LIVE UPDATES
Politike

Përfundon mbledhja/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbaron verifikimiet e pasurisë dhe figurës për tre kandidatët në ILD

29 Dhjetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbaron

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka përfunduar procedurën për verifikimin e figurës dhe pasurisë së kandidatëve për pozicionin e inspektorit në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Elena Pelushi, Lindita Ziguri dhe Julian Zonja janë tre kandidatët për në ILD. Gjithashtu në mbledhjen e sotme u komanduan edhe disa prokurorë dhe drejtues. Për ish-kryeprokuroren Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër zgjatet sërish caktimi prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, pasi bëri verifikimet e nevojshme duke evidentuar vakancat përkatëse të çdo zyre, i propozoi Këshillit shpalljen e 25 pozicioneve të lira për t’u plotësuar me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit dhe atyre pranë Gjykatave të Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,

NJOFTIMI:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, 29.12.2020, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të tetë anëtarëve dhe në mungesë të z. Alfred Balla., si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon:

Në lidhje me ankimin e prokurorit Albert Kuliçi kundër Udhëzimit Nr. 3173/5 Prot, datë 20.07.2020 të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokuroreve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë, në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, Këshilli vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër ( z. Vatë Staka, znj. Nurihan Seiti dhe z. Tartar Bazaj) rrëzimin e kërkesës së ankuesit për shfuqizimin e neneve 12 dhe 16 të Udhëzimit Nr. 12, datë 20.07.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe deklarimin e përfundimit të procedurës administrative pa vendim përfundimtar, filluar mbi bazën e ankimit Nr 1384 Prot, datë 14.09.2020 të prokurorit Albert Kuliçi, me objekt shfuqizimin e pjesshëm të udhëzimit të Prokurorit të Përgjithshëm Nr. 12, datë 20.07.2020, vetëm sa i takon neneve 13, 14, 15 pika 1, , 17 pikat 1 dhe 2, 18 dhe 21.

Me 7 vota pro dhe 1 kundër ( z. Tartar Bazaj ), Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës së tre kandidatëve për t’u komanduar në pozicionin e Inspektorit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht: znj. Elena Pelushi (Bakallbashi), znj. Lindita Ziguri (Male) dhe z. Julian Zonja, si dhe t’u lejojë kandidatëve prokurorë të vijojnë procedurën e komandimit si Inspektorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Me datë 11.11.2020, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, të z. Henrik Haxhiraj, prokuror nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë, për shkak të gjendjes shëndetësorë (infektim me virusin COVID 19) dhe të z. Gjon Fusha, i caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, deri në datën 15.01.2021. Me rikthimin e z. Fusha në detyrë,  Këshilli vendosi ndërprerjen të caktimit të përkohshëm në  pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, të z. Henrik  Haxhiraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Vlorë.

Në vijim, Këshilli vendosi me shumicë votash, pranimin e dorëheqjes së znj. Eloida Goxhi nga detyra e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, dhe caktimin e përkohshëm të z. Gentian Abazaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, nga data 30.12.2020 deri në datën 29.03.2020.

Me 6 vota pro dhe 2 kundër (z. Gent Ibrahimi dhe z. Sandër Beci), Këshilli vendosi miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Blerta Hamza, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, si eksperte për projektin “Monitorimi i SPAK-ut dhe GJPKKO-së. Ndërtimi i një rekordi të qëndrueshëm ndjekjesh penale dhe dënimesh” në Qendrën për Studime Ligjore dhe Sociale (LSSC), jashtë orarit zyrtar të punës, me kohëzgjatje dyvjeçare, qershor 2020-qershor 2022.

Pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurore Ermira Tafani. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi për tre caktime të përkohshme, duke filluar nga data 01.01.2021 – 31.03.2021 dhe konkretisht: znj. Violeta Shkurta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, caktohet të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier; z. Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, caktohet të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje; znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, të caktohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Në datën 17.11.2020, Këshilli ka miratuar Rregulloren “Për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka detyrimin ligjor të shpallë vendet e lira, për transferim me lëvizje paralele, sipas ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku përcaktohet se : Këshillat organizojnë, të paktën çdo 3 muaj, procedurën e lëvizjes paralele për çdo pozicion që: a) është i lirë; b) pritet të bëhet i lirë brenda 3 muajve.”

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, pasi bëri verifikimet e nevojshme duke evidentuar vakancat përkatëse të çdo zyre, ngarkesës në punë të secilës zyrë prokurorie, i propozoi Këshillit shpalljen e 25 (njëzet e pesë) pozicioneve të lira për t’u plotësuar me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit dhe atyre pranë Gjykatave të Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, respektivisht: 18 pozicione të lira ne Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë; 7 pozicione të lira në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit.

Këshilli vendosi unanimisht për shpalljen e 25 pozicioneve të lira si vijon:

Afati për dorëzimin e aplikimeve për këto pozicione është data 20 janar 2021, ora 16.00.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elena pelushi julian zonja klp lindita ziguri elena pelushi julian zonja klp lindita ziguri

Sondazh

Poll
Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj