‘The Guardian’, mbi një problem që ka hasur së fundmi në martesën e saj, Ajo sh...
KOSOVË- Ish-sekretari i Oraganizatës për Bashkëpunimin Islamik (OIC), Ekmeleddin İhsanoğlu ka uruar kandidatin e Partisë Demokratikë të Kosovës për kryemin...
KOSOVË-Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllimi kryesor i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës është arritja e një marrëveshje gjithëp...