"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari holandez ‘shokon’ botën me deklaratën e tij për COVID-19: P
10 Prill 2020, 07:33Nga DOSJA
HOLANDË– Prezantuesi holandez, Jort Kelder, ka shkaktuar shumë reagimet lidhur me deklaratën e tij për viktimat e koronavirusit. 55-vjeçari, i cili është mik i ngushtë i kryeministrit holandez Mark Rutte, tha se duke u izoluar të gjithë personat e shëndetshëm po mbrojnë të moshuarit dhe duhanpirësit.
“Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të peshohen interesat, dhe duhet marrë parasysh sa dëm ekonomik sjell shpëtimi i përkohëshëm i njerëzve që me siguri do vdesin brenda 2 vitesh,”– tha zoti Kelder në një intervistë për kanalin radio Omrop Fryslân.
Pasi u përball me një lumë ofendimesh dhe kritikash për deklaratën e tij, Kelder u mundua të justifikohej duke u shprehur se nuk po sygjeronte vrasjen me qëllim të një pjese të shoqërisë por që t’i kushtohej më shumë vëmendje ekonomisë.
“Unë nuk po sugjeroja të vrisja njerëzit e moshuar apo obezët. Le t’i mbrojmë ata, por ama duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Ne gjithmonë mendojmë për shëndetin, por a duhet të jetë gjithmonë më në përparësi me ekonominë?”
Kelder është një figurë e respektuar në Hollandë, dhe shfaqet rregullisht në TV për të diskutuar situatën e brendshme të vendit. Megjithatë, situata në Holandë tani nuk është më e mira pasi edhe vendimi i kryeministrit për të mos pasur karantinim të rreptë ka shkaktuar shumë kritika. Sidomos pasi janë shënar 20 mijë të infektuar dhe 2.101 persona kanë ndërruar jetë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Europë- Pas shumë orë diskutimesh, ministrat e 19 vendeve të Eurozonës ranë dakord për akordimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për të stimuluar ekonominë...
AMERIKË– Shteti i New Yorkut ka përdorur që nga shekulli 19 ishullin Hart për të varrosur qytetarët pa asnjë të afërm, apo ata për të cilët familja nuk ka ...
Pandemia e koronavirusit ka arritur mbi 100 mijë të vdekur në mbarë botën, ndërkohë që të paktën 1.6 miliardë njerëz janë infektuar. Lidhur me situatën ku ndodh...
LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është rikthyer në spital pasi kaloi tre netë në kujdesin intensive. Lajm e ka konfirmuar për media...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka humbur jetën edhe një tjetër person nga koronavirusi ditën e sotme. ...
KINË- Wuhan-i, qyteti kinez ku shpërtheu koronavirusi, u rikthye në normalitet pas 76 ditësh në izolim. Por mesa duket Kina nuk po normalizohet nga situata...
ITALI– Gazetari gjerman Christoph B.Schiltz, ditën e sotme ka shkruar një artikull për kanceleran gjermane Angela Merkel në gazetën e përditshme gjermane “De We...
KINË–Izolimi i vendeve dhe mbyllja e kufijve nuk mund të hiqet plotësisht deri në zbulimin e një vaksine. CNN shkruan se sipas një studimi të botuar në rev...
SHBA-Amerika tashmë është vendi më i prekur nga Covid-19 dhe numri i viktimave po rritet nga ndjeshëm çdo ditë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se g...
FRANCË-Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm, ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 1341 viktima, duke e &cced...