LIVE UPDATES
Politike

Përplasja Berisha-Kim, VOA: Ish-kryeministri nuk tërhiqet, do jetë në Parlament si pjesë e PD-së

5 Gusht 2021, 20:10 Nga DOSJA
Përplasja Berisha-Kim, VOA: Ish-kryeministri nuk tërhiqet, do

TIRANË– Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha kritikoi ashpër deklaratat e pak ditëve më parë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ai të mos jetë pjesë e parlamentit pas vendimit të Departamentit amerikan që i ndalon atij hyrjen në shtetet e Bashkuara. Zoti Berisha tha se kreu demokrat Basha i kishte kërkuar ambasadores prova e përsëriti se nuk ka forcë në botë që ta pengojë atë të jetë në sallë si pjesë e Partisë Demokratike. Në një reagim të saj, zyra e Shtypit e ambasadës amerikane theksoi se do të përdorin të gjitha instrumentat në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot i bindur se vendimi që i ndalon atij dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara, është “një akt i pabazuar në prova dhe fakte”. Ndërsa bëri të ditur se avokati i tij francez kishte dorëzuar në një nga gjykatat e shkallës së parë të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken, zoti Berisha shtoi se bëhej fjalë për “një vendim kryekëput politik”.

Sipas tij këtë e konfirmoi dhe kërkesa e pak ditëve më parë e ambasadores amerikane Yuri Kim për mosfutjen e tij në parlament. Një kërkesë për të cilën nga Partia Demokratike nuk ka patur asnjë reagim zyrtar. Kryetari demokrat Lulzim Basha ka heshtur. Por qëndrimin e këtij të fundit e bëri të ditur sot vetë zoti Berisha: “Kryetari i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, me kërkesën e tij: Paraqini, fakte, dokumenta e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD. Dhe unë për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj”.

Ambasadorja amerikane deklaroi pas takimit të para disa ditëve me zotin Basha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“. Një deklaratë të cilën zoti Berisha e ka quajtur më skandalozen që një ambasador ka bërë në këto 30 vite, duke shtuar se “mendoj se PD duhet t’i kërkojë zonjës, që të kërkojë ndjesë publikisht”.

Ndërsa duket se në këtë përballje me Shtetet e Bashkuara ai po e lidh fatin e Partisë Demokratike, me çështjen e tij, ish kryeministri nga njëra anë u shpreh se PD nuk ka pse të angazhohet në këtë betejë, dhe nga ana tjetër i tregoi partisë së tij se çfarë duhet të bëjë në këtë rast. “PD dhe cilido tjetër, mendoj unë, ka një detyrë: Të kërkojë, fakte, prova e dokumenta. Ka dhe një detyrë tjetër. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Sepse diktati të çon te bari, tek fyerjet e poshtërimet që bëhen me barin”, u shpreh zoti Berisha.

Ai dhe një herë përsëriti se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga parlamenti.“Nuk ka forcë në botë, përveç të gjithfuqishmit, që mund të më pengojë mua të ushtroj misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Në parlament unë do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë”.

Në një editorial të sajin për gazetën Panorama, ambasadorja amerikane u shpreh dje se “do të kërkoj që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”.

Vendimi për zotin Berisha erdhi pasi Departamenti i Shtetit e përfshiu atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”. Në një reagim për deklarimet e sotme të ish kryeministrit, Zyra e Shtypit e ambasadës amerikane vuri në dukje se “mes urdhërit ekzekutiv të presidentit Biden, shpalljeve nga Sekretari Shtetit, deklaratave të ambasadores Kim para mediave javën e kaluar, dhe editorialit të saj këtë javë, pozicioni i SHBA-ve, është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor për sigurinë kombëare të SHBA-ve dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentetet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, nënvizon reagimi i ambasadës amerikane.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike perplasja berisha-kim sali berisha yuri kim perplasja berisha-kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj