LIVE UPDATES
Bota

“Përndjekje ndaj presidentit tuaj të preferuar”, Trump paditet nga protestuesit

19 Tetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
“Përndjekje ndaj presidentit tuaj të preferuar”, Trump

SHBA – Ish-Presidenti Donald Trump dëshmoi nën betim të hënën në kuadrin e një padie civile të paraqitur nga protestues që pretendojnë se janë sulmuar nga rojet e tij të sigurisë në Nju Jork në vitin 2015, tha në një konferencë për shtyp avokati i protestuesve.

Ish-Presidenti Trump u ul për të dhënë një dëshmi të regjistruar në kamera mëngjesin e së hënës në Kullën Trump në Manhatan, tha Benjamin Dictor, avokati që kërkoi dëshminë e ish-Presidentit Trump në kuadrin e sfidës së zgjatur ligjore.

“Presidenti ishte ekzaktësisht siç do ta prisnit të ishte. Iu përgjigj pyetjeve në mënyrën që ju do ta prisnit zotin Trump të përgjigjej, dhe u soll në mënyrën që ju do ta prisnit të sillej”, tha zoti Dictor.

Gjykatësja e Nju Jorkut, Doris Gonzalez, urdhëroi javën e kaluar që zoti Trump të ulej për të deponuar përpara kameras. Ish-Presidenti Trump tha në një deklaratë se ishte i kënaqur që ofroi dëshmi për këtë çështje.

“Pas vitesh procedurash gjyqësore, jam i kënaqur që pata mundësinë të them versionin tim të kësaj historie qesharake – thjesht një tjetër shembull i përndjekjes pa shkak të presidentit tuaj të preferuar”, tha zoti Trump.

Një grup protestuesish e bëri padinë në vitin 2015, duke pretenduar se rojet e sigurisë të zotit Trump i sulmuan ndërsa po demonstronin jashtë Kullës Trump në shtator të atij viti, për komentet që kandidati për president kishte bërë në atë kohë për emigrantët meksikanë, duke i quajtur kriminelë dhe përdhunues.

“Ata po sjellin drogë, ata po sjellin krimin, ata janë përdhunues”, tha zoti Trump gjatë fjalimit për shpalljen e kandidaturës së tij.

Ish-Presidenti Trump përballet me disa padi civile për sjelljen përpara dhe gjatë presidencës së tij në periudhën 2017-2021. Më herët këtë muaj, një gjykatës i Nju Jorkut i dha zotit Trump afatin e 23 dhjetorit për t’iu përgjigjur pyetjeve në kuadrin e një padie për shpifje të paraqitur nga Summer Zervos, një ish-pjesëmarrëse në emisionin “The Apprentice”.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, zonja Zervos akuzoi zotin Trump për puthje dhe prekje të padëshiruara kur ajo po i kërkonte këshilla për karrierën në vitin 2007, dy vite pas pjesëmarrjes në emisionin televiziv.

Ajo e paditi në janar 2017, por çështja mbetet e pazgjidhur, pjesërisht për arsye se ish-Presidenti Trump kishte pretenduar se nuk mund të paditet një president në detyrë. Çështja u qartësua kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke e bërë zotin Trump një qytetar të zakonshëm, vendosi gjykata në Nju Jork.

Avokatja e ish-Presidentit Trump për këtë çështje, Alina Habba, i ka mohuar akuzat e zonjës Zervos, dhe e ka quajtur padinë jo serioze.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump fajesimi i donald trump presidenti trump skandalet e donald trump donald trump fajesimi i donald trump presidenti trump skandalet e donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj