LIVE UPDATES
Bota

Përçarja e Evropës, shpresa e vetme e Rusisë për të shmangur revanshin e Perëndimit

5 Qershor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Përçarja e Evropës, shpresa e vetme e Rusisë për

Rusia dhe Bashkimi Evropian mbajtën javën e kaluar një konferencë, gjatë së cilës Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi ndër të tjera: “Situata mbetet shumë alarmante. Kontinenti ynë i përbashkët evropian, po përjeton një krizë të paparë besimi. Vijat ndarëse po rishfaqen sërish në Evropë. Ato po lëvizin drejt lindjes, dhe po thellohen si të ishin llogore të vijës së frontit të luftës”.

Kjo nuk është një dekladatë dosido, dhe nuk mund të cilësohen si zhurma e zakonshme verbale që ndodh në konferencat ndërkombëtare. Ajo pasqyrojnë realitetin sipas Rusisë, dhe ashtu si më parë në histori, ai ndryshon shumë nga pikëpamjet që kanë evropianët dhe amerikane mbi gjërat.

Perspektiva ruse mund të kuptohet më së miri nga ajo që deklaroi vite më parë presidenti Vladimir Putin:se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte një katastrofë për Rusinë. Pra vini re,jo shembja e komunizmit, por copëtimi i Bashkimit Sovjetik, thelbi i së cilës ishte farkëtuar gjatë kohës së carëve dhe që e mbronte Rusinë nga pushtimi i huaj.

Rënia e Bashkimit Sovjetik, shkëputi skajet më perëndimore që janë kufi me Evropën. Bjellorusia, Ukraina dhe Moldavia u bënë të pavarura, dhe kufiri i Rusisë u zhvendos në mënyrë dramatike drejt lindjes. Në një kuptim, kishte pak në dorë për ta shmangur këtë.

Por në një kuptim tjetër, ajo mund ta toleronte këtë humbje, për sa kohë që evropianët dhe amerikanët nuk e kontrollonin rajonin. Mund të mjaftonte një zonë tampon, një zonë që kërkon qeveri të prirura nga Rusia ose të paktën neutrale. Qeveritë e dominuara nga Perëndimi ishin të rrezikshme.

Revolucioni ukrainas i vitit 2014 e prishi ekuilibrin, duke zëvendësuar një president pro-Rusisë me një qeveri solide pro-Perëndimore. Putini e konsideroi këtë si një grusht shteti të inskenuar nga SHBA-ja dhe ai u përpoq që të mbante kontrollin e pjesës lindore të Ukrainës që kufizohet me Rusinë.

Në horizont u shfaqën 3 perspektiva. Perspektiva e SHBA-së ishte se Ukraina kishte të drejtën e vetëvendosjes. Perspektiva ruse ishte se ajo që ndodhi, ishte rezultat i një komploti të fshehtë. Ndërkohë perspektiva evropiane ishte tipike, shumë zëra nga shumë vende.

Kështu, vendet në ish-kufirin rus si Polonia, i panë lëvizjet ruse në Ukrainë si një rikthim të agresionit rus. Perspektiva e Gjermanisë, ishte se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte,ajo nuk duhet të lejohej të ndikonte në marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.

Ndërkohë, vetë Rusia besonte se Perëndimi kishte shkelur një marrëveshje të nënkuptuar mbi neutralitetin e rajonit tampon midis tyre. Shtetet e Bashkuara besuan se po shihnin një përpjekje të re të Moskës për t’u rikthyer në statusin e një fuqie të madhe. Evropa ishte herë e alarmuar dhe herë indiferente.

Por ngjarjet e fundit në Bjellorusi, e kanë ndryshuar qasjen. Një avion i kompanisë “Ryanair”që fluturonte nga një vend i BE-së në një tjetër në veri,u detyrua të ulej në Bjellorusi, ku u arrestuan 2 nga pasagjerët e tij.

Rusia e kishte mbështetur Bjellorusinë dhe presidentin e saj pro-rus pas zgjedhjeve kaotike presidenciale të vitit të kaluar. Prandaj nëse nuk ishte e qartë më parë, tani po:Bjellorusia ishte një partner, në mos një satelit i plotë i Kremlinit.

Ajo ngjarje konfirmoi për Evropën se fuqia ruse ishte zhvendosur drejt Perëndimit, dhe se tashmë ajo kishte arritur në kufirin e Baltikut dhe Polonisë. Por për Rusinë e kundërta -pra që fuqia evropiane po përparojnë drejt Lindjes – kishte qenë prej kohësh e vërtetë. Dhe kësaj i referohet pjesërisht edhe Lavrov në fjalimin e tij në konferencën e BE-së.

Megjithatë ai nuk ngriti kurrë çështjet kryesore. Cila është marrëdhënia e Evropës me Shtetet e Bashkuara, dhe çfarë është saktësisht Evropa? Ju nuk mund t’i përgjigjeni dot pyetjes së parë pa iu përgjigjur në fillim të dytës. Dhe rusët duhet ta dinë tani këtë përgjigje.

Në rast se Evropa është një njësi e bashkuar, me një politikë të jashtme të veçantë, që operon nën kujdesin e NATO-s, atëherë Rusia është jo vetëm kundër Evropës por edhe Shteteve të Bashkuara. Nëse jo, atëherë Rusia është në një pozitë shumë më të fortë.

Moska nuk mund të presë që të ndryshojë mendimin e Amerikës mbi këtë çështje. Por ajo mund të jetë në gjendje që të pajtohet me pikëpamjen e Evropës mbi Rusinë. Dhe meqë NATO vepron mbi shumë çështje të bazuara tek vota unanime, kjo gjë e bllokon në thelb SHBA-në.

Në këtë kontekst, fjalimi i Lavrov ka shumë kuptim. Ai po i drejtohej direkt Evropës, duke u thënë udhëheqësve të saj se Rusia do të reagojë nëse ata vazhdojnë që të ushtrojnë presion në Lindje. Ai po u drejtohej pikërisht atyre që shpresonin se situata në Bjellorusi thjesht do të zhdukej vetvetiu.

Audienca e tij – BE – nuk është Evropa, por një traktat mbi bashkëpunimin ekonomik midis shumicës, por jo i të gjitha vendeve evropiane. Bashkimi Evropian nuk ka një politikë të jashtme përtej politikës së saj tregtare, dhe as një ushtri. BE-ja ka neveri ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare që ndërhyjnë në ato ekonomike.

Fjalimi i Lavrov synonte të alarmonte pikërisht këtë grup. Evropianët mund të jenë mërzitur nga incidenti i “Ryanair”, por jo aq shumë sa të duan të përballen me Rusinë ushtarakisht apo edhe ekonomikisht. Për Rusinë, një Evropë e copëtuar është mbrojtja më e mirë, pasi e paralizon NATO-n dhe e bën më të vështirë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Pa NATO-n, përfshirja e SHBA-së do të duhet të bëhet vend pas vendi, dhe në këtë mënyrëpa mbështetjen e padiskutueshme të të gjitha vendeve evropiane. Kjo e bën më të vështirëprojeksionin e fuqisë nga Amerika e Veriut në Poloni. Pra me fjalë të tjera, Rusia dëshiron t’iparaprijë një reagimi të përbashkët amerikano-evropian ndaj një veprimi hipotetik të Kievit.

Por këtu ka një të vërtetë:rusët janë të dobët dhe të frikësuar. Ata janë të frikësuar nga domethënia e plotë e rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe pavarësisht manovrave me trupat këtu dhe atje, ata nuk janë të sigurt në aftësinë e tyre për të dominuar.

Ata nuk janë të sigurt për forcën e tyre. Ata besojnë se kanë disa opsione në rastin e Bjellorusisë, por për t’i shfrytëzuar plotësisht ato duhet të krijojnë përçarje në Evropë. Kjo është lëvizja që duhet kryer, dhe ne mund të presim shumë oferta tërheqëse ndaj vendeve të ndryshme të Evropës. Problemi që ka Rusia është gjetja e këtyre ofertave tërheqëse.

Bota.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashkimi evropian evrope rusia sergej lavrov bashkimi evropian evrope rusia sergej lavrov

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni