LIVE UPDATES
Bota

Përfaqësuesit e bizneseve: ‘Open Balkan’ projekt politik, Kosova e papërgatitur për të qenë pjesë e tij

29 Gusht 2021, 10:32 Nga DOSJA
Përfaqësuesit e bizneseve: ‘Open Balkan’ projekt politik,

KOSOVË– Çështja e “Open Balkan” i gjen të ndarë njohësit e ekonomisë në vend. Derisa disa besojnë se Kosova nuk është e përgatitur për të qenë pjesë e kësaj nisme, të tjerë deklarojnë se politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës. Ndërkohë që janë të një mendjeje kur është fjala për eliminimin e barrierave dhe krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se janë kundër këtij bashkëpunimi rajonal, duke marrë parasysh pengesat e mëdha me të cilat Kosova ballafaqohet vazhdimisht për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

Ai thotë se kanë kërkuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të analizojnë vendimin e tyre për të qenë pjesë e kësaj nisme, duke u kujtuar se aty është një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës, duke i krijuar barriera të vazhdueshme e vështirësi.

Oda e Afarizmit mendon që për momentin Kosova është e papërgatitur që të bëjë edhe një hapje shtesë në krahasim me hapjet e mëhershme. Për shkak se gjatë kësaj kohe nuk kanë punuar mjaftueshëm institucionet e Kosovës që të përgatiten dhe të forcohen, do të thotë të ketë një infrastrukturë ligjore edhe biznesi, edhe shteti, që t’i përballojë hyrjet e reja që ndikohen nga Ballkani. Kemi pësuar goditje të mëdha nga CEFTA, MSA-ja, Marrëveshja me Turqinë dhe kjo e katërta do ta godasë edhe më shumë. Për këtë, mendojmë që në këtë kohë jemi të papërgatitur si institucione dhe biznesi është i papërgatitur që të ketë hapje dhe kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga Tirana edhe nga Shkupi që në këtë drejtim të na ndihmojnë”, thotë Krasniqi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se vendi tashmë i plotëson ato që synon të arrijë “Open Balkan”, andaj nuk e sheh të nevojshme pjesëmarrjen e kësaj të fundit në këtë bashkëpunim rajonal.

Ai beson se kjo iniciativë është politike dhe se i ka humbur edhe konotacioni ekonomik që do të duhej ta kishte. Derisa thotë se politika duhet të gjejë mënyrën për eliminimin e barrierave.

E kaluara na ka mësuar të jemi skeptik për iniciativa të tilla për shkak që gjithmonë politika e ka dominuar agjendën ekonomike, atë agjendën për heqjen e barrierave dhe kjo na bënë që të jemi të kujdesshëm. Kjo megjithatë është shndërruar në temë politike dhe i ka humbur ai konotacioni ekonomik si do të duhej të ishte. Kjo temë ka dalë nga diskutimi se çka ish dashtë me u arrit me të. Është një temë politike për të cilën, akterët politikë do të duhej të gjejnë përgjigje ose ‘Open Balkan’, ose tregu i përbashkët brenda Procesit të Berlinit, ose në mekanizma të CEFTA-s duhet me gjet mënyra se qysh me i eliminua barrierat mes vendeve të Ballkanit dhe të ketë tregti të lirë ashtu siç duhet të ketë, dhe të ketë kushte për investime të huaja në mënyrë që të jetë atraktiv dhe të krijohen vende të reja të punës. Përndryshe, tash për tash, kjo është brenda një diskutimi politik, i cili nuk i ndihmon aspektit ekonomik”, thotë Rukiqi.

Por ndryshe mendon ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu. Ai thotë se politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike.

Megjithëkëtë, ai shprehet se duhet të hiqen të gjitha barrierat e mundshme në mënyrë që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë të barabarta, si pjesë e marrëveshjes.

Aktivitetet e koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktivitetet e koordinuara me shtetet mike evropiane nuk lënë hapësirë për hezitim. Duhet të jemi aktiv, duhet të jemi bindës dhe të flasim me gjuhë konkrete dhe jopolitike dhe besoj se në këtë drejtim Kosova i ka adutët e veta sepse politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike”, thotë Gërxhaliu.

Kujtojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë finalizuar marrëveshjen për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”. Takimi i radhës së liderëve të këtyre shteteve pritet të mbahet në vjeshtë. /KP/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora berat rukiqi kosova per open ballkan open ballkan skënder krasniqi berat rukiqi kosova per open ballkan open ballkan skënder krasniqi

Sondazh

Poll
Bota 29 Gusht 2021, 09:37

MAL I ZI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Mal të Zi të Shtunën, një ditë pasi zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.S...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj