LIVE UPDATES
Bota

Rikthehet ekstremizmi i djathtë në Greqi, rekrutimi fillon në shkolla

19 Tetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Rikthehet ekstremizmi i djathtë në Greqi, rekrutimi fillon në

GREQI – Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis.

“Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria

Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

Pas “Agimit të Artë”

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste.

Marrë nga DW

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni agimi i arte ekstremizmi i djathtë greqi partia "agimi i artë" agimi i arte ekstremizmi i djathtë greqi partia "agimi i artë"

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë