LIVE UPDATES
Bota

Gara për kryeqytetin, Albin Kurti: I bindur që Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës

18 Tetor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Gara për kryeqytetin, Albin Kurti: I bindur që Vitia do të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një deklaratë për mediat se ndihet i kënaqur me rezultatin e arritur deri tani në zgjedhjet lokale, nga partia e tij, Levizja Vetëvendosje. Ai u shpreh se priste rezultat tjetër, por është optimist për raundin e rradhës të balotazhit. Vetëvendosja është në garë për 12 komuna dhe nuk ka fituar asnjë pa balotazh deri tani.

Kurti tha më tej se si kryeministër ndihej mjaft krenar për mënyrën si ishin zhvilluar zgjedhjet, të cilat sipas tij e bëjnë Kosovën një vend shembull në rajon dhe jo vetëm. Ndërkohë, në lidhje më kandidatin e LVV, Arben Vitia, ai u shpreh se ishte i bindur që do të jetë kryetari i kryeqitetit. Për sa i përket humbjes së Agim Bahtirit në Mitrovicë, Kurti tha se arsyeja mund të ketë qenë mos ndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.

“Si kryetar i VV-së jam i kënaqur që shoh kaq kandidat në balotazh, siç jam i kënaqur që po shoh kaq shumë asamblistë në tërë Kosovën. Do të punojmë për qytetarët, do të shohim sesi të zgjerojmë mundësitë që të shtojmë kujdesin ndaj qytetarëve. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej. Normalisht, kam pritur rezultat tjetër, por do të analizojmë pse ka ndodhur kjo.

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse. Si kryeministër, jam fort krenar që kishim miq evropian që vëzhguan demokracinë tonë, që mund të shërbejë si vend shembull në rajon dhe jo vetëm. Përveç xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit, Kosova shkëlqeu edhe në procesin zgjedhor.

Arben Vitia është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishtinën, në balotazh ku prijmë qartazi, besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku duhet dhe ku kanë thënë edhe qytetarët e kryeqytet pra si kryebashkiak i Prishtinës.

Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër” tha kryeministri Kurti.

Arben Vitia, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, sipas rezultateve preliminare është i pari me 35.433 vota apo 42.33%. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së, I cili mori 24.572 vota apo 29.35%.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arben vitia zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti arben vitia zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend